25/10/2026
🌿 HAPJA ZYRTARE E SEZONIT TË GJUETISË 2026–2027 – PËRKUSHTIM NDAJ SIGURISË, NATYRËS DHE TRADITËS! 🤝
Në ambientet e Poligonit të Shenjëtarisë KATANA, në një atmosferë miqësore dhe festive, u mbajt ceremonia zyrtare e hapjes së sezonit të gjuetisë 2026–2027.
Në këtë ngjarje morën pjesë gjahtarë, anëtarë të shoqatave të gjuetisë nga e gjithë Kosova, përfaqësues të institucioneve përgjegjëse, si dhe mysafirë të çmuar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora.
🎤 Hapjen zyrtare të sezonit të gjuetisë e bënë znj. Evelina Ajazaj-Leka, Kryetare e Federatës së Gjahtarëve të Kosovës, dhe z. Tahir Ahmeti, Drejtor i Pylltarisë, të cilët në fjalimet e tyre theksuan rëndësinë e bashkëpunimit institucional, respektimit të legjislacionit dhe përgjegjësisë së përbashkët për mbrojtjen e natyrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të gjuetisë.
Ceremonia u pasurua me fjalime përshëndetëse nga personalitete dhe përfaqësues institucionalë:
🇦🇱 Prof. dr. Nehat Çollaku – Universiteti i Tiranës
🇽🇰 Z. Nuredin Ibishi – Ish-kryetar i Federatës së Gjahtarëve të Kosovës
🇽🇰 Z. Xhafer Gashi – Drejtor i Poligonit të Shenjëtarisë KATANA
🇩🇪 Prof. Nuradin Imeraj – Sekretar i Përgjithshëm i Unionit Shqiptaro-Gjerman
🇽🇰 Z. Ideal Kabashi – Inspektor i Pylltarisë dhe Gjuetisë
🇲🇪 Prof. Ali Daci – Veprimtar nga Rozhaja.
🌲 Në qendër të mesazheve të përcjella gjatë ceremonisë ishte përgjegjësia e përbashkët për zhvillimin e një kulture të qëndrueshme dhe të përgjegjshme të gjuetisë.
Folësit theksuan rëndësinë e respektimit rigoroz të rregullave të sigurisë gjatë gjuetisë, mbrojtjes së faunës së egër dhe habitateve natyrore, ruajtjes së pyjeve, respektimit të periudhave të lejuara të gjuetisë dhe kuotave të përcaktuara, si dhe parandalimit dhe luftimit të gjuetisë së paligjshme.
Vëmendje e veçantë iu kushtua nevojës për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve përgjegjëse, Federatës, shoqatave të gjahtarëve dhe komunitetit të gjuetisë, me synim mbrojtjen e biodiversitetit, menaxhimin e qëndrueshëm të fondit të kafshëve të egra dhe kultivimin e etikës së gjuetisë.
U theksua gjithashtu rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të gjahtarëve të Kosovës dhe vendeve të rajonit, përmes shkëmbimit të përvojave, njohurive dhe praktikave të mira në fushën e gjuetisë dhe mbrojtjes së natyrës.
🤝 Mesazhi i përbashkët i ceremonisë ishte i qartë: gjuetia nuk është vetëm traditë dhe aktivitet sportiv, por mbi të gjitha përgjegjësi ndaj natyrës, sigurisë dhe brezave të ardhshëm.
🏅 Në shenjë vlerësimi për mbështetjen dhe kontributin në organizimin e kësaj ngjarjeje, Federata e Gjahtarëve të Kosovës ndau një mirënjohje për z. Xhafer Gashi, nikoqir dhe sponsor i përgjithshëm i manifestimit.
KATANA shpreh mirënjohjen për të gjithë gjahtarët, përfaqësuesit institucionalë dhe mysafirët nga Kosova dhe vendet mike, duke riafirmuar përkushtimin e saj për promovimin e sigurisë, përgjegjësisë, bashkëpunimit dhe ruajtjes së traditave më të mira të gjuetisë.
🌿 Gjueti e sigurt, natyrë e mbrojtur dhe traditë e kultivuar me përgjegjësi!
Federata e Gjahtarëve të Kosovës