Libri im

Libri im Www.Libriim.net është hapsira më e re në intertnet për të porositur librin tuaj të preferuar.

"Presidenti është zhdukur" - Bill Clinton dhe James Patterson“Karakteret dhe ngjarjet në libër janë imagjinarë”. Botuesi...
23/12/2018

"Presidenti është zhdukur" - Bill Clinton dhe James Patterson

“Karakteret dhe ngjarjet në libër janë imagjinarë”. Botuesit e romanit thriller “Presidenti është zhdukur” janë kujdesur të vendosin shprehjen standarde, për të mos i lidhur ngjarjet dhe personazhet me ngjarje dhe emra konkretë, por kur njëri prej dy autorëve është ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zor të besosh se në të nuk ka edhe shumë të vërteta. Mbledhje, takime, telefonata, debate me tone të ngritura, strategjik veprimi…

Një roman krejt i veçantë në llojin e vet, një bestseller i padiskutueshëm për javë të tëra.
“Presidenti është zhdukur”, me autorë Bill Clinton dhe James Patterson, na fut në labirintet më të fshehta të drejtimit të një shteti. Dhe bëhet fjalë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Historia rrëfehet në vetë të parë. Është vetë Presidenti i SHBAve, pagëzuar nga autorët si Jonathan Lincoln Duncan, i cili futet në një aventurë që nis nga Shtëpia e Bardhë në takime të fshehta, kërcënime terroriste, në “rrëmbime”, për t’u kthyer sërish në sallën ovale dhe në fjalimin e radhës. Ajo që e bën interesant këtë libër nuk është stili i Patterson, një nga autorët e romaneve thriller më të sh*tur në botë, por disa detaje, disa nuanca, disa të dhëna, të cilat mund t’i ofrojë vetëm dikush që ka jetuar brenda Shtëpisë së Bardhë. Si një njeri që i ka provuar vetë ethet e pushtetit për dy legjislatura (1992- 2001), Clinton na fton të imagjinojmë se ç’do të thotë të ulesh në Sallën Ovale dhe të drejtosh vendin më të fuqishëm në botë, të përballosh presionet politike të brendshme dhe ato ndërkombëtare, të marrësh vendime të shpejta në situata të jashtëzakonshme, në interes të sigurisë publike, të mbash qëndrime diplomatike dhe të përballesh me problematika që nuk të vënë në rrezik vetëm karrierën, por edhe jetën: përballja me terrorizmin botëror, me ISIS, me krimin kibernetik…

Të gjitha këto na zbulohen faqe pas faqe në “Presidenti është zhdukur”. Edhe pse historia është e trilluar, mekanizmi se si funksionon drejtimi i SHBA-ve dhe sidomos masat që merren në raste ekstreme, me siguri janë të vërteta. Ndonëse flitet për një sulm kibernetik, i cili do të vinte në rrezik gjithë sigurinë e SHBA-ve dhe do të “gjymtonte” ushtrinë amerikane, mund të heqësh paralele mes tij dhe situatës së jashtëzakonshme të krijuar në 11 shtator të vitit 2001. Ndonëse në karrigen presidenciale nuk ishte Clinton, procedura është po ajo.

Në radhë të parë sigurohet Presidenti dhe stafi i tij. “Zëvendëspresidentja ka veshur të njëjtin kostum që kishte veshur dje. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, sytë e saj të kuq konfirmojnë mungesën e gjumit. Me sa duket, shefja e palodhur e kabinetit nuk ka shkuar në shtëpi mbrëmjen e kaluar. Ato ulen në një sallë konferencash, në qendrën e operacioneve, poshtë Shtëpisë së Bardhë, në dy skajet e një tavoline të gjatë. Zëvendëspresidentja do të kishte preferuar ta kishte zhvilluar takimin në zyrën e saj private në Krahun Perëndimor, por mbrëmjen e kaluar e kishin dërguar në bodrum si pjesë e protokollit për vijimësinë e punës së qeverisë dhe nuk gjen arsye t’i trazojë ujërat në këto momente”, shkruhet në kapitullin 44 të librit, që në mënyrë të tërthortë tregon masat e sigurisë për mbrojtjen e krerëve të shtetit. “Presidenti është zhdukur” është romani i parë i Clinton. Me gjasë, të tjera “sekrete” nga Shtëpia e Bardhë pritet të dalin në dritë.

"Origjina" - Dan BrownOrigjina është jashtëzakonisht krijues- romani më i shkëlqyer dhe më zbavitës i Dan Brown-it deri ...
13/09/2018

"Origjina" - Dan Brown

Origjina është jashtëzakonisht krijues- romani më i shkëlqyer dhe më zbavitës i Dan Brown-it deri më sot.

Bilbao, Spanjë

ROBERT LANGDON, profesor i simbologjisë dhe i ikonologjisë në Harvard, mbërrin në muzeun ultramodern Gugenhajm të Bilbaos për të qenë i pranishëm në një njoftim madhor - paraqitjen e një zbulimi që "do të ndryshojë përgjithmonë fytyrën e shkencës". Prezantuesi i mbrëmjes është Edmond Kirsh, një miliarder dhe futurist dyzetvjeçar, të cilin, zbulimet mahnitëse në teknologjinë e lartë dhe parashikimet e guximshme e kanë bërë një figurë të famshme globale. Kirsh, që kishte qenë një nga studentët e parë të Langdonit në Harvard para dy dhjetëvjeçarësh, po bëhet gati të shpallë një zbulim të madh të habitshëm- një zbulim që do t'u japë përgjigje dy prej pyetjeve fundamentale të ekzistencës njerëzore.
Sa fillon veprimtaria, Langdoni dhe disa qindra të ftuar të tjerë mbeten të magjepsur nga një prezantim krejtësisht origjinal- që Langdoni e kupton se do të jetë shumë më i debatueshëm nga sa e kishte përfyturuar më parë. Por mbrëmja e organizuar përsosurisht papritmas shndërrohet në kaos, dhe zbulimi i çmuar i Kirsh*t rrezikon të humbasë përgithmonë. I trullosur dhe i ndodhur përballë një kërcënimi të pashmangshëm, Langdoni detyrohet të bëjë një orvatje të dëshpëruar për t'u larguar nga Bilbao. Me të është Ambra Vidal, drejtoresha elegante e muzeut, që kishte punuar me Kirshin për të organizuar veprimtarinë provokuese.
Sëbashku ikin me ngut në Barcelonë në një kërkim të rrezikshëm për të gjetur vendndodhjen e fjalëkalimit kriptik, që do ta zbulojë sekretin e Kirsh*t.
Duke lëvizur në korridoret e historisë së fshehtë dhe të fesë ekstreme, Langdoni dhe Vidali duhet t'i shmangen një armiku të pamëshirshëm, fuqia e gjithëdijshme e të cilit duket se buron nga vetë Pallati Mbretëror i Spanjës... dhe i cili nuk do të ndalet para asgjëje për t'ia mbyllur gojën Edmond Kirsh*t. Duke ndjekur një gjurmë të ndriçuar nga arti modern dhe simbolet enigmatike, Langdoni dhe Vidali zbulojnë të dhëna që më në fund i çojnë ballë për ballë me zbulimin tronditës të Kirsh*t... dhe të vërtetën befasuese që nuk e kemi rrokur prej kohësh.

Çmimi 700 den
Bëjmë dërgesa me porosi deri në shtëpinë tuaj.

Address

Koroshishta
Struga
6330

Telephone

71937026

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Libri im posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share