18/02/2024
Jepni mendimin tuaj pa ofenduar!
Kjo është historia e një vajze 24 vjeçare të cilën i vëllai ka tentuar disa herë t'a përdhunojë që në moshën 13 vjeçare, dhe që gjithmonë fajësohet për diçka s'e ka bërë. Qëkur ka qenë e vogël, ka qenë e mënjanuar nga prindërit, pothuaj asnjë dëshirë nuk i plotësohej, nqs do i plotësohej një dëshirë, do ishte pas shumë lutjeve, të përgjëruari, lotëve nga ana e saj. Ndërkohë i vëllai, i plotësohej çdo dëshirë që kishte. Vëllai e rrihte shumë të motrën, aq sa asaj i fryheshin sytë nga të qarët. Kur ktheheshin prindërit në shtëpi, nuk i flisnin djalit, ama nëse vajza guxonte t'a ngrinte dorën ndaj djalit, i'a thyenin atë dorë. Vajza lutej me ditë të tëra, tërë vitin që për ditëlindje ti bënte mamaja një ëmbëlsirë me niseshte, qumësht e biskota.Jo se ajo s'e bënte dot vete, por e donte nga mamaja. Mamaja nuk pranonte, vajza i lutej shumë herë. Ndërkohë djali sa i thoshte mamasë për diçka ajo i'a bënte në moment. Vite më vonë, vajza shkon në shkollë në qytet. E mërzitur pasi ishte larg familjes, në njerëz pothuaj të panjohur. Pas një viti e gjysmë, kur vajza mbaron klasën e 7, kthehet në fshat për pushimet verore. Një ditë e ëma e dërgon bashkë me vëllain tek halla e tyre në lagjen tjetër. Kur po ktheheshin pasdite, halla i dërgoi në kopshtin e saj për të mbledhur, spinaq, lëpjetë për byrek. Kur po ngjiteshin afër kopshtit, vajza ishte para të vëllait, ai e kap nga krahu i afrohet nga pas dhe i thotë, të t'a fut pak nga pas. Vajza e tmerruar me një dridhje që i përfshiu gjithë trupin, iu kthye të vëllait. I tha mos guxo se do t'i them babit. I vëllai e merrte me të mirë të motrën pasi kishte frikë se mos merrnin vesh gjë prindërit. Kjo gjë vazhdoi disa herë, vajza po flinte në divan, ishte vetëm në shtëpi, se dinte se i vëllai do kthehej aq shpejt dhe po flinte në divan. Kishte veshur një fustan të verdhë të gjatë deri pak më poshtë gjurit. I vëllai avash avash fillon t'i ngrejë fustanin, vajza çohet e trembur, dhe ai i thotë se donte vetëm t'a mbulonte. Njëherë tjetër ajo po priste prindërit të ktheheshin, sigurisht i vëllai erdhi para tyre. Ajo po i priste në oborr, kur pas saj erdhi i vëllai dhe befas donte t'i zhvaste bluzën. Ajo e shtyn dhe ikën me vrap në oborr dhe del jashtë tek porta. Ajo kishte shumë frikë t'u thoshte prindërve pasi e dinte me siguri se nuk do t'a besonin. I vëllai tashmë mendoi diçka tjetër. Një natë kur ajo flinte, ai shkon dhe i futet në krevatin kur flinte ajo. Fillon e prek në pjesë të trupit. Vajza zgjohet e trembur dhe i vëllai përsëri i thotë se erdhi për t'a mbuluar. Vajza atë natë s'ka fjetur fare. Kjo gjë ka ndodhur për disa net me rradhë. Vajza vendos krevatin e saj në dhomën e prindërve. Dhe vazhdon të flejë me prindërit në dhomën e tyre. Më vonë mbaron shkollën, vëllai vazhdonte përsëri avazet e vjetra. Vajza kishte dhe probleme me ciklin. Ajo dyshonte se mos ishte shtatzënë. Kishte frikë se mos vëllai i saj mund t'i ishte futur në krevat dhe ajo mos t'a kishte ndjerë. Rrinte pa ngrënë, nuk hante asgjë çfarë i hahej pasi mendonte se ishte nepsi i shtatzënisë dhe donte të dështonte fëmijë. Rrinte pa bukë me ditë të tëra. Kishte makthe, dhe në ëndërr i dilte ajo gjë. I neveritej vetja. Piu ilaçet e hallës që i kishte të zemrës, por nuk i ndodhi asgjë. Në vitin 2017, ajo vendos të largohet nga shtëpia. Shkon te shoqja e saj në Lipë. Shoqja i tregon policisë se ku ishte ajo, dhe hiqej sikur nuk dinte gjë. E bind vajzën të dorëzohet dhe ashtu ndodhi. Vajza dorëzohet në polici, e plagosur në shpirt, e këputur pa fuqi. Aty tregon gjithçka. Por vëllai u kërkon shefit të policisë dhe psikologes që të më bindin mua të mos tregoja gjë. Ai e dinte dobësinë time për shkollën. Arritën të më bindin se do me lejonte të vazhdoja shkollën, dhe se babi im ishte sëmurë. E detyruar nga rrethanat, pranoi me gjysmë zemre, pa e ditur se ato çfarë e prisnin me vonë do ishin me keq se ajo që kish kaluar. Vëllai i saj u mbush mendjen njerëzve se e motra kishte ikur te dashnori i saj dhe gjoja i'a hodhi fajin të vëllait. Askush nuk e ka besuar vajzën e gjorë kur përpiqej me gjithë shpirt të shfajësohej.As prindërit e saj, askush. Çdokush mendon se ajo është kurvë, kur ajo akoma s'ka patur puthjen e parë apo marrëdhënien e parë dhe pse është 24 vjet.Ajo ka tmerr ti afrohet dikush, çdokush që përpiqet t'i afrohet apo t'a prekë i duket sikur do t'a përdhunojë.Ajo është më trauma të rënda që dhe pas 11 viteve. Kanë kaluar 7 vjet nga dita që ajo u largua nga shtëpia, për të kanë qenë 7 vite të zeza. Çdo i afërm i saji se do.Duan të vëllain, vajzën e përbuzin.Zuri punë, kishte shokë te puna por zor se i afrohej, kishte frikë se mos i ndodhte e njëjta gjë Frika e pengonte gjithmonë. Kur e kuptoi e ëma nuk e lejonte as dhe të kishte shokë. Madje i thoshte atij djalit që ajo e shante në shtëpi dhe i kish thënë fjalë të tmerrshme.Djali e besoi dhe pse vajza shfajësohej pasi ajo s'dinte gjë fare.Ra në dashuri me dikë për të cilin ajo nuk është e sigurt nëse ai do e dojë po njësoj apo thjesht do tallet me të.
Se lejon e ëma t'a marrë pasi e para me preteksin se ai pi raki por ajo do dikë me gjendje ekonomike të mirë që t'i dërgojë herë pas herë gjëra. Gjithmonë e ka krahasuar me të tjera. Asnjëherë s'ka qenë e kënaqur prej saj. Vajza sheh me zili mamatë e tjera me vajzat e tyre sa mirë shkojnë. Tezja dhe mamaja i thanë se kur të lindte fëmijë, ato do t'u thonin që mos t'a donin fare, dhe e ëma I tha që kur ajo të vdesë, vajzën të mos e pranonte askush në varrimin e nënës së saj. Mamaja e saj e urren me shpirt. Ajo nuk ndjen me dashuri për familjen e saj. Mendon se është e keqe pasi ç'është ajo që nuk do familjen. Por ç'është ajo familje që s'e kupton problemin e vajzës vetem për hir të mentalitetit. Vajza u semur nga ankthi kronik. Ata nuk donin t'i merrnin ilaçe, i thoshin i ke shtirje. Vajza kishte nevojë të dilte në ajër të pastër pasi i dukej sikur i merrej fryma. Nuk e lejonin, vajza i kalonte krizat e ankthit në heshtje. Pa ilaçe, pa mbështetje. Të vetmet ilaçe që ka marrë ka qenë kur filloi punën dhe i ka marrë me lekët e saj, pastaj mësoi të mos ishte e varur nga ilaçet. I vëllai i sëmur si ajo. Atij ja merrnin ilaçet të gjitha dhe pse ai nuk ishte aq rëndë. E trajtonin shumë mirë kujdeseshin sikur kishte sëmundje të rëndë.
Prindërit e saj çdo gjë i'a llogarisnin, sa harxhonin për shkollën saj, ndaj ajo kursente në maksimum, per të vëllain as që ziheshin në gojë këto gjëra. Çdo gjë që kishte dëshirë ai do t'a kishte se s'bën. Çdo gjë që ajo vajzë ka tani e ka me forcat e saj, telefonin e ka blerë vetë, çdo rrobë, këpucë ajo i ka blerë me paratë e saj. Ajo e do shumë atë djalë por nuk e di nëse dhe ai e do. Ka frike se nëse martohet do jetë si në shtëpinë e saj, e papërfillshme nga njerëzit. Ka frike se nëse do e marrë vesh djali që ajo do ai do t'a përbuzë si familja e saj. Ka frike se sdo jetë mama e mirë. Nuk do kurrsesi ti ngjajë prindërve të saj pasi nëse bën fëmijë s'do we t'i bëjë të vuajë. Nuk do të ketë djalë pasi mendon se nëse bën vajzë do t'i ndodhë e njëjta gjë si asaj.