18/06/2026
D-MOBILE®️ – Tashmë Markë Tregtare e Regjistruar Zyrtarisht!
Me krenari ju njoftojmë se D-MOBILE®️ tashmë është markë tregtare e regjistruar zyrtarisht, duke gëzuar mbrojtje ligjore dhe të drejta ekskluzive mbi identitetin e saj.
Ky moment përfaqëson një arritje të rëndësishme për kompaninë tonë dhe një hap të madh drejt forcimit të mëtejshëm të brendit D-MOBILE®. Regjistrimi i markës është dëshmi e përkushtimit tonë për të ofruar produkte origjinale, cilësi të lartë dhe shërbim profesional për çdo klient.
📱 Telefona mobil
💻 Laptopë dhe kompjuterë
📲 Tabletë
⌚ Smartwatch dhe aksesorë inteligjentë
Falënderojmë nga zemra të gjithë klientët, partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Besimi juaj është motivimi ynë për të vazhduar të rritemi dhe të sjellim gjithmonë zgjidhjet më të mira teknologjike.
Një falënderim i veçantë shkon për studion ligjore AMA IP-LEX, për profesionalizmin, përkushtimin dhe mbështetjen e ofruar gjatë procesit të regjistrimit dhe mbrojtjes ligjore të markës sonë.
D-MOBILE një emër i mbrojtur, një brend i besuar, një hap përpara në teknologji. 🚀📱