Shtepia e Librit

Shtepia e Librit Shtepia e Librit eshte nje hapesire per lexuesit dhe librat shqip, pjese e www.Shtepiaelibrit.com

“Kam lexuar, rilexuar dhe vazhdoj të lexoj librin tuaj të mrekullueshëm “Siç më thotë nënua plakë”. Është shkruar me të ...
14/05/2026

“Kam lexuar, rilexuar dhe vazhdoj të lexoj librin tuaj të mrekullueshëm “Siç më thotë nënua plakë”. Është shkruar me të vërtetë mirë dhe ju paraqes përgëzimet e mia të gjalla”. – Angelo Leotti

“Autorja shumë e re na dhuron një libërth “Siç më thotë nënua plakë”, i cili përveç vlerës letrare dhe sensit të humorit, ka rëndësi të konsiderueshme si një dokument gjuhësor”. – Carlo Tagliavini

“Kështu, qush në krye të herës shfaqet gjithë përshtypja e thellë njohëse që e bën Jeta imeuniversitare më shumë se sa një shkrim për veten dhe intimitetin, një shkrim për ne dhe për ata, një përmbledhje sistematike “mbresash”, për lëvizjet historike, kulturore dhe sentimentale që ajo i zbulon përmes ushtrimit të vazhdueshëm antropologjik të të dëgjuarit, të shkruarit, të kritikës së paanshme ndaj asaj që përjeton”. – Mario Geraci

“Musineja vëren dhe filozofon, kur kundron natyrën e ndryshueshme në Romë, duke paralelizuar atë me jetën dhe kohën që ndërron. Peisazhi natyral bëhet kësisoj skenë metaforike përmes së cilës Musineja ndjek dhe paraqet linjat sentimentale, familjare, sociale, historike, kulturore.” Simonetta Ceglie

“Zënia e jetës, kapja e menjëhershme e saj në fund dhe në formë dhe shfaqja imediate, pa asnjëndërmjetësim, me anën e artit, kjo është origjinalitet – origjinalitet letrar Musinesë... Një përshkrim i gjallë, realist dhe një rrëfim i freskët plot ngjoyrë, plot shije, i nxjerrë krejt befas nga momenti natyral i burimit të tij”. – Lasgush Poradeci

“Musine Kokalari afirmohetvendimtarisht në vijën më të mirë të letërsisë shqipe, jo si relativitet femëror, si mund ta shohë dikush, por si vlerë absolute. Librat shkruar në gjuhë të vërtetë – që flitet – dhe me ngjarje të vërteta.” – Mitrush Kuteli
https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/1928-musine-kokalari

“Bota e padukshme e adoleshencës” është një libër për çdo adoleshent që është ndier ndonjëherë i padukshëm apo i pakuptu...
14/05/2026

“Bota e padukshme e adoleshencës” është një libër për çdo adoleshent që është ndier ndonjëherë i padukshëm apo i pakuptuar... Si dhe për çdo prind që ka dashur të kuptojë, por nuk ka ditur sesi.

Në këto faqe do të gjesh rrëfime të sinqerta nga bota e brendshme e të rinjve: mbi trupin, identitetin, përkatësinë, vetminë dhe zërat që shpesh mbeten të pazëshëm.

Janë histori që nuk kërkojnë të japin mësime, por të krijojnë një hapësirë ku ndjenjat mund të ekzistojnë ashtu siç janë: të papërkryera, të ndërlikuara, të vërteta.

Ky nuk është një libër që jep përgjigje të gatshme. Është një ftesë për të dëgjuar më me kujdes e vëmendje, për të parë përtej dukjes dhe për të kuptuar më thellë.

Sepse ndonjëherë, ajo që nuk thuhet me zë... është ajo që ka më shumë nevojë të dëgjohet.
https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/1356-valbona-banka

Porosi e bukur!Günther GrassDino BuzzatiStefan Zweig
13/05/2026

Porosi e bukur!
Günther Grass
Dino Buzzati
Stefan Zweig

Mircea Eliade (1907-1986) ishte një historian i religjionit nga Rumania, fenomenologjist i religjionit dhe autor romanes...
13/05/2026

Mircea Eliade (1907-1986) ishte një historian i religjionit nga Rumania, fenomenologjist i religjionit dhe autor romanesh, novelash dhe tregimesh. Eliade ka qenë një nga studiuesit më me ndikim të religjionit gjatë shekullit të njëzetë dhe një nga interpretuesit më të njohur të simbolizmit dhe mitit fetar. Ai studioi në Rumani me studime pasuniversitare të kryera mbi filozofinë e Rilindjes italiane dhe filozofëve të ndryshëm nga Marsilio Ficino te Giordano Bruno. Ai studioi në Kalkuta të Indisë në vitet 1928-30, kryesisht nën studiuesin Sanskrit Surendranath Dasgupta dhe kaloi gjashtë muaj duke praktikuar jogën në Rishikesh nën drejtimin e Swami Shivananda (1930–31).
lexo më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/253-mircea-eliade

Autori i dramës ka kuptue se tek thyemja ka diçka ma dinjitoze që asnji fitore nuk të ban kurrë me e provue. Kjo dramë m...
13/05/2026

Autori i dramës ka kuptue se tek thyemja ka diçka ma dinjitoze që asnji fitore nuk të ban kurrë me e provue. Kjo dramë mbartë nji kumt universal, prandaj për të nuk mund të thuhet se asht përkthye vonë. Asht përkthye, me gjasë për të mos dalë ma prej letrave shqipe.
https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/881-gjovalin-gjadri

Granit Zela është poet, shkrimtar, eseist dhe përkthyes. Ai është lindur më 1979 në Bushat të Kukësit. Është diplomuar p...
12/05/2026

Granit Zela është poet, shkrimtar, eseist dhe përkthyes. Ai është lindur më 1979 në Bushat të Kukësit. Është diplomuar për studime britanike dhe amerikane si dhe për gjuhë-letërsi shqipe. Studimet e nivelit master i ka mbaruar për letërsi botërore dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Studimet e doktoraturës i ka mbrojtur me një punum mbi poetikën e postmodernizmit në veprën e shkrimtarit amerikan Donald Barthelme. Ka punuar si pedagog i gjuhës angleze në Tiranë (2001-2018) në Akademinë e Mbrojtjes. Në vitet 2019-2021 ka qenë asistent profesor i gjuhës angleze në Universitetin Amerikan të Llindjes së Mesme, në Kuvajt dhe tani është lektor universitar në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë. Gjatë periudhës 2001-2023 ka botuar vëllimet me poezi, Apokalips (2001, vlerësuar me çmimin “Kënga e parë” nga Lidhja e dikurshme e shkrimtarëve), Në studion time hermetike (2003), Fjala altar (2011); librat me ese Shkronjat e errësirës (2008), Psherëtimë për banalitetin (2011); librat me tregime Secili shkruan tregimin e vet (2021), Vdekje me dëshirë (2020) dhe romanin Dodona (2006). Në vitin 2020 është vlerësuar me Çmimin Kombëtar për përkthimin e prozës dhe në vitin 2023 me çmimin “Vexhi Buharaja” për përkthimin e poezisë.
https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/1924-granit-zela

Tomas Lëgrand, arkitekt i njohur francez, dhe Ameli Lërua, zëvendësrektore e Universitetit të Kapelës së Shenjtë në Pari...
12/05/2026

Tomas Lëgrand, arkitekt i njohur francez, dhe Ameli Lërua, zëvendësrektore e Universitetit të Kapelës së Shenjtë në Paris, janë protagonistët e një historie të fortë dashurie, sidhe e një lufte kundër lobit të baronëve universitarë. Njohur në rininë e hershme, që të dy do të rilidhen me rastin e ndërtimit të një salle universitare Aula Magna, si simbol i atij ndryshimi që Amelia u ka premtuar zgjedhësve të saj. Përplasjet e egra që do të pasojnë, dalin në pah mekanizmat e fshehtë të pushtetit universitar, duke nxjerrë në sipërfaqe mediokritetin e një sistemi që arrin të mbijetojë falë lodhjes së një shoqërie dekadende. Ngjarjet pasojnënjëra-tjetrën brenda një dite të vetme, me kthesa të befta, që e shtyjnë Tomasin në një reflektim të thellë për veten, për vrajat e tij dhe marrëdhëniet më intime. Një dashuri adoleshence, e furishme, që shpërthen papritur duke vënë gjithçka në dyshim. Por, a është dashuri e vërtetë? A mundet që gjendja e keqe shpirtërore të gjejë përgjigje në ekranin e një iPhone-it? Një roman që është njëkohësisht intim dhe shoqëror. Në sfond, baret dhe rrugët e Parisit në një atmosferë fort romantike.
https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/valeria-tonini/12445-iphone-i-amelise-valeria-tonini-9789928310088.html

Michel Tournier (1924-2016) ishte filozof dhe shkrimtar francez, kandidat për Çmimin Nobel. Ka fituar Çmimin e madh të A...
10/05/2026

Michel Tournier (1924-2016) ishte filozof dhe shkrimtar francez, kandidat për Çmimin Nobel. Ka fituar Çmimin e madh të Akademisë së Shkencave për romanin "Premti, ose Limbat e Paqësorit" dhe Çmimin Goncourt për "Mbreti i verrishtave".
https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/1205-michel-tournier

Address

Rruga Tish Daia Te Komuna E Parisit, Pallati I Postës, Kati I Dytë
Tirana

Opening Hours

Monday 10:00 - 15:00
Tuesday 10:00 - 15:00
Wednesday 10:00 - 15:00
Thursday 10:00 - 15:00
Friday 10:00 - 15:00
Saturday 10:00 - 13:00

Telephone

+355692582308

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shtepia e Librit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shtepia e Librit:

Share

Category