25/07/2026
SEL D’ARGENT – BDK Parfums 🌊✨
Ka aroma që nuk i vesh… i përjeton.
Perëndimi mbi det, kripa që mbetet mbi lëkurë pas një noti të fundit, flladi i freskët që sjell aromën e fiqve dhe qetësinë e mbrëmjes.
Sel D’Argent është një parfum unisex me karakter të pastër, muski dhe detar, që të mbështjell me elegancë dhe freski. Një aromë që të kujton fundin e një dite perfekte vere dhe të bën ta mbash atë ndjesi gjatë gjithë vitit.
🌊 I freskët. Elegant. Sensual.
🤍 Për femra dhe meshkuj.