Adhurimi

Adhurimi 7:43. Nga zemrat e tyre kemi hequr (kemi zhdukur) çdo gjë që ishte krijuar nga zilia (nga urrejtja), janë në xhennet, ku rrjedhin lumenj, e ata thonë: "Fal

10/12/2025

O familja ime, faluni, faluni!
﴿ يا هلا صلو صلو ! ﴾
[ Shqip – Albanian – ا [ 
Abdul Kajjum Es Suhejbani
Përktheu : Driton Lekaj
Rishikoi: Redaksia e klubikulturor.com
2010 - 1431
1
﴿ يا هلا صلو صلو ! ﴾
« باللغة لأانية »
عبد لقيو لسحيبا
تر&ة: 0/يتو, +*(
مرجعة: هيئة 6رير موقع ";ا0: )قا9 "


2010 - 1431
2
O familja ime, faluni, faluni!

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe shpëtimi
qofshin mbi pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen, shokët dhe të
gjithë pasuesit e tij.
Nga Thabiti transmetohet se Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi të!) kur e godiste skamja familjen e tij u drejtohej me fjalët:
“O familja ime, faluni, faluni!”
Ibn Muflihu thotë se ky hadith është mursel (mungon sahabiu në
zinxhirin e transmetuesve), por me zinxhir transmetuesish të mirë,
ndërsa për kuptimin e tij dëshmon edhe hadithi në kapitullin e eklipsit te
Buhariu dhe Muslimi.
Allahu i Lartësuar thotë: “Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me
durim dhe me namaz! Vërtet, ajo është e madhe (e vështirë), por jo edhe për
ata që kanë frikë (Zotin).” (Bekare, 45)
Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Kërkoni ndihmë me
durim e me të falur, se vërtetë Allahu është me durimtarët.” (Bekare, 153)
Allahu i Lartësuar i urdhëroi robërit e Tij të ndihmohen me të falur
për çdo çështje të kësaj bote dhe botës tjetër, duke mos përjashtuar nga
kjo asgjë. Ai tha: “Kërkoni ndihmë me durim e me të falur!” (Bekare,153)
Allahu i Madhëruar filloi me durimin para namazit, pasi besimi dhe të
gjitha namazet obligative apo vullnetare nuk kryhen pa durim. Allahu ka
thënë: “Kërkoni ndihmë në të gjitha çështjet me durim dhe me namaz!
Vërtet ajo është e vështirë, por jo edhe për ata që janë të përulur.” e ata janë
që zemrat e tyre janë përulur nga madhështia e Allahut dhe frikë respekti
ndaj Tij. Për atë dëshmoi se atij që i vjen kryerja e namazit e lehtë është
prej të përulurve. Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)
kur e mundonte ndonjë çështje falej. D.m.th: kur i vështirësohej ndonjë
çështje, brengosej, mërzitej, apo i ndodhte ndonjë fatkeqësi ngrihej të
falej, sepse namazi të ndihmon t’i tejkalosh të gjitha fatkeqësitë, me
ndihmën e Allahut të Lartësuar. Namazin e kryen për t’u afruar dhe për
t’u kthyer tek Allahu. E ai që i kthehet Allahut do t’i mjaftojë atij, pasi ai
3
ka anashkaluar çdo gjë përveç tij dhe ka synuar Allahun e Lartësuar.
Allahu i Lartësuar nuk do ta zhgënjejë atë që shpreson tek Ai.
Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur familjes
së tij i ndodhte ndonjë brengë, i urdhëronte të faleshin, pastaj lexonte:
“Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, sepse ne
nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të
furnizojmë ty (dhe ata).” (Taha, 132) Kjo do të thotë se nëse e fal
namazin do të vij furnizimi nga se mendon, siç thotë Allahu i Lartësuar:
“E kush i përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i hap rrugë dhe e furnizon
atë prej nga nuk e kujton fare.” (Talak, 2-3) Gjithashtu, Allahu i Lartësuar
thotë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër gjë përveç që të më
adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim dhe as kërkoj të më
ushqejnë ata. Allahu është Furnizues i madh. Ai është Fuqiforti.” (Dharijat,
56-58)
Në hadithin kudsij, Allahu i Lartësuar thotë: “O robi im! Përkushtohu
në adhurimin tim dhe do ta pasuroj zemrën tënde e do ta shmang nga t’i
varfërinë.”
Namazi largon nga ai që falet shqetësimin, ashtu që nuk është i
merakosur, lakmitar, koprrac, i zhurmshëm, ankohet së tepërmi, i nxituar
dhe me pak durim. “Është e vërtetë se njeriu është i prirë të jetë i
padurueshëm. Kur e godet ndonjë e keqe ai ankohet së tepërmi. Ndërkaq,
kur e gjen e mira ai bëhet së tepërmi koprrac, përveç atyre që falen. Të cilët
janë të rregullt në faljen e namazit të tyre.”
Namazi është strehim për besimtarët për çdo çështje të rëndësishme
të kësaj bote dhe tjetrës.
Thabiti shprehet se Pejgamberet (Paqja e Allahu qoftë mbi ta!) kur i
godiste ndonjë brengë shpejtonin të faleshin. Kështu vepronte Ademi
(alejhi selam) dhe pejgamberet e tjerë.
E si të mos ngushëllohen myslimanët me namazin kur ai është shtyllë
e fesë, ashtu siç është përmendur në hadith.
Merueziu ka thënë: “Allahu i Lartësuar i urdhëroi të gjithë robërit të
pasonin Pejgamberin, ndërsa Pejgamberi i urdhëroi që nëse shohin
shenja nga të cilat frikësohen se mos janë dërguar si dënim të shpejtojnë
4
në namaz dhe për këtë ka thënë: ‘Vërtet, dielli dhe hëna janë dy shenja
nga shenjat e Allahut e kur të ndodhë eklipsi, shpejtoni në namaz!’
Gjithashtu edhe ai vet shpejtonte të falej.”
Nuk dimë ndonjë adhurim që Allahu e largon me të dënimin, sikurse
namazi. Faljes gjatë eklipsit i shtohet pak në ruku, sexhde dhe përulje e
plotë.
Umu Kulthum (Bint Ukbe) ishte prej emigrueseve të para. Njëherë
burri i saj Abdurrahman bin Aufi u alivanos dhe njerëzit menduan se ka
vdekur. Umu Kulthumi me këtë rast doli në xhami të ndihmohej me atë
që është urdhëruar prej namazit dhe durimit.
Kanë përmendur se Ibn Abasi është ngushëlluar për vëllanë e tij
Kuthmin, derisa ishte në udhëtim, e ai tha: “Inna lil-lahi ue inna ilejhi
raxhiun” (Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi) Pastaj, u largua pak
nga rruga, i fali dy rekate dhe në to e zgjati pak më tepër uljen. Pastaj u
ngrit dhe shkoi tek deveja e tij duke thënë: “Kërkoni ndihmë (në të gjitha
çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por
jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).” (Bekare, 45)
Ibn Kajimi thotë: “Për sa i përket namazit dhe ndikimit që ai e ka në
zemër duke e gëzuar, përforcuar, hapur, të ndjejë kënaqësi, vërtet ka
ndikim të madh. Në namaz lidhet zemra dhe shpirti me Allahun, i
afrohet Atij, i përkujton begatitë e tij, i gëzohet bisedës me të dhe
qëndrimit para Tij. Në namaz shfrytëzon tërë trupin, forcën dhe
gjymtyrët e tij në adhurimin ndaj Allahut duke mos e kursyer asnjë
gjymtyrë prej kësaj dhe kështu largon varësinë ndaj krijesave, ndenjën
apo diskutimin me ta. Në namaz mbledh forcën e zemrës dhe trupit të tij
drejt Zotit apo Krijuesit. Qetësia që e përjeton nga armiku i tij gjatë
namazit bëhet nga ilaçet, argëtimet dhe ushqimet të cilat nuk i përshtaten
vetëm se zemrave të shëndosha.”
Namazi është ndihmëtari më i mirë për t’i arritur të mirat e kësaj bote
apo tjetrës, dhe shmangien e të ligave të kësaj bote dhe tjetrës. Namazi të
largon prej mëkatit, largon sëmundjet e zemrës, të trupit, ndriçon
zemrën, e bardhëson fytyrën, aktivizon gjymtyrët dhe shpirtin, sjell
5
rizkun, shmang zullumin, i ndihmon të dëmtuarit, i largon epshet e
ndryshme dhe është i dobishëm për shumë nga sëmundjet e barkut.
Në përgjithësi ajo ndikon në ruajtjen e shëndetit të trupit, zemrës dhe
përqendrimin e tyre, si dhe largon lëndët e këqija nga këto dyja. E nuk
janë sprovuar dy njerëz me sprova, sëmundje, të meta apo sfida e që të
mos jetë ai që falet prej tyre më së paku që goditet prej tyre dhe
përfundimi për të është më i mirë.
Namazi ka ndikim të veçantë në largimin e të këqijave të kësaj bote,
sidomos kur kryhet dhe plotësohet ashtu siç duhet. Nuk janë larguar të
ligat e kësaj bote dhe të tjetrës e as nuk janë sjellë të mirat e saj me diçka
tjetër si me namazin.
E fshehtësia e kësaj është se namazi është lidhje mes robit dhe Zotit
të tij. Dhe sa më e theksuar të jetë kjo lidhje, aq më tepër do t’i hapen atij
dyert e begative dhe do t’ju shmanget shkaqeve që sjellin të ligat, do të
rrjedhin sukseset prej anës së Zotit të tij, shëndeti dhe mirëqenia, qetësia
dhe begatia, gëzimet e argëtimet; të gjitha këto do t’i vihen në dispozicion
dhe do të shpejtojnë drejt tij.
E lus Allahun të na furnizojë me sinqeritet në fjalë dhe vepër dhe
paqja e shpëtimi qofshin për Pejgamberin, familjen dhe shokët e tij

10/12/2025

Rruga e drejtë - WordPress.com
Këshilla islame
-Pjesa e tretë1. "Nuk është e pëlqyeshme që të hapësh varrin tënd para se të vdesësh,
sepse as Profeti salAllahu alejhi ue selem dhe as shokët e tij pas tij, nuk e
kanë bërë një gjë të tillë. Ibën Tejmije në librin "Ihtijaretul Ilmij-jeru ka
thënë: "Robi nuk e di se kur do të vdesë. Nëse qëllimi i personit është që
të përgatitet për vdekjen, përgatitja bëhet duke kryer vepra të mira."
Shejkh Albani rahimehullah. Libri "Xhenazja, ritet dhe bidatet"
2. Djersa ne b***e shenje e mire per te vdekurin- Burejda ibn Husejn
radijAllahu anhu u nis ne Hurasan per te vizituar nje vella te tij te semure.
Kurr arriti, e gjeti ne momentet e vdekjes. Balli i tij ishte me djerse. Burejda
ne shenje gezimi tha: "Allahu ekber! Kam degjuar Profetin salAllahu alejhi
ue selem te thote: "Vdekja e besimtarit eshte me djerse ne b***e."
Imam Ahmedi.
3. Shejh Salih el Feuzani (Allahu e ruajtte!): “Prej mohimit te miresise se
Allahut eshte dhe moskapja ne Sunet.”
4. "Kush e liron një besimtar nga një shqetësim prej shqetësimeve
të jetës së kësaj bote, Allahu do ta lirojë atë nga një shqetësim
prej shqetësimeve të Ditës së Ringjalljes." Hadith. Transmeton
Muslimi.
5. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka përgëzuar Khadixhen radijAllahu
anhe duke i thënë: “Allahu ka përgatitur për ty në xhenet një shtëpi
prej kallamit, i cili është i ndërtuar prej margaritarëve. Në atë
shtëpi nuk ka zhurmë, as britma e as lodhje.” Ibën Kethiri
Rruga e drejtë - WordPress.com
rahimehullah thotë: “Në atë shtëpi nuk do ketë as zhurmë, as britma e as
lodhje sepse ajo kurrë nuk e ka ngrit zërin e saj mbi zërin e burrit të saj (të
Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem) dhe Allahu e ka shpërblyer me një
shtëpi të tillë dhe ngase gjatë jetës së tij, ajo kurrë nuk e ka lodhur
Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem. Khadixhja kurrë nuk e ka ngritur
zërin mbi zërin e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem dhe kurrë nuk e ka
lënduar apo ofenduar atë.”
6. Seid ibn Xhubejri thotë: “Sikur njeriu të mos urdhëronte për të mirë e të
ndalonte nga e keqja, duke pritur që të çlirojë veten nga të gjitha
gjynahet, atëherë askush nuk do të urdhëronte për të mirën e nuk do të
ndalonte nga e keqja.”
7. Një herë Aishja radijAllahu anhe qe pyetur kështu: “Si dukej Profeti
(salAllahu alejhi ue selem) kur veçohej me gratë e tij?” Ajo tha: “Ishte si të
tjerët. Por, ai ishte njeriu më fisnik, me sjelljen e njeriut më të mirë dhe
qeshte e buzëqeshte shumë.” Musnedi i Is'hak ibn Rahwije.
8. Dhembshuria dhe afërsia ndaj fëmijëve- Tregon Berar radijAllahu anhu:
“Një ditë kam hyrë me Ebu Bekrin te familja e tij. Vajza e tij, Aisha, ka
qenë e sëmurë me temperaturë. E kam parë Ebu Bekrin duke e puthur atë
në faqe. Ai i thoshte asaj: “Si je sot, vajza ime e dashur?” Transmeton
Buhariu.
9. “Kur Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka parë vajzën e tij, Fatimen
radijAllahu anhe, gjithmonë i ka thënë: “Mirë se vjen, vajza ime e
dashur!” Pastaj e ka ulur afër vetes, ose në anën e djathtë ose në anën e
majtë.” Muslimi.
10. Lidhur me kuptimin e ajetit: “Çdo fatkeqësi që i bie njeriut, ndodh
me vullnetin e Allahut. Ai ia udhëzon zemrën kujtdo që i beson
Rruga e drejtë - WordPress.com
Atij.” (Et-Tegabun: 11), disa nga selefët kanë thënë: “Këtu është për
qëllim besimtari, kur e godet ndonjë bela ai e di se ajo është nga Allahu,
prandaj pajtohet me atë dhe dorëzohet.”
11. Ibrahim iben Ed'hem (Allahu e meshirofte) thote: "Si eshte puna me ne, qe
ankohemi per varferine tek ata qe jane si puna jone dhe nuk e kerkojme
largimin e saj (varferise) nga Zoti jone?" ية ل ح ياء األول
12.Thotë Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj): “Dikush tha: “O i Dërguari i
Allahut, filania ndërroi jetë dhe u rehatua.” I Dërguari i Allahut (alejhi
salatu ues selam) u zemërua dhe tha: “I rehatuar është vetëm ai që
Allahu e ka falur.” [Vargu i haditheve të sakta 4/286].
13. "Bëj shumë sexhde, sepse ti nuk do të bësh një sexhde për
Allahun vetëm se Allahu do të të ngrejë me të një shkallë dhe do
të ta falë me të një mëkat." I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue
selem (Transmeton Muslimi, 488
14. "Dituria është t'ia qëllosh Sunnetit." Shejh Muhammed Seid Reslan
hafidhehullah
15. Kur AbdulAziz bin Ruwwadit i shtrohej shtrati per te fjetur, e vendoste
doren mbi te, qe ta ndjente, pastaj thoshte: "Sa i bute qe je! Por shtrati i
xhennetit eshte me i bute sesa ti!" Pastaj ngrihej per t'u falur.
16. Selefet kishin kujdes te veqante per namazin e nates. E c'mund te thuhet
per muslimanet sot, te cilet kete ndjenje nuk e kane as per namazin farz!
Bien ne gjume pa e falur namazin e Jacise dhe nuk zgjohen per te falur
namazin e sabahut!
Rruga e drejtë - WordPress.com
17. Allahu Madheruar thote: "Vetem ai qe i vjen Allahut me
zemer te paster.” Ebu Uthman en Nisajburi (Allahu e meshirofte!) ne
lidhje me kete ajet thote: "Eshte ajo zemer e paster nga bidati dhe e qete
ne Sunet.” Tefsirul Begauij
18. “Le ta shfrytezoje njeriu ekzistimin e tij ne kete bote per permiresimin e
vetes se tij, per rregullimin e gjenjdes se tij, ndreqjen e puneve te tij.”
Shejkh AbduRrezak el Bedr
19."Atje (ne Diten e Gjykimit) nuk shpetohet me vepra te shumta, por vetem
me vepra te sinqerta e te mira (qe jane ne pajtim me
sunnetit)."vMuhamed bin Alij et Tirmidhij (selef).
20. "Nëse njeriu mbështetet në Zotin e Tij me mbështetje të plotë dhe të
fortë dhe ka besim (bindje) të plotë në Të për arritjen dhe plotësimin e
çështjeve të cilat i dëshiron (synon), pavarësisht a janë çështje të fesë apo
të dynjasë, atëherë Allahu do ta ndihmojë atë, do t’ia shtojë vullnetin dhe
forcën e tij, do t’ia lehtësojë çështjen të cilën e ka synuar, dhe do t’ia
largojë apo lehtësojë pengesat. Kështu, fuqia e njeriut do të
shumëfishohet, kurse forcat e tij do të shtohen, sepse ai ka kërkuar t’i
ndihmohet dhe t’i jepet prej forcës së Allahut, e cila kurrë nuk shteron
dhe kurrë nuk zhduket." Dijetari i madh AbduRrahman bin Nasir Es-Si’dij,
Allahu e mëshiroftë!
21.“Hipokrizia e vogel qe shfaqet ne vepra, sic eshte: genjeshtra, thyerja e
premtimit, tradhtia dhe dege te tjera te nifakut." Shejkh Ibrahim Rruhajli.
22."Dijetaret kane thene se te qenet i vendosur ne lutje (tek Allahu),
nenkupton: berja e saj me ngulm." Imam Newewiu.
Rruga e drejtë - WordPress.com
23."Nese shejtani fut dyshime ne zemren tende, atehere shiko dhe medito
rreth argumenteve te Allahut, medito rreth ketij kozmosi. A thua, kush e
kontrollon? Shiko si ndryshojne gjendjet, se si Zoti i nderron ditet mes
njerezve ne menyre qe ta dish se ky kozmos ka nje percjelles dhe
kontrollues te mencur. Qofte i Lartesuar Allahu!" Shejkh Uthejmin
rahimehullah Rijadu salihin I.
24."Nese brendia eshte e mire dhe korrekte, pergezohu me te mire!" Shejkh
Uthejmin. Rijadu Salihin I.
25."Zemrat jane boshti i cdo gjeje. Sa njerez e kane pamjen e jashtme te
punes se tyre korrekte dhe te mire, mirepo pasi eshte ndertuar mbi te
prishuren, eshte prishur." Shejkh Uthejmin rahimehullah.
26. “Kur njeriu te dije se suksesi qe i eshte dhene drejt se mires eshte fal
Allahut dhe se mekatet e bera na ai jane per shkak te mekateve te tij te
meparshme dhe per shkak te shperfilljes se tij, kjo eshte nje prej gradave
me te mira permes te cilave pastrohet shpirti.” Ibrahim er Ruhejli
27.“E kur njeriu ia atribuon vetes vepren e mire dhe pretendon se ai e ka
kryer te me forcen, aftesine, perpjekjen e tij, kjo do rezultoje ne nje prej
shkaqeve te poshterimit dhe deshtimit dhe ekziston frika se kjo begati do
i merret.” Ibrahim er Ruhejli
28.“Kur njeriu e falenderon Allahun per suksesin e dhene ne kryerjen e
vepres se mire duke thene: "O Allah, suksesin qe ma ke dhene per
kryerjen e cdo lloj vepre, eshte prej Teje. Ndaj te lutem pranoje kete
veper prej meje!", kjo gje do jete nga shkaqet me te medha te pranimit te
vepres dhe prej gjerave qe ia mundesojne atij qendrueshmerine ne ate
Rruga e drejtë - WordPress.com
veper te mire, sepse ai po e lavderon Allahun permes saj (vepres se mire)
dhe po eshte i vetdijshem se ajo e mire eshte prej Tij." Ibrahim er ruhejli.
29.“Kur Allahu i jep sukses njeriut drejt vepres se mire, ai duhet ta dije se kjo
eshte fale Miresise se Allahut.” Shejkh Ibrahim ibn Amir er Ruhejli
30."Mekatet jane shkaterruese per njeriun. Ndaj ai e ka obligim te kerkoje
falje dhe te pendohet tek Allahu per cdo mekat." Shejkh Ibrahim bin Amir
er Ruhejli.
31.Mos u argumento me kader per mekatet e tua- Dijetaret kane thene: "Nuk
argumentohet me kader per mekatet (e njerezve), por vetem per
fatkeqesite."
32."Kur ndonjerin e godet mekati, thote: "Sikur te donte Allahu, nuk do e
caktonte mekatin per mua!" Kete e thone edhe disa nga muslimanet sot,
qe kur bien ne mekat, thone: "Sikur te donte Allahu, nuk do e beja".
Keshtu ata argumentohen me kader per mekatet e tyre." Shejkh Ibrahim
bin Amir er Ruhejli.
33."Namazi i permbushur dhe i plotesuar me sunnete, pas ruajtjes se
shtyllave, obligimeve dhe realizimit te kushteve te tij, nuk eshte i njejte
me ate namaz ne te cilin ka mangesi. E nese kete namaz te plote, njeriu e
fal ne cdo kohe, atehere pasyshim qe ai do jete nder namazet me te mira
qe jane falur per Allahun e Madherishem." Shejkh Ibrahim ibn Amir er
Ruhejli.
34."Sikur mos te ishte Miresia dhe Meshira e Allahut, askush prej njerezve
nuk do te ishte pastruar nga gjynahet." Dr. Ibrahim ibn Amir er Ruhejli
Rruga e drejtë - WordPress.com
35.“Shkaqet e pastrimit të shpirtit:
-Mbështetja tek Allahu dhe lutja drejtuar Atij,
-Të mësuarit (kuptuarit) e fesë,
-Njohja e gjurmëve që lë mëkati në shpirt,
-Ruajtja nga mëkatet dhe mosbindja dhe dija rreth gjërave që i shlyejnë
ato,
-Falënderimi ndaj Allahut për suksesin që i jep njeriut në kryerjen e
veprave të mira,
-Angazhimi me punë të mira.” Libri “Pastrimi i shpirtit” shejkh Ibrahim bin
Amir er Ruhejli.
36."Secila veper qe nuk behet per hir te Allahut, ajo shkrihet (humbet)."
Sifatu es Safue.
37.''Askujt nuk i ka ndodhur ndonjë fatkeqësi, vetëm se me ndonjë faj dhe
askujt nuk i është hequr ndonjë bela, vetëm se me pendim.'' Ibn Kajjim el
Xheuzije
38."Secili qe ben nje veper te drejte, do te korre nje shperblim te ngjashem
ne ahiret dhe secili qe ben nje veper te lige, do te pendohet per te ne
ahiret." iben Abbasi radijAllahu anhu.
39.''Mësojeni moralet dhe veprat që Kurani i ka lavdëruar; nxitoni drejt tyre
dhe cilësohuni me to!" Shejkh bin Baz rahimehullah
40.''Është obligim për çdo mysliman, sipas mundësive dhe kompetencave të
tij, që skajshmërisht të përpiqet në këshillimin dhe udhëzimin e njerëzve,
në mënyrë që të shfajësojë përgjegjësinë që ka përsipër dhe përmes tij të
udhëzohen të tjerët.'' Shejkh bin Baz rahimehullah.
Rruga e drejtë - WordPress.com
41.Hadithi: "Kujt i ike namazi i ikindise, eshte sikur t'i jete
shkaterruar familja dhe pasuria e tij." Muslimi.
42."Shembulli i besimtarit te cilin e godasin dhembjet e semundjes
dhe ethet (temperatura), eshte si shembulli i hekurit qe futet ne
zjarr, pastrohet dhe i bie (i largohet) ndryshku dhe pislleku dhe
mbetet metali i paster dhe i kulluar." Hadith. Transmeton Taberaniu,
i sakte nga shejkh Albani.
43.Profeti salAllahu alejhi ue selem: “A nuk mundet dikush nga ju të
fitojë për çdo ditë një mijë të mira? Të thotë subhanAllah një
qind herë, Allahu ia shkruan atij për këtë një mijë të mira dhe ia
shlyen një mijë të këqija." Sahih el Xhami.
44."Kur të shihni vëllanë tuaj se ka bërë një gabim, atëherë drejtojeni kah
rruga e drejtë dhe kah suksesi dhe luteni Allahun që t'ia pranojë
pendimin, e mos u bëni ndihmës të shejtanit kundër tij!” Umer iben
Hatabi radijAllahu anhu
45.''Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem) ka njoftuar se në Ditën e Gjykimit
njerëzit do të pyeten për diturinë që kanë pasur dhe se çfarë kanë vepruar
me të. Qëllimi i diturisë është vepra. Prandaj, çdo njeri do të pyetet për
diturinë që e ka mësuar.'' Shejkh AbduRrezak el Bedr.
46.Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë: "Nuk e ndryshon kaderin
(asgjë tjetër) përveç duasë.” Es sahiha, 154. Shejkh AbduRrezak el
Bedr: "Dihet se duaja është prej kaderit (përcaktimit). Allahu ka caktuar
për robin ndonjë gjë që e godet atë apo ndonjë gjë tjetër që gati sa nuk e
ka goditur, por ajo largohet ose pengohet me dua. Pra, Allahu e bën
duanë shkak të largimit të së keqes ose të pengimit të saj dhe për këtë
Rruga e drejtë - WordPress.com
mund të themi se duaja është kërkim i të mirave prej Allahut dhe pengim
ose largim i të këqijave." "Fikhu ed-Dua.
47."Duaja (lutja) është kërkim, lutje dhe kthim tek Allahu, ose kërkim i lidhur
ngushtë me të mirat, kërkim i tyre duke qenë i etur për to dhe i
kujdesshëm në arritjen e tyre, apo kërkim mbrojtjeje nga të ligat, apo
largim i tyre para se të të godasë e keqja, apo ngritje dhe largim i saj nëse
të ka goditur. Është vërtetuar në hadith të vërtetë se Pejgamberi sallAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Duaja të bën dobi në atë që ka zbritur
(të ka goditur) dhe në atë që ende nuk ka zbritur.” Shejkh AbduRrezak el
Bedr, në "Fikhu ed-Dua".
48.Varrosja e të vdekurit në vendin që vdes- Shejkh Albani rahimehullah në
lidhje me këtë sunnet, ka thënë: "I vdekuri nuk duhet të dërgohet në vend
tjetër, sepse kjo e kundërshton urdhrin e Profetit salAllahu alejhi ue
selem, që është të shpejtohet me xhenazen." Libri "Xhenazja- ritet dhe
bidatet'.
49.''Kur muslimani i hyn rrugës së kërkimit të dijes, kjo është ndër shenjat se
Allahu ia ka dashtë të mirën.'' Shejkh AbduRrezak el Bedr.
50."Dituria është dritë për atë që e posedon. Kurse shembulli i njeriut të dijes
në mesin e umetit, është sikurse shembulli i disa njerëzve që qëndrojnë
në errësirë, ku në mesin e tyre qëndron një person me llampë në dorë
duke ua ndriçuar rrugën, dhe me ndihmën e saj (llampës) shpëtojnë nga
rreziqet e rrugës duke ecur në një rrugë të sigurtë dhe të drejtë.'' Shejkh
AabduRrezak el Bedr

10/12/2025

Rruga e drejtë - WordPress.com
Këshilla islame
-Pjesa e dytë1. “Gruaja e ka për detyrë që mos t’i neglizhojë obligimet ndaj
bashkëshortit, as obligimet ndaj fëmijëve të saj apo të shtëpisë së saj.
Përkundrazi, nëse punët e shtëpisë, apo shërbimi i burrit të saj, apo punët
e fëmijëve bien ndesh me mësimin (dijen fetare), atëherë këto punët e
lartpërmendura janë më parësore për t’u bërë. Prej Allahut vjen suksesi!”
Shejkh Ubejd el Xhabirij.
2. “Prej të drejtave të burrit ndaj gruas së tij, është se ajo duhet ta rifitojë
dashurinë e bashkëshortit, të jetë e mëshirshme ndaj tij dhe të jetë
qetësia e tij.” Shejkh Sulejman Er-Ruhajlij
3. “Furnizimi ndaj gruas, është obligim në çdo gjendje, edhe nëse burri nuk
ka mundësi ta bëjë këtë. Ndërsa në lidhje me furnizimin ndaj nënës, nëse
ai nuk ka mundësi ta bëjë këtë, atëherë nuk ka mëkat, por nëse ai është
në gjendje ta furnizojë nënën e tij dhe nuk e bën këtë, atëherë është
mëkatar. Në këtë rast, furnizimi ndaj prindërve nuk është i obligueshëm,
edhe nëse ata kanë nevojë për të, përveç nëse ai ka mundësi që t’i
furnizojë ata. Si mund të kuptohet mundësia për t’i furnizuar prindërit e
tij? Nëse personi ka pasuri dhe me të mund ta furnizojë veten dhe
bashkëshorten- gruaja ka përparësi në furnizim ndaj nënës, babait dhe
fëmijëve. Kështu sepse të furnizuarit e bashkëshortes, në të vërtetë është
furnizim ndaj vetvetes. E nëse ajo nuk furnizohet nga ai, atëherë mund të
kërkojë shkurorëzim. Pra, bashkëshortja ka përparësi në furnizim kundrejt
babait dhe nënës, sepse furnizimi ndaj saj, në të vërtetë është furnizim
ndaj vetvetes. Transmeton imam Muslim dhe imam Ahmedi hadithin në
të cilin i jepet përparësi në furnizim familjes (gruas) përpara të afërmve të
tjerë.” Shejkh Uthejmin rahimehullah.
Rruga e drejtë - WordPress.com
4. Gjashtë gjerat ne kembim te xhenetit
Ka thene Profeti salAllahu alejhi ue selem: "Me garantoni mua gjashte
gjera prej vetes suaj dhe une u garantoj xhennetin:
-kur te flisni, thoni te verteten,
-permbushni premtimet kur i jepni,
-nese u besohet dicka, cojeni ne vend ate,
-ruani nderin tuaj,
-uleni shikimin tuaj
-dhe frenojeni duart." Silsiletu sahiha 1470.
5. "Adhurimi ndaj Allahut eshte qellimi me i larte." Shejkh AbduRrezak el
Bedr.
6. “Qellimi i pendimit te njeriut duhet te jete qe Allahu t'ia fale mekatet. E nuk
duhet te jete si qellim syefaqesia ndaj njerezve dhe afrimi tek ata.” Shejkh
Uthejmin
7. “Te thuash se je penduar e nderkohe vazhdon t'i lesh obligimet dhe te
besh haramet, eshte pendim i papranueshem, madje edhe me keq, i
perngjan talljes me Allahun. Si thua se po pendohesh kur ende je duke
bere mekate?!” Shejkh Uthejmin.
8. "Njeriu qe pendohet ne ralitet eshte ai qe largohet nga mekatet. Ka njerez
qe ankohen nga genjeshtra dhe humbja e amanetit te njerezit, por
nderkohe vet ata jane me genjeshtaret dhe nuk e cojne ne vend
amanetin." Te mjafton te pendohesh tek Allahu dhe nuk lejohet t'u
Rruga e drejtë - WordPress.com
tregosh njerezve per mekatet qe ke bere apo per ndonje obligim qe ke
lene, sepse eshte mes teje dhe Allahut." |Dijetari Uthejmin|
9. "Mjere ata qe vazhdojne te kembengulin ne mekatet qe
veprojne, duke qene te vetedijshem per ate qe bejne." Hadith.
Silsiletu sahiha 482.
10. Sunnet: mbajtja e kepuceve ne mes dy kembeve gjate namazit
Falja me kepuce eshte sunnet. "Ai (salAllahu alejhi ue selem) nganjehere
qendronte ne namaz kembezbathur, e nganjehere me kepuce." Ebu Daudi e Iben
Maxhe.
Vendosja e tyre midis dy kembeve: Hadith: "Kur ndokush nga ju falet, le t'i
mbathe kepucet ose le t'i zbathe ato e t'i vendose midis kembeve te
tij dhe te mos i pengoje te tjeret me to." Ebu Daudi.
Mbajtja e tyre nga ana e tij e majte nese askush nuk eshte nga ajo ane: "Kur i
hiqte ato, ai i vendoste ne te majten e tij." Ebu Daudi.
Hadith: "Kur ndokush nga ju falet, nuk duhet t'i vendose kepucet e tij
ne te djathten e tij e as ne te majten e tij, ku do te jene ne te djathten
e tjeter kujt, por vetem nese nuk eshte askush ne te majten e tij.
Mirepo, duhet t'i vendose ato midis kembeve." Ebu Daudi.
Per ate qe do te falet me kepuce apo mbathje te tjera, duhet t'i shoh se a ka ne to
ndonje ndytesi, e t'i pastroje. Hadith: "Kur dikush nga ju shkon ne xhami,
duhet t'i shikoje kepucet e tij. Nese sheh ne to ndytesire, duhet t'i
pastroje (me ferkim) dhe te falet me to." Ebu Daudi.
Rruga e drejtë - WordPress.com
11. “Nëse njeriu besimtar, njësues i Allahut dhe ndjekës i Sunetit të të
Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem), bën një gjynah, engjëjtmbajtës të Arsh*t dhe ata që janë përreth Tij, kërkojnë falje për të.’’ (Ibn
Kajjim el Xheuzije)
12. Janë tri sëmundje që i kanë tri zgjidhje:
Sëmundja I: Të sprovuarit me dashuri ndaj epsheve.
Zgjidhja: Kontrolloje gjendjen tënde në namazet e tua.
Argument Fjala e Allahut: "Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën
faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta." (Merjem, 59)
Sëmundja II: Ndjenje mjerimi shpirtëror dhe mossukses.
Zgjidhja: Kontrolloje sjelljen tënde me nënën.
Argument Fjala e Allahut duke treguar për Isën (alejhis-selam): "Dhe që të
jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë arrogant dhe të
mjerë." (Merjem, 32)
Sëmundja III: Ndjenje depresioni dhe ndrydhje në shpirt.
Zgjidhja: Kontrolloje gjendjen tënde me Kuranin.
Argument Fjala e Allahut: "Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime
(Kuranit), do të ketë jetë të rëndë." (Ta Ha, 124)
13.Një Sunnet pas gusulit: Shkundja e ujit nga trupi me duar, pa u fshirë me
peshqir- Profeti salAllahu alejhi ue selem kishte përfunduar guslin dhe
Mejmuna radijAllahu anha ia afron peshqirin. Ajo thotë: "Unë i çova një
peshqir, por ai nuk e mori, sepse e shkundi ujin me duart e tij." Muslimi.
14. A lejohet që Allahun ta quajme Perendi.?
Përgjigja:” Jo, kjo nuk lejohet. Eshte gabim qe e kane bere disa perkthyes te
Kuranit. Allahun nuk lejohet ta therrasim me Emra tjere, pervec atyre qe i
ka permendur vete Ai ne Kuran, apo pejgamberi salAllahu alejhi we selem
Rruga e drejtë - WordPress.com
ne sunnet. "Perendia" nuk eshte nder keta Emra, keshtu qe nuk perdoret,
por largohet nga fjalori yne.” Hoxhe Lulzim Percuku.
15.“Prej formave të rijas (dyfytyresise) janë: që njeriu ta hijeshojë adhurimin,
në mënyrë që të shihet nga adhuruesit e tjerë, si p.sh. ta zgjasë namazin e
tij, rukun apo sexhden, apo të lexojë gjatë namazit më shumë sesa që e ka
shprehi, në mënyrë që të shihet (vërehet) se ai po bën diçka të tillë. Apo
të falet natën, për shkak se njerëzit do të thonë për të: ai falet natën. Tërë
kjo është shirk i vogël.
Ndodh që shirku i vogël – që është rijaja – ta asgjësojë (zhvlerësojë)
veprën me të cilën njeriu e adhuron Allahun dhe ndodh që e asgjëson
vetëm shtojcën e cila është shtuar gjatë saj (veprës).
Ai (shirku i vogël) e asgjëson bazën e veprës me të cilën njeriu e adhuron
Allahun, kur nijetin e fillon me rija, si ai që e fal sunetin e namazit, në
mënyrë që të shihet se ai e fal atë, edhe pse nuk ka vullnet që ta falë atë,
mirëpo, pasi që e di se shihet (nga të tjerët), ai e fal që të lavdërohet, për
shkak se njerëzit e shikojnë. Andaj, ky namaz i tij është i asgjësuar
(zhvlerësuar që në fillim) dhe ai nuk ka në të asnjë sevap.
Mirëpo, nëse rijaja i shfaqet gjatë adhurimit, atëherë ajo çfarë ka shtuar
për shkak të shikimit të njerëzve asgjësohet.” Shejkh Salih Alu Shejkh.
16. “Shpirtrat më fisnik, jane ata qe e qortojne shpirtin ne bindjen ndaj
Allahut dhe durojne qortimet per te fituar Kenaqesine e Allahut.” Iben
Kajjim.
17. "Namazi eshte obligimi me i madh dhe me i rendesishem pas teuhidit (dy
shehadeteve). Namazi eshte shtylla e Islamit. Andaj, ki frike Allahun
lidhur me te!" Shejkh bin Baz rahimehullah.
18. “Shirku dhe mëkati i lënë gjurmët (pasojat) e tyre ose në dynja, ose në
Ahiret, ose në të dyja këto së bashku. Prej mirësive më të mëdha që i
Rruga e drejtë - WordPress.com
jepen robit është falja e mëkatit, duke iu mbuluar dhe shlyer nga ai
gjurmët e tij, e kështu nuk merret në përgjegjësi për shkak të tij në dynja
dhe nuk ndëshkohet për shkak të tij në Ahiret. Sikur të mos ishte falja e
mëkateve, njerëzit do të shkatërroheshin.” Shejkh Salih AbdulAziz Alu
Shejkh.
19. “Mundësia e përzierjeve në account-et private me gjininë tjetër, është nga
pjellat e jobesimtarëve, me ide satanike, masone, me mision të caktuar, që
është prishja sa më shumë e kufijve "femër-mashkull" në mbarë njerëzimin.
kjo gjë ndoshta shihet mjaftë e vogël para syve tanë, por e grisë turpin,
ngadalë-ngadalë. E turpi është nga imani. Mos u bëj lodër në planet e të
huajve, refuzo afrimin me gjininë tjetër në account-in tënd! Kujto ajetin
kuranor: "Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyre." Ahzab, 53.
20. Ne rast se mbeshtetja ne Allahun, te eshte zbehur!
"Nëse njeriu mbështetet në Zotin e Tij me mbështetje të plotë dhe të fortë dhe
ka besim (bindje) të plotë në Të për arritjen dhe plotësimin e çështjeve të cilat i
dëshiron (synon), pavarësisht a janë çështje të fesë apo të dynjasë, atëherë
Allahu do ta ndihmojë atë, do t’ia shtojë vullnetin dhe forcën e tij, do t’ia
lehtësojë çështjen të cilën e ka synuar, dhe do t’ia largojë apo lehtësojë
pengesat. Kështu, fuqia e njeriut do të shumëfishohet, kurse forcat e tij do të
shtohen, sepse ai ka kërkuar t’i ndihmohet dhe t’i jepet prej forcës së Allahut, e
cila kurrë nuk shteron dhe kurrë nuk zhduket." Dijetari i madh AbduRrahman bin
Nasir Es-Si’dij, Allahu e mëshiroftë!
21. “Cdo njeri e ka per detyre te besoje se Allahu i patemeta eshte Krijuesi
dhe Shpikesi i tij (i njeriut), se Allahu eshte Krijuesi dhe poseduesi i cdo
gjeje, se vetem Ai e meriton adhurimin dhe se vetem Ai eshte i Adhuruari
i vertete.” Shejkh bin Baz.
22.“Kurani eshte shpjegues per cdo gje, eshte udhezim drejt rruges se
lumturise, eshte meshire dhe lajm (pergezim) i mire.” Shejkh bin Baz.
Rruga e drejtë - WordPress.com
23. "Sikur të mos kishte kënaqësi tjetër në Xhenet, përveç asaj se njeriu që
hyn në të, do jetë i përjetshëm e nuk do të vdesë kurrë, do të jetë i
shëndoshë përherë dhe nuk do të sëmurët kurrë, do të jetë i ri përherë
dhe nuk do të plaket kurrë, do mjaftonte. Mirëpo, dihet se mbi tërë këtë
(shpërblim) është shikimi në Fytyrën e Allahut të Madhërishëm, ashtu siç
thotë Ai: “Ata që bëjnë vepra të mira, do të kenë shpërblimin më
të mirë (Xhenetin), madje edhe më tepër!” (Jûnus, 26). Do të thotë
më tepër se shpërblimi më i mirë. Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e
interpretoi “shtesën” me “shikimin në Fytyrën e Allahut”. (Përcjellë nga
Muslimi). O Allah! Na bëjë prej atyre që shikojnë në Ty në kopshtet e
kënaqësisë!" Shejkh Uthejmin.
24. Shejh Salih el Feuzani (Allahu e ruajttë!) duke shpjeguar hadithin: “Nuk
kthehet lutja mes ezanit dhe ikametit”, thotë: “Kjo është e
përgjithshme për çdo lutës, qoftë ai në xhami, në shtëpinë e tij, apo në
makinë. Hadithi është i përgjishëm dhe nuk është specifik vetëm për atë
që gjendet në xhami.” Munteka el Ekhbar.
25. “Gjithsesi fëmija do ndikohet prej sjelljeve të babait (prindërve). Prandaj,
në shumicën e rasteve, përmirësimi apo prishja e fëmijëve, është në varësi
të përmirësimit apo prishjes së prindërve. Nëse ai është i devotshëm, në
rrugë të drejtë, duke zbatuar fenë e Allahut, gjithsesi edhe fëmija do jetë i
tillë. Por nëse është e kundërta, prindi është i prishur, mëkatar, atëherë
edhe fëmija do e pasojë atë.” Hoxhë Lulzim Perçuku.
26.Falja e namazit dhe respektimi i prindërve- "Duhet pasur parasysh se
durimi per kujdesin ne faljen e namazit ne kohen e vet dhe kujdesi per
bamiresine ndaj prinderve, eshte urdher i detyrueshem, i perseritur dhe i
vauzhdueshem. Nuk jane te qendrueshem ne mbikeqyrjen e ketij urdhri
te Allahut, pervecse te sinqertit." Ibn Haxheri ne "Fethul Bari 2/11".
Rruga e drejtë - WordPress.com
27. "Nuk ka njeri qe e fal padrejtesine qe i eshte bere, vecse Allahu
do ta forcoje edhe me shume ndihmen e Vet ndaj tij." Hadith.
Silsile sahiha.
28."Çdo musliman që vdes ditën ose natën e xhuma, Allahu e
mbron nga sprova e varrit." Hadith. Ahmedi e Tirmidhiu.
29. “Gjëja më e mirë për gruan, është që kurrë (ose sa më pak) mos t'ua
mundësojë burrave të huaj ta shohin atë." Fatimja radijAllahu anhe.
30. Thote shejkh AbduRrezak el Bedr: "Vetpelqimi eshte semundje e
rrezikshme, e cila nese e godet njeriun, do ta shkaterroje ate dhe do t'i
asgjesoje veprat e tij."
31.“Nëse tek njeriu i sheh dy veti, atëherë dije se ato që vijnë pas tyre janë
edhe më të mira: nëse e frenon gjuhën dhe e ruan namazin e tij.”Jahja bin
Kethir. (Es-Samtu, i ibën Ebi Ed-Dunja).
32."Kush tregohet i pakujdesshëm me vepren e mire, do të pendohet me një
pendim të thellë." Shejkh AbduRrezak el Bedr.
33.Ka thene Hasan el Basriu: "Sigurisht që kur njeriu bën një mëkat dhe nuk e
harron dhe vazhdon të frikësohet prej tij, derisa kështu të hyjë në
Xhenet.”
34. HADITH: "Ruaje Allahun dhe Allahu do të të ruajë ty!”
"Allahu nuk ka nevojë që ta ruajë askush. Mirëpo nënkupton që të jesh i
kujdesshëm në urdhëresat e Allahut, duke u bërë ruajtës i tyre që mos të të
Rruga e drejtë - WordPress.com
humbin, të mos ikin nga ti; ruaji ndalesat e Allahut, duke u kujdesur të mos hysh
aty ku ka ndaluar Allahu dhe Allahu do të të ruajë ty." Hoxhë Jeton Bozhlani.
35."Fisnik është ai që e nderon gruan e tij, madhështor është ai që e ngrit lart
pozitën e gruas së tij." Hoxhë Lulzim Perçuku.
36. “Dobësinë e grave tuaja, shërojeni me heshtjen tuaj.” Umeri radijAllahu
anhu.
37. "Nuk duhet harruar se vështirësia apo lehtësimi në lidhje me edukimin e
fëmijëve, është në varësi të suksesit që Allahu i Madhëruar ua jep robërve
të Tij. Sa më i devotshëm të jetë njeriu dhe sa më shumë kujdes të tregojë
në zbatimin e dispozitave dhe kërkesave të sheriatit, aq më tepër Allahu
ia lehtëson çështjet." Shejkh Uthejmin rahimehullah.
38."Përmendja e Allahut e bën të përulur zemrën, e përmirëson, e zbut dhe
largon prej saj harresën/shkujdesjen." Iben Rexheb.
39. “Duhet ditur se nuk duhet ta lëshosh shikimin në atë që ta ka ndaluar
Allahu i Madhërishëm, duke i shikuar gratë e tjera. Mëkati është një e
keqe në shtëpinë tënde, i cili pastaj le pasoja të papërmirësueshme. Të
shikosh TV, seriale apo emisione të ndryshme, ku ka gra të zbuluara, të
cilat e zbulojnë bukurinë e tyre, kjo rezulton në pasojën se bukuria e gruas
tënde nuk do peshojë në sytë e tu, nuk e sheh më si të bukur. Gjithashtu
pozita e saj e lartë që ka qenë në zemrën tënde, do bie, do pakësohet. Kjo
gjë është shkaktare që zemrat të përçahen, të largohen dhe dashuria
fillon të pakësohet. Gjithsesi afërsia mes tyre do pakësohet. Nga kjo fillon
përçarja, këtu fillon armiqësia mes burrit dhe gruas. Nuk ka gjë që të
shpëton më shumë, sesa të larguarit nga ato gjëra.” Hoxhë Lulzim Perçuku.
40.“Burri, kur është me familjen e tij (me gruan dhe fëmijët), duhet të bëhet
sikur një fëmijë, ndërsa kur është në mesin e burrave, atëherë le ta
tregojë burrërinë e tij.” Umeri radijAllahu anhu.
Rruga e drejtë - WordPress.com
41. “Nganjëherë, shumë nga prindërit, e urdhërojnë fëmijën e tyre për
namaz, një, dy e tri herë, e dikur lodhen dhe e braktisin këtë vepër, më
nuk ia përmendin më namazin. Kjo pa dyshim është nga gabimet e
mëdha. Madje disa, fatkeqësisht, luten kundër fëmijëve të tyre. Kur
fëmija nuk u bindet atyre për të falur namazin, thonë: “Allahu kurrë mos
të bëftë prej atyre që falin namaz!” Luten kundër fëmijëve të tyre! Ky
është gabim edhe më i madh sesa i pari që e përmendëm. Allahu përmend
në Kuran se njeriu shpeshherë lutet kundër vetes së tij, Ai thotë: “Njeriu
mallkon në të keqe, ashtu siç lutet edhe për të mirë; vërtet që njeriu është
i ngutur.” Surja Isra, ajeti 11. Ngutja është prej shejtanit, siç na ka mësuar
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, ndërsa mosngutja është prej
Allahut. Prandaj, ti kurrsesi nuk duhet të nxitohesh, të ngutesh e të
tregohesh i padurueshëm. Mirëpo, duhet të jesh i durueshëm, i
panxitueshëm, duhet t’i trajtosh çështjet në mënyrën më të mirë, të kesh
butësi me fëmijët tu.” Hoxhë Lulzim Perçuku. Ligjërata "Edukimi i fëmijëve
në Islam I".
42. “Gjithsesi fëmija do ndikohet prej sjelljeve të babait (prindërve). Prandaj,
në shumicën e rasteve, përmirësimi apo prishja e fëmijëve, është në
varësi të përmirësimit apo prishjes së prindërve. Nëse ai është i
devotshëm, në rrugë të drejtë, duke zbatuar fenë e Allahut, gjithsesi edhe
fëmija do jetë i tillë. Por nëse është e kundërta, prindi është i prishur,
mëkatar, atëherë edhe fëmija do e pasojë atë.” Hoxhë Lulzim Perçuku

Address

Gjakova
50000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Adhurimi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Adhurimi:

Share