Hadithe Nga Islami

Hadithe Nga Islami Bëjmë përmbledhjen e haditheve të fesë Islame

16/06/2022

Porosit e Muhammedit a.s
Porosia e 4

Porosia 4
Me këtë porosi Pejgamberi a.s na bën me dije se çdonjëri që kërkon në emër të All-llahut mos ta refuzojmë.
Prej Ibni Omerit r.a transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:

Kur dikush kërkon ndihmë në emër të All-llahut atë ndihmoje, kur lyp diqka në emer te All-llahut atij jepni, kush ju fton përgjigjuni ftesës së tij,
Kush ju bën ndonjë të mirë kompenzoni atij.
Po që se s’keni me çka të kompenzoni atëherë lutuni për të, ngase lutja do të konsiderohet kompenzim.
Transmeton Ebu Davudi dhe Nisaiu me sened të vërtetë.

16/06/2022

Porosit e Muhammedit a.s
Porosia e 3

Pejgamberi a.s. me këtë porosi na tërheq vëmendjen që të jemi të kujdesshëm e mos të na mashtrojë dunjaja.
Prej Ebu Seid El-Hudrit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:

Dunjaja është e ëmbël dhe e gjelbër. Në të vërtetë All-llahu juve ju ka bërë mëkëmbës në të, Ai ju përcjell, ju sheh se si punoni.
Andaj keni frikë dunjanë dhe frigohuni nga kurtha e grave sepse sprovimi i parë i Beni israilëve ka qenë prej grave.
Transmeton Muslimi.

15/06/2022

Porosit e Muhammedit a.s
Porosia e 2

Nga kjo porosi besimtari kupton se zullumqarin duhet penguar nga zullumi.
Prej Enesit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:

Ndihmo vellaun tënd kur ai ben dëm, ose kur i behet dëm. Një njeri tha: O i dërguar i All-llahut, do t’i ndihmoj kur i bëhet dëm, por si t’i ndihmoj kur ai bën dëm. Pejgamberi a.s. tha: Do t’a pengosh nga të bërit dëm (tjerëve), atëherë e ke ndihmuar dhe ajo është ndihma jote ndaj tij.
Transmeton Buhariu.

15/06/2022

Porosit e Muhammedit a.s
Porosia e 1

Pejgamberi a.s na bënë me dije se njeriu gjithmonë është nën kontrollin e All-llahut Fuqiplotë andaj ai nuk duhet të bëjë keq
Prej Ebu Derdasë r.a. transmentohet se Pejgamberi alejhis-selam i ka thënë:
Puno për All-llahun sikur ti e sheh Atë,numeroje veten në radhët e të vdekurve ,kij kujdes, mbrohu nga lutja e të demtuarit sepse kur i dëmtuari i lutet All-llahut kundër teje, lutjet e tij ngrehen tek All-llahu sikur flaka e zjarrit.
Transmeton Ibni Asakir prej ibni Derdasë.

13/06/2020

Frymëzimi Hyjnor
Umer Ibm Hattabi r.a (radij-Allahu anhu -Allahu qoftë i kënaqur me të) e ka dëgjuar profetin(alejhi selam) në minber dhe ka dëshmuar : “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë : “ Veprat shperblehen vetëm sipas qëllimit dhe secilit i takon vetëm aq sa ka patur për qëllim . Kështu, kushdo që shpërngulet nga vendi i vet për përfitime të kësaj bote apo për t’u martuar me ndonjë grua,shtegtimi i tij do të jetë për atë që ai u shperngul,”(1)

15/03/2017

Aishja,nëna e besimtarëve të vërtetë, r.a.(radij-Allahu anha / Allahu qoftë i kënaqur me të)tragon:"Harith Ibn Hishami r.a. e pyeti të Dërguarin e Allahut a.s.: "O i Dërguari i Allahut a.s.!Si të vjen ty Frymëzimi Hyjnor(Vahji)?" I Dërguari i Allahut a.s. iu përgjigj:"Disa herë më vjen si kumbimi i një zileje.Kjo formë është më e rënda.Pastaj kjo gjendje kalon pasi të kem hapur atë që më është shpallur.Nganjëherë meleku më vjen në formë njeriu dhe më flet dhe unë kap cdo gjë që ai më thotë."Aishja r.a. shton:"Vërtet, unë e kamë parë Pejgamberin a.s. t'i vinte Frymëzimi në një ditë shumë të ftohtë dhe t'i pikonte djersë nga balli, pasi i kishte mbaruar Frymëzimi."

14/03/2017

Aishja, nëna e besimtarëve të vërtetë , r.a., tregon : " Në fillim , Frymëzimi Hyjnor i erdhi të Dërguarit të Allahut a.s në formën e ëndrrave përgëzuese në gjumë. Sa herë që shihte ëndërr, ajo i vërtetohej qartë si drita e agimit të ri. Pastaj iu bë i dashur qëndrimi vetëm. Kështu, ai tërhiqej i vetmuar dhe mbullej në shpellën Hira, ku adhuronte (vetëm Allahun Një) pa ndërprejre për shumë net para se të kthehej te familja e tij. Ai gjithnjë e merrte me vete ushqimin për kohën e qëndrimit atje. Pastaj do të kthehej prapë te Hadixhja (bashkëshortja e tij )për të marrë përsëri të njëjtin ushqim, derisa, papritur i zbriti e Vërteta, kur gende në shpellën Hira. Kështu, atij i erdhi meleku dhe i tha: " Lexo! Me Emrin e Zotit Tënd i Cili ka krijuar (gjithcka) . Ka krijuar njeriun nga një copë e miksur gjaku . Lexo! Zoti yt është më i Begati Dhurues.' ( Kuran,96:1- 3).
Pasta i Dërguari i Allahut a.s. u kthye me Shpalljen dhe me zemër që i rrihte fort. Kështu shkoi te Hadixhja bint Huvejlid r.a. duke thënë: "Më mbulo!" Ata e mbuluan derisa i kaloi frika dhe pasta i tregoi Hadixher r.a. gjith c,i kishte ndodhur (dhe i shtoi): " Kam frikë se do të më ndodhë gjë." Ndërsa Hadixhja i tha: "Kurrë!(Betohem) për Allah! Allahu kurrë nuk do të të poshtërojë, sepse ti , me të vërtetë, mbanë lidhje të mira me farefisin,ndihmon të varfrit dhe i mban të këputurit,i pret mirë miqtë dhe u gjendesh pranë nevojtarëve në fatkeqësi. " Pastaj Hadixhja r.a. shkoi bashkë me të te djali i xhaxhait të sa, Varaka Ibn Neufel Ibn Esed Ibn Abdul-Uzza, i ciligjatë xhahilisë (periudha e errët e injorancës para Islame)ishte bërë i krishterë dhe shkruante hebraisht. Ai kishte shkruar pjesë nga Ungjili në hebraisht aq sa kishte dashur Allahu e tashmë ishte në moshë të kthyer dhe kishte humbur shikimin. Hadixhja r.a. i tha atij: " Varaka e pyeti: " O nipi im! Cfarë ke parë ?" I Dërguari i Allahut a.s. i përshkroi atij gjithcka që kishte parë. Varaka i tha:"Ky është i njëjti Naums(ai që ruan sekretet, meleku Xhibril a.s. i ngarkuar me dërgimin e Frymëzimit Hyjnor), të cilin Allahu ia ka dërguar Musait a.s.. Do të dëshiroja të isha i ri dhe të jetoja derisa populli ty të të përzë ty." I Dërguari i Allahut a.s. pyeti:" A do të më përzënë?" Ai u përgjig:"Po! Asnjëherë nuk ka ardhur burrë me (mesazh) si ky që ke sjellë ti pa u keqtrajtuar dhe po të të ndihmoja e do të të mbështetja ty fortë." Por nuk kaloi shumë dhe Varaka vdiq . Po kështu edhe Frymëzimi Hyjnor u ndërpre për pak kohë.

Shpresoj që tju pëlqej :) :) :)

13/03/2017

Shkojm me Hadithin e parë
Umer Ibn Hattabi r.a.(radij-Allahu anhu - Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon : " E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë :" Shpërblimi i veprave varet nga qëllimi që ka pasur cdonjëri dhe gjithsecili do e marrë shpërblim në përputhje me qëllim që ai ka pasur. Kështu, kushdo që shpërngulet për përfitime të kësaj bote apo për t'u martuar, shtegtimi i tij do të jetë për atë që ai u shpërngul.

Address

Skopje
1000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hadithe Nga Islami posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category