13/05/2026
Kjo javë nisi ndryshe për një pjesë të ekipit tonë, të cilët patën mundësinë të vizitojnë partnerin tonë Le Duc në Holandë.
Gjatë kësaj vizite, u njohëm më nga afër me proceset e Le Duc, duke fituar njohuri të vlefshme që do të na ndihmojnë të ofrojmë zgjidhje edhe më profesionale dhe vlerë të shtuar për klientët tanë.
Besojmë se partneritete të tilla janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e vazhdueshëm të kompanisë dhe jemi krenarë që investojmë në përvoja që sjellin rritje profesionale edhe tek stafi ynë.
Një falënderim i veçantë për Le Duc për mikpritjen dhe bashkëpunimin. Presim me padurim sukseset e ardhshme të përbashkëta.