18/09/2025
🌺 OFERTË! 🌸
KY SET, përbëhet nga 4 libra. Që janë bazë për çdo Musliman të ri, që t'i mësoj gjërat shpejt dhe të jetë në rrjedha me dijen Islame.
Seti konsiston në një libër bazë për mënyrën e agjërimit të Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Duke filluar që nga Ramadani, e deri te agjërimi i të Enjtes dhe të Hënës.
Libri tjetër është një njohje e shkurtër për Namazin, për kushtet, shtyllat, sunnetet, obligimet, çfarë e prishin namazin e abdesin, e si këto. Shumë i dobishëm dhe i këndshëm.
Tjetri është për disa parime ose rregulla për çështjet e Teuhidit(veçimit të Allahut me adhurim), dhe Akides(Besimit). Si dhe disa çështje të Jurisprudencës Islame. Mjaft i dobishëm, sepse personi njihet shkurtimisht me këto principe.
Ndërsa libri i fundit është për jetën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në formë të shkurtuar dhe me argumentet përkatëse. Për shokët e tij dhe se çfarë duhet të besohet në lidhje me të.
Siç e thamë, këto janë librat idealë për të rinjtë. Që nuk duan të lodhen duke lexuar libra të gjatë, ne ju sugjerojmë këto libra.
Nga 1600 lekë, bëhet në 1200 lekë.
Për porosi mbi 3000 lekë, posta është falas!