04/20/2021
Ramazani erdhi!
Erdhi i shumĂ«prituri. Shpresa e madhe. MundĂ«sia e faljes. Rasti i pĂ«rmirĂ«simit. Shkolla e shpirtit. Realizimi i pĂ«ruljes ndaj Krijuesit. Pra erdhi muaji i Kurâanit, muaji i Ramazanit.
A nuk Ă«shtĂ« ky ai muaji pĂ«r tĂ« cilin mendjendriturit luteshin gjashtĂ« muaj mĂ« parĂ« qĂ« ta arrinin atĂ«? A nuk Ă«shtĂ« ky muaji ku zbriti Libri mĂ« i madh i qiejve dhe i tokĂ«s, i njerĂ«zve dhe xhindeve, libri i Allahut, Kurâani? O Zot, sa tĂ« lumtur jemi! Erdhi ramazani duke na gjetur ne tĂ« gjallĂ«. Sa dhunti e madhe kjo!
Po, ramazanin e lakmojnĂ« tĂ« gjithĂ« ata qĂ« ia dinĂ« vlerĂ«n. ĂshtĂ« rasti pĂ«r ndryshim. ĂshtĂ« rasti pĂ«r falje. ĂshtĂ« rasti pĂ«r orientim tĂ« duhur pĂ«r ta evituar devijimin e kaluar mĂ« parĂ«.
Nëse qëllimi kryesor i yni si njerëz, e veçanërisht si besimtarë është shpëtimi nga zjarri i xhehenemit dhe shpërblimi me xhenet, atëherë kur më shumë hapet mundësia se atëherë kur mbyllën dyert e xhehenemit dhe hapen dyert e xhenetit. E kjo ndodh në Ramazan pikërisht, si respekt dhe vlerësim që Allahu i ka bërë këtij muaji, pra muajit të Ramazanit!
Si do tĂ« dukej jeta pa djajtĂ« dhe cytjet e tyre tĂ« vazhdueshme? A do tĂ« ishte mĂ« lehtĂ« pĂ«r njeriun qĂ« tĂ« prihet pĂ«r punĂ« tĂ« mbara gjithherĂ« e jo pĂ«r tĂ« mbrapshta? AtĂ«herĂ« me lidhjen e shejtanĂ«ve, njeriut do tâi lehtĂ«sohej rruga drejt Allahut. Pa dyshim. E kjo pra i mundĂ«sohet njĂ« herĂ« gjatĂ« njĂ« viti, dhe zgjatĂ« plotĂ« njĂ« muaj, pikĂ«risht nĂ« Ramazan.
A ka mundĂ«si qĂ« tĂ« ndodhĂ« edhe mĂ« shumĂ« se kaq? Jo vetĂ«m tĂ« prangohet shejtanĂ«t, por edhe tĂ« thĂ«rret meleku: âo synues i sĂ« mirĂ«s, eja!â dhe âo synues i sĂ« keqes, ndalu!â. Madje kjo tĂ« ndodhĂ« çdo natĂ«. Po, kjo ndodh, çdo natĂ« tĂ« Ramazanit.
Po të ngulfaturit në mëkate, e ata që moti e kanë harruar rrugën e Allahut, ata që para epsheve të tyre e kanë humbur çdo betejë, a ka mundësi që të përjetojnë falje në dynja dhe të pastrohen nga të këqijat para se të vdesin? Po, ata mund të amnistohen nga dënimi me zjarr. Sepse Allahu i Madhërishëm çdo natë amniston disa robër të Tij, por në Ramazan. Tregti e lirë dhe arritje e madhe, pa dyshim!
A ka ndonjĂ« vepĂ«r qĂ« mund tĂ« mĂ« shlyejĂ« mĂ«kate dhe tĂ« afrohem me tĂ« tek Krijuesi diç tjetĂ«r pos namazit? Po, sigurisht. KĂ«tĂ« mund ta arrish me agjĂ«rim. E Allahu e gradoi ditĂ«n e Ramazanit, duke e obliguar agjĂ«rimin e saj. AgjĂ«rimi ky adhurim i tĂ« gjithĂ« profetĂ«ve dhe popujve tĂ« mĂ«parshĂ«m. Ky adhurim qĂ« shkakton njĂ« erĂ« tĂ« gojĂ«s qĂ« pĂ«r Allahun Ă«shtĂ« mĂ« e dashur se aroma e miskut. Ky adhurim qĂ« shton lidhjen tonĂ« me Allahun, na bĂ«n ta njohim AtĂ« mĂ« mirĂ«, ta respektojmĂ« mĂ« shumĂ« dhe tâi bindemi mĂ« sinqerisht programit tĂ« Tij. Adhurim qĂ« na çon drejt âRejjanitâ derĂ«s sĂ« pĂ«rgatitur nĂ« xhenet enkas pĂ«r agjĂ«ruesit.
Agjërimi është një veprim që e bëjnë edhe krijesa të tjera për nevoja të ndryshme, por njeriu këtë vepër e bën me devocion dhe vetëm për afrim tek Allahu. Andaj edhe Allahu shpërblen ekskluzivisht dhe veçanërisht për të. Një ditë agjërimi sinqerisht për Allahun është shkak ta largojë njeriun nga zjarri për 70 vite!
Po natën si ta kaloj, si ta nderoj ramazanin edhe gjatë natës. Po, e ke rastin e artë. Këtë mund ta bësh me namazin e teravisë, namaz ky që është vullnetar, por për nga vlera dhe ndikimi në falje, nuk ia lëshon
rrugën vet agjërimit. Andaj nxito, mos përto e fale namazin e teravisë. Fale, por fale ngadalë e mos u nxito, sepse Allahu e do nga robi i tij një vepër, që kur e bën, e përsosë!
Ramazani i rrit veprat e rëndomta të mirësisë. Sunetet i shpërblen Allahu në të sikur farzet jashtë tij, kurse farzet sikur të ishin 70 farze jashtë tij. Frymëmarrja e agjëruesit është sikur të bënte madhërim ndaj Allahut!
Si mund ta shtyjë njeriu jetën e të arrijë shumë ramazana? Të bënte jetë të gjatë? Këtë e arrin edhe me një ramazan, sepse aty ka një natë që është më me vlerë se 1000 muaj. Ramazani në vete ka pra edhe Natën e Kadrit, natë në të cilën vizitohet toka nga engjëjt e sidomos nga Xhibrili. Ajo është nata e paqes. Nata e caktimeve. Por edhe nata e faljes.
Padyshim, i mjerë është ai që e nxë Ramazanin, por që nuk arrin këto tregti të lira të faljes!
Andaj shpejtoni e gatituni për mikun e shtëpisë, mikun e shpirtit, mikun e dynjasë e të ahiretit që ta presim sa më mirë e të dalim prej tij sa më fitues! Shfrytëzoje e mos e neglizho!