Botimet Living

Botimet Living Botimet Living ka si qëllim të jetë sa më pranë shijeve dhe preferencave të lexuesit, duke i ofruar letërsinë më të mirë.

Botimet Living e nisi veprimtarinë në nëntor 2014. Qëllimi i saj është të qënët sa më pranë shijeve dhe preferencave të lexuesit, duke i ofruar letërsinë më të mirë. Living sjell për lexuesit shqiptarë librat bestseller duke përmbushur kërkesat e tyre referuar letërsisë bashkëkohore. Botimi i parë nga Living është “200 Receta” nga Linda Fishta, një botim krejtësisht origjinal i kësaj shtëpie botue

se, me përmbajtje dhe prodhim unik. “Mënyra më e lehtë për të lënë duhanin” dhe “Humb në peshë tani” erdhën më pas, nga Botimet Living, guida për një jetë të shëndetshme dhe plot energji. Librat që kanë ndryshuar jetën e mijërave njerëzve anë e mbanë botës, janë tashmë në duart e lexuesve vendas.
“Rregullat e Gotit”, historia e Xhon Alites dhe rënia e mafias amerikane është botimi i rradhës i cili u mirëprit nga lexuesit. Romani “Cranford - Qyteza e Zonjave të fisme”, një portret i provincës së Anglisë së shekullit 19-të, si dhe një sërë titujsh bestseller të New York Times, erdhën në shqip nga Living si “Girlboss”, “Vajza e Pirenejve” dhe “Shpirt i egër”. “5 rregullat e dashurisë” ka qenë një tjetër botim i mirëpritur nga lexuesit, një guidë drejtuar dashurisë së përhershme dhe transformimit të martesave pas njohjes me gjuhët e dashurisë. Jo vetëm kaq, por tituj të tjerë janë botuar në kuadër të të jetuarit bukur, si Festat me Living”, kushtuar një dhjetori magjik. Shumë tituj të tjerë premtojmë për lexuesit tanë!

Në këtë galeri gjeni 15 librat më të sh*tur të marsit. Cilët keni lexuar? 🤗
02/04/2026

Në këtë galeri gjeni 15 librat më të sh*tur të marsit. Cilët keni lexuar? 🤗

02/04/2026

Nëse e hap këtë libër, nuk do të mbetesh më i njëjti.🤍

Pas një kohe të gjatë mungese, rikthehet një nga thesaret e letrave shqipe.✨“Shkëlqim i rremë” nga Dhurata Bozdo vjen së...
01/04/2026

Pas një kohe të gjatë mungese, rikthehet një nga thesaret e letrave shqipe.✨“Shkëlqim i rremë” nga Dhurata Bozdo vjen sërish për lexuesin, një libër i çmuar që mbart kujtesë, ndjesi dhe vlera që nuk zbehen me kohën. Nga sot, në të gjitha libraritë.

“Shkëlqim i rremë” është një befasi letrare e mesit të viteve ‘70, e cila, me subjektin, personazhet dhe idetë e saj, na kthente rreth dyzet e pesë vjet pas, në një Tiranë krejt të ndryshme nga ajo që njihnim dhe na bënte ta jetonim!

“Të tria romanet, - shkruan Nasho Jorgaqi, - kanë të përbashkëta mjedise të Shqipërisë së Mesme, sidomos të Tiranës. Ato përshkojnë harkun kohor nga viti 1930 deri në vitin 1944, e në vijim deri në vitin 1955, dhe përmbajnë kronikën e jetës shoqërore dhe politike të shoqërisë së asaj periudhe.”

“Shkëlqim i rremë” qëndron në vitet ‘30. Në qendër ka dashurinë e dy të rinjve, Merushes dhe Fatmirit, por, përveç kësaj linje romantike, e cila pëson goditje të forta, kemi para syve një tablo të gjallë së jetës së Tiranës në ato vite. Ecim në rrugët e saj dhe shohim makinën luksoze me të cilën lëviz Seit beu, hyjmë në sallonet e të pasurve dhe të të fuqishmëve, ku dëgjojmë biseda politike apo ekonomike, ku na zë veshi edhe ndonjë intrigë a komplot, takojmë gra të mësuara e të oksidentalizuara, por të pakta në numër...

Më bën përshtypje, si të gjithë lexuesve të Dhurata Bozdos, thellimi psikologjik i personazheve, sado të kundërt e të ndryshëm nga njëri-tjetri. - Diana Çuli

Takimi radhës i Klubit të Leximit “Living” do të na çojë në botën misterioze të "Kushërira ime, Rejçëlli" nga Daphne du ...
01/04/2026

Takimi radhës i Klubit të Leximit “Living” do të na çojë në botën misterioze të "Kushërira ime, Rejçëlli" nga Daphne du Maurier. Lexojeni dhe ejani ta zbërthejmë së bashku.💌

01/04/2026
Si jeni me parashikimet?🙈 Presim komentet tuaja.⚽️
31/03/2026

Si jeni me parashikimet?🙈 Presim komentet tuaja.⚽️

Autorja e librit shkruan: “Kam dërguar disa kopje të librit në një burg grash, pasi mësova që kopjen e vetme po e kaloni...
31/03/2026

Autorja e librit shkruan: “Kam dërguar disa kopje të librit në një burg grash, pasi mësova që kopjen e vetme po e kalonin dorë më dorë për klubin e tyre të librit. Vjet takova një grua që më kërkoi të firmosja kopjen e saj dhe më tha se e merrte librin në çdo seancë kimioterapie. Kam takuar njerëz që pasi e kanë lexuar, kanë lënë pas marrëdhëniet abuzive, alkoolin dhe kanë ndjekur arsimin e lartë.

Kam dëgjuar që terapistët ua këshillojnë pacientëve, profesorët nxënësve. E kanë lexuar njerëz nga mosha 9 deri 98 vjeç. Kam dëgjuar nga njerëz që jetojnë në fshatra të largët, fëmijët e refugjatëve, muzikantë, udhëheqës, togerë dhe nga të tjerë që nuk më kishte shkuar mendja kurrë, që kanë gjetur një copëz të vetes në faqet e këtij librit.

Nuk e kisha menduar kurrë që njerëz të tillë do të frymëzoheshin nga një libër i imi, por kam kuptuar se pavarësisht se sa ndryshojmë nga njëri-tjetri, diçka brenda nesh është e njëjtë.

Ky libër ka katër vjet që është botuar dhe është sh*tur me mijëra kopje e përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë, por janë pikërisht eksperiencat e lexuesve që më japin më shumë zemër.

Një artist nuk kërkon më shumë se kaq.

Shpresoj që nëse ky libër është për ty, të të gjejë sa më shpejt.

Dhe pastaj, asgjë nuk do të jetë si më parë!”🤍

Një rrëfim sfidues për tradhtinë, për dashurinë, për xhelozinë dhe për sekretet që mbart çdo familje. E keni lexuar?💌
30/03/2026

Një rrëfim sfidues për tradhtinë, për dashurinë, për xhelozinë dhe për sekretet që mbart çdo familje. E keni lexuar?💌

Nga minierat e kripës në Endovier, te kështjella prej xhami e Adarlanit, deri te Fortesa e Mjegullt; tre libra, një vras...
29/03/2026

Nga minierat e kripës në Endovier, te kështjella prej xhami e Adarlanit, deri te Fortesa e Mjegullt; tre libra, një vrasëse dhe një fat që errësohet gjithnjë e më shumë. ✨

PASAZH NGA LIBRI "NET TË BARDHA" 🤍Qielli yt qoftë i kthjellët, buzëqeshja jote qoftë e ndritshme dhe e paqtuar dhe qofsh...
28/03/2026

PASAZH NGA LIBRI "NET TË BARDHA" 🤍

Qielli yt qoftë i kthjellët, buzëqeshja jote qoftë e ndritshme dhe e paqtuar dhe qofsh e bekuar për atë çast lumturie të hareshme që i dhurove një zemre tjetër, të vetmuar dhe mirënjohëse! O Zot, ç’ndjesi të përjetosh një çast aq të lumtur! Pak është kjo për një jetë njeriu?

"Bëhu drita që ke lindur të jesh”, libri që zgjon kujtesën e dritës brenda teje.✨Ky libër nuk është për t’u lexuar, por ...
27/03/2026

"Bëhu drita që ke lindur të jesh”, libri që zgjon kujtesën e dritës brenda teje.✨

Ky libër nuk është për t’u lexuar, por për t’u përjetuar. Ai është fryma që zgjon kujtesën e dritës brenda teje dhe të kujton se ke qenë gjithmonë më shumë se trup, më shumë se mendje, ke qenë një qenie që mban universin në frymëmarrjen e vet.

Metoda Envilight lindi në takimin mes urtësisë së lashtë dhe ndjeshmërisë së re të kohës, aty ku energjia dhe vetëdija bashkohen në artin e rikthimit te burimi. Ajo nuk predikon, por të ngre në frekuencë; nuk udhëzon nga jashtë, por ndez flakën e brendshme të krijimit që gjithmonë ka qenë aty.

Gjendesh përpara fillimit të një udhëtimi shumëdimensional, një sërë portash që hapen njëra pas tjetrës, duke të çuar përtej mendjes, kohës dhe trupit, drejt dimensionit ku gjithësia shpalos veten përmes njeriut.

Porta e Parë, çakrat, është çelësi i kësaj hapësire: aty ku çdo frymëmarrje bëhet urë, çdo ndjesi kod shpirti, dhe çdo qelizë memorie e harmonisë hyjnore.

Evis Zajmi dhe Engjëll Qato janë themeluesit e metodës Envilight: një urë midis urtësisë së lashtë dhe vetëdijes së re, që fton njeriun të rikthehet te drita e vet.

Address

Rruga E Qelqit
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Botimet Living posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Botimet Living:

Share

Category