Librari RING Center

Librari RING Center Te gjithe librat me -20%

07/02/2023
12/03/2021
Te gjitha -20% posta falas ne Tirane
12/03/2021

Te gjitha -20% posta falas ne Tirane

12/12/2020
Librat me te kerkuar te momentit!
29/04/2020

Librat me te kerkuar te momentit!

Nga dritaret me xham të dyfishtë të apartamentit të saj në Reikjavik, një grua e moshuar vështron jetën nga e cila tanim...
17/05/2019

Nga dritaret me xham të dyfishtë të apartamentit të saj në Reikjavik, një grua e moshuar vështron jetën nga e cila tanimë ndihet e përjashtuar. Një jetë e vrullshme dhe e zhurmshme, që vazhdon ta tërheqë, të ngrejë pyetje e t'i ushqejë urinë për të tjera ditë, si dhe dëshirën e saj për të qenë pjesë e së tashmes. Ajo është e ve, ka fëmijë që e duan, por që prej kohësh ndjekin jetën e tyre. Monotonia e ditëve të saj thyhet kur hyn në skenë një burrë, i cili, pa drojë, e miklon dhe e kërkon, duke e bërë të ndjejë edhe një herë dalldinë e dëshirimit dhe të përkrahjes. Por, a është e pranueshme, e dëshirueshme apo edhe e mundur, tek e fundit, të dashurohesh në moshën e saj?!
Çfarë mund t'u ofrojë dashuria dy jetëve vetmitare në zgrip të tyre?
Pse pasioni i të moshuarve mbetet tabu, edhe në sytë e miqve dhe të familjarëve, diçka që duhet mohuar ose kritikuar si një tekë?
"Pas xhamit të dyfishtë" është një këngë dashurie delikate për gjallërinë e shpirtit, që nuk i bindet vyshkjes së trupit, një rrëfim poetik e i ndjeshëm për largësinë e panevojshme që krijohet mes brezave, si dhe thekson se ndjenjat nuk plaken kurrë.!!! (...)
"Pas xhamit të dyfishtë" nga Halldóra Thoroddsen .
Çmimi 500 lekë
Na gjeni tek Ring Center kati 4 pranë lojërave.
Iu mirëpresim!!

TË BËHESH MICHELLE OBAMAGjinia: BiografiViti i botimit: 2019Përktheu: Ledia AgolliNr. faqe: 448ISBN: 978-99943-0-573-5Çm...
09/05/2019

TË BËHESH MICHELLE OBAMA
Gjinia: Biografi
Viti i botimit: 2019
Përktheu: Ledia Agolli
Nr. faqe: 448
ISBN: 978-99943-0-573-5
Çmimi: 1800Lekë
Ka ende shumë gjëra që nuk i di për Amerikën, për jetën, për atë çka e ardhmja mund të të sjellë. Por njoh mirë veten time. Im atë, Fraser-i, më pati mësuar të punoj fort, të qesh shpesh dhe ta mbaj fjalën. Ime ëmë, Marian-a, më pati mësuar si të mendoj me kokën time dhe si ta përdor zërin tim. Së bashku, në apartamentin e tejmbushur të Anës Jugore të Çikagos, më ndihmuan të zbuloja vlerat në historinë tonë, në historinë time, në historinë më të madhe të Amerikës. Edhe kur nuk është e bukur apo e përsosur. Edhe kur është më e vërtetë nga ç’do të doje të ishte. Historinë tënde e mbart me vete, do ta mbartësh gjithnjë me vete. Është diçka që duhet ta zotërosh tërësisht e të mos e harrosh kurrë.



Portreti intim dhe mbresëlënës i zonjës së parë të SHBA-ve, e cila ka frymëzuar botën.



Kur ishte vetëm një vajzë e vogël, e gjithë bota e Michelle Robinson-it ishte e mbyllur brenda Anës Jugore të Çikagos, aty ku ajo dhe i vëllai, Craig-u, ndanin së bashku një dhomëz në apartamentin e vogël të familjes dhe luanin ekakusheka në park. Pikërisht në këtë vend, prindërit e saj, Fraser dhe Marian Robinson-i, e mësuan të fliste haptas dhe të mos kishte frikë. Por shumë shpejt jeta e çoi tepër larg, nga sallat e Princeton-it, ku mësoi për herë të parë se çfarë nënkuptonte të ishe në një dhomë e vetmja grua me ngjyrë, deri te rrokaqielli ku punoi si avokate e fuqishme tregtare dhe ku, mëngjesin e një dite vere, një student i Juridikut me emrin Barack Obama, hyri në zyrën e saj dhe ia shpartalloi të gjitha planet.



Në këtë libër, për herë të parë, Michelle Obama përshkruan fillimet e martesës, vështirësitë për të gjetur një ekuilibër mes karrierës, familjes dhe ngjitjes së vrullshme të të shoqit në politikë. Na zbulon debatet e tyre lidhur me mundësinë për të konkurruar për presidencën e Shteteve të Bashkuara dhe na rrëfen për popullaritetin që përjetuan dhe për kritikat që morën përgjatë fushatës elektorale. Me finesë, sens humori dhe një sinqeritet të pazakontë, Michelle Obama përshfaq gjithë jetën e një familjeje që, krejt befasisht, u ndodh nën dritat e projektorëve dhe përballë gjithë botës, si dhe tetë vitet më domethënëse në Shtëpinë e Bardhë, ku ajo e njohu më mirë vendin e saj, por edhe vendi i saj e njohu më mirë atë.

Becoming – Të bëhesh, na shoqëron në një udhëtim nga kuzhinat modeste të Jovas te sallat e ballos në Buckingham Palace, nëpër çaste dhimbjesh therëse dhe provash qëndrueshmërie këmbëngulëse, duke na zbuluar shpirtin e një gruaje të veçantë dhe revolucionare, e cila lufton për t’u ndjerë mirë me veten, plotësisht e zonja për të vënë gjithë forcën dhe zërin në shërbim të idealeve më të larta.

Duke rrëfyer me ndershmëri dhe kurajë, Michelle Obama na vë përpara një sfide: cilët jemi në të vërtetë dhe çfarë dëshirojmë të bëhemi?

Michelle Robinson Obama ka qenë zonja e parë e SHBA-ve nga viti 2009 deri në 2017. Pas diplomimit në universitetet Princeton dhe Harvard, filloi karrierën si avokate në Çikago, në studion Sidley & Austin, ku takoi edhe burrin e saj të ardhshëm, Barack Obama-n.

Në vijim, gjithnjë në Çikago, punoi në zyrën e kryebashkiakut, në universitet dhe spitalin e të njëjtit institucion. Ndërkaq themeloi seksionin lokal të Public Allies-it, një organizatë jofitimprurëse në ndihmë të formimit të të rinjve për karrierë në sektorin publik. Michelle dhe Barack jetojnë aktualisht në Uashington dhe kanë dy vajza, Malia-n dhe Sasha-n.

Address

Tirana Ring Center
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 09:00 - 21:00
Tuesday 09:00 - 21:00
Wednesday 09:00 - 21:00
Thursday 09:00 - 21:00
Friday 09:00 - 21:00
Saturday 09:00 - 21:00
Sunday 09:00 - 21:00

Telephone

+355675848860

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Librari RING Center posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share