21/12/2016
Atjonit, në dy vjetorin e ikjes nga kjo jetë në mënyrë tragjike,duke i shprehur sërish ngushëllime Visarit dhe gruas së tij!
ATJON ZHITIT
Loti u bë dhimbje e dhimbja u bë lot
Me kaçurrela resh të zeza,
E borë fisnikërie mbi kokën e bukur,
U bë ëndërr e ndërprerë në mes,
U bë zhgënjim që qan,
Por ç'është loti im,lotët tanë, para lotit tënd,
Ç'është dhimbja ime e dhimbjet tona,
Para dhimbjes tënde Visar,
Shpirt i dhimbjes, i lotit, i dashurisë,
E i qëndresës së Spaçit,
Për gjithë njerëzit e prangosur,e jo më për
Të vetmin filiz të blertë,
Që bleronte në shpirtin tënd
Të përvuajtur mundimesh,
Për të vetmin bir që të fali shpresa
Për vazhdimin e jetës?!
Të qajë gjithçka që,
Frymon e gjallon në këtë bote,
Sot është pak!
Zërat tanë duhet të shndërrohen
Në erëra që klithin e ulërasin me kuje
Ndër shpirtra qiejsh,
Në kambana që përhapin,lajmërojnë,
E respektojnë këtë humbje pa fund!
Me lotët tanë duhet të krijojmë
Një liqen të ri dashurie e ta quajmë Atjon!
Salerno 21.12.2014.
Miltiadh Davidhi.Modena.