05/05/2026
Do të parapëlqenit të dinit të vërtetën, që ju thotë se për ju s’ka shpresë, apo të vazhdonit të besonit gënjeshtrat❓
✨Autorja bestseller Colleen Hoover rrëfen historinë magjepsëse të dy të rinjve me të kaluar të dhimbshme, që nisin një udhëtim pasionant dhe intrigues për të zbuluar kuptimin e jetës, dashurisë, besimit dhe, mbi të gjitha, fuqinë shëruese që vetëm e vërteta mund ta sjellë.
•Sky, një nxënëse në vitin e fundit të shkollës së mesme, njihet me Dean Holder-in, një djalë me një reputacion të keq që rivalizon të sajin. Që nga takimi i tyre i parë, ai e tmerron dhe e pushton. Ka diçka tek ai që ndez kujtimet e së kaluarës së saj thellësisht të trazuar, të një periudhe kohore që ajo është përpjekur shumë për t’a varrosur.
•Megjithëse Sky është e vendosur për të qëndruar larg tij, ndjekja e palëkundur dhe buzëqeshja e tij enigmatike prishin mburojat e saj dhe intensiteti i lidhjes mes tyre rritet. Por Holderi misterioz ka kohë që mban sekrete gjithashtu dhe sapo ato zbulohen, Sky ndryshon përgjithmonë dhe aftësia e saj për të besuar mund të jetë viktimë e së vërtetës.
•Vetëm duke përballuar me guxim zbulimet e zymta, Sky dhe Holder shpresojnë të shërojnë plagët e tyre emocionale dhe të gjejnë një mënyrë për të jetuar dhe dashur pa kufij.
📖 “ S’ka shpresë” është një roman që do t’ju lërë pafrymë, të magjepsur, dhe duke kujtuar vetë dashurinë tuaj të parë.