Kjo është faqja zyrtare e Delta Group
________________________________________________
Delta Group përbëhet nga kompanitë Delta, Dast, Delta Home, Thermoswiss dhe Deutschcolor. Historiku
Odiseja e Delta Group nis me kompaninë Delta Sh.a e cila startoi aktivitetin e saj në vitin 1996 në qytetin e Elbasanit. Gjithçka filloi me dëshirën për hapjen e një dyqani modest pllakash dhe paisjes
h hidrosanitare dhe ashtu ndodhi. Falë një pune shumë të mirë e serioze, si dhe të një shërbimi cilësor, Delta filloi të rritet si në sasi dhe në cilësi. Në vitin 1998, në Elbasan nis ndërtimi i një showroom-i dhe magazine, e shoqëruar gjithashtu dhe nga një ekspozitë moderne e asaj kohe, e pasur në artikuj të ndryshëm për nga cilësia dhe çmimi. Ndërtimi i tyre përfundoi brenda vitit 2000. Gjatë kësaj kohe Delta paraqitet denjësisht, duke i ofruar klientëve produkte të një cilësie shumë të lartë, falë bashkëpunimit me firma nga më prestigjioze të perëndimit si: Saloni Ceramica, Hispania Ceramica, Dualgres, Cera Casa Bestile,Cerpa etj duke tërhequr kështu vëmendjen e klientelës e për rrjedhojë rritjen e menjëhershme të saj. Në vitin 2001 Delta zgjeroi aktivitetin e saj në Tiranë duke hapur një ekspozitë të re dhe një magazinë në Rr.”Jordan Misja”. Prezantimi i produkteve nga më cilësoret rriti ndjeshëm numrin e vizitorëve dhe të klientëve potencialë, të cilët tashmë u njohën më nga afër me produktet më të reja të markave më të mira ndërkombëtare. Kjo edhe falë punës së kujdesshme dhe të përkushtuar të stafit të Delta. Gjatë vitit 2005 aktiviteti i kompanisë vazhdon rritjen e vet duke shtuar në gamën e produkteve llojshmëri, cilësi dhe sasi, krahas rritjes së bashkëpunimit me kompanitë e huaja. Kështu Delta prezantohet në këtë mënyrë edhe më dinjitoze në treg. Rritja e produkteve të ofruara prej saj si dhe shërbimi cilësor ofruar klientëve, bëri që interesimi i tyre ndaj Delta-s të rritej edhe me tepër. Tashmë klientelës së Delta-s ju afruan kompani e firma të mëdha ndërtimi në Shqipëri, duke përzgjedhur për punimet e tyre produktet e saj bazuar tek cilësia e tyre e lartë. Gjatë periudhës 2006-2007 Delta nis ndërtimin e një magazinë dhe ekspozite në qytetin e Durrësit, duke shtrirë kështu aktivitetin e saj edhe pranë këtij qyteti. Kësaj herë duke rritur edhe më tepër sasinë, llojshmërine dhe cilësinë e produkteve si dhe ekskluzivitete e fabrikave lider në botë si: Keraben, Dualgres, Stn Ceramica, Ceramica Myr, Ibero Porcelanico, Marazzi, Ragno, Elmolino Ceramicas,Tau Ceramica, Navarti, Ceramicas Mimas, Hansgrohe, Duravit, Geberit, Schell, Gsg, Expokro Sanibano, Hidra Ceramica, etj. Ndërkohë për të qenë sa më afër shijeve dhe kërkesave, përmirësim të dukshëm pati dhe shërbimi i përkujdesur e i përkushtuar ndaj klientëve. Në vitin 2009 Delta hap dy ekspozita të reja në qytetin e Tiranes: Delta në zonën e ish Bllokut, si dhe ekspozita dhe magazina e Delta në Laprakë, në hyrje të Tiranës. Në këtë mënyrë duke ju ofruar klientëve të kryeqytetit produkte cilësore dhe bashkëkohore. Në dhjetor 2012, Delta hap në qytetin e Sarandës, një tjetër ekspozitë dhe magazinë bashkëkohore. Në muajin Korrik 2013 u bë hapja e ekzpozitave me produkte të shumëllojshme në treg në qytetin e Fierit dhe në Tiranë. Showroomi i rradhes i delta dhe delta home do te permbushte kerkesat e qytetit te Korces duke filluar nga Tetori i 2017.
____________________________________________________________
DAST sh.a
Dast sh.a, pjesë e Delta Group, është një konsorcium gjermano-shqiptar themeluar në Janar 2008. Duke u rritur shpejt Dast ka zënë një pozitë udhëheqëse në Shqipëri dhe një njohje të gjerë në Ballkan e me gjerë. E gjitha kjo, falë ndërthurjes së përvojës, teknologjisë, njohjes së thellë të tregut, aftësive të spikatura sipërmarrëse dhe potencialit financiar. Kompania jonë, i është dedikuar strategjisë së zhvillimit dhe inovacionit teknologjik. Portofoli i produkteve Dast përfshin që nga ngjitësit e pllakave, te mbushësit e fugave, veshjet dekorative, llaçrat, rifiniturat, produktet me bazë gipsi, autonivelantët, hidroizoluesit, e deri tek silikonët, pastruesit acidë, rrjeta, shiritë dhe aksesorë të tjerë, të aplikueshëm në shtrimin e pllakave, veshjeve dekorative të mureve, realizimin e finiturave, ngjitjen e tullave dhe blloqeve të ndryshme në mure, mbushjen e mureve të tullës dhe blloqeve, rrafshimin dhe nivelimin, si dhe hidro-izolimin e sipërfaqeve horizontale dhe vertikale, në mjedise të brendshme dhe të jashtme në kushte atmosferike të ndryshueshme. Kompania Dast sh.a ka krijuar Dast Academy, e cila është akademia e parë në Shqipëri dhe rajon që zhvillon kurse trajnimi/seminare në fushën e ndërtimit. Në mbështetje të industrisë së ndërtimit kjo akademi ofron një gamë të gjerë programesh certifikimi dhe diplomimi përmes bashkëpunimit profesional me partnerë të njohur jashtë Shqipërisë. Për të gjithë pjesëmarrësit në këto seminare Dast Academy lëshon certifikata që dëshmojnë përfitimin e njohurive të marra, si dhe nëpërmjet tyre Dast sh.a ofron garanci të plotë për përdorimin dhe aplikimin e produkteve të saj. Dast Academy ka organizuar seminare në të gjithë Shqipërinë, por jo vetëm, edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni. Së shpejti planifikojmë të organizojmë seminare edhe me gjerë në Ballkan dhe Evropë. Në rast se keni pyetje për produktet dhe veprimtarinë tonë,apo doni të jeni pjesë e organizimeve te Dast Academy mos hezitoni të na shkruani në adresën tonë:
[email protected]
_________________________________________________________
Delta Home
Delta Home, pjesë e Delta Group, nis aktivitetin e saj në 28 Mars 2011, në zemër të Tiranës tek ish Blloku. Delta Home zgjeroi gamën e produkteve me markat më në zë si Krone German, Kaideler, Befa,Tabernerl. Delta Home, ka sjellë në Shqipëri ekskluzivitetin e tregtimit të markave më të mira ndërkombëtare për arredimin e shtëpisë; kuzhina, dhoma gjumi, dhoma ndenje, poltrona, divane, dhoma për fëmijë, studio dhe garderoba nga më klasiket tek më modernet, të markave më të njohura italiane dhe gjermane si: Veneta Cucine, Natuzzi Italia, Koinor, Calia Italia, Novamobili, Cattelan Italia, Frighetto, Misura Emme, Tonin Casa etj.
___________________________________________________________
Deutschcolor
Deutsch Colour ka lindur në Gjermani, ku plot 105 vite më parë filloi prodhimin dhe studimin e bojërave: ishte viti 1914. Ne jemi krenarë të ndajmë suksesin tonë duke kthyer një biznes të vogël familjar në një kompani të njohur shumëkombëshe që vazhdon të rritet gjerësisht. Që prej fillimeve të Deutsch Color në vitin 1914, në Gjermani, e deri më tani, kemi arritur me shumë punë, pasion dhe përkushtim të vazhdueshëm realizimin e një gamë të gjerë produktesh për industrinë e ndërtimit, të cilat kemi mundur t’i sjellim në treg. Një rëndësi shumë e madhe i është dhënë kërkimit shkencor dhe zhvillimit, prandaj 60% e fitimit tonë shkon për progresin e produkteve tona dhe për investime të reja. Deutsch Color ka nje kapacitet prodhimi 500 000 ton dhe 120 milionë litra çdo vit. Deutsch Color si pjese e Wacker N është rritur me shpejtësi në nivel global me qëllim që të jetë e pranishme në çdo vend në mbarë botën me kompanite pjese te grupit: Sto light ne Gjermani, Deutschcolor ne Ballkan, Europen Lindore, SHBA dhe ne Afriken e Veriut si dhe As Paint Company ne Azi. Kompania jonë transformon, zbukuron dhe ndihmon në krijimin e një atmosfere të qetë dhe relaksuese përreth jush. Ne na pëlqen të sjellim ndryshimin dhe kjo është pikërisht ajo që kemi bërë për më shumë se 100 vjet dhe vazhdojmë të bëjmë çdo ditë.
______________________________________________________
Thermoswiss
Thermoswiss qe prej Shkurtit te vitit 2015 eshte pjese e Delta Group.Thermoswiss eshte fabrika me e re e prodhimit te polisterolit ne Shqiperi.Rreth 70 % e produkteve te saj eksportohen kjo pasi produktet e kesaj fabrike jane ne perputhje me normat e standarteve nderkombetare.Thermoswiss i ofron cdo klienti garancine e produkteve cilesore the mbi te gjitha ecologjike kjo fale nje kontrolli te vazhdueshem nga laboratoret me ne ze te ketij sektori ne Zvicer e Gjermani.