16/12/2022
MENDIMI, OSE TË VRET OSE TË BËN MBRET !
Dy gjëra mos harro asnjëherë!
E para, të gjitha mendimet janë ENERGJI. E dyta, ti ke gjithmonë MUNDËSINË që të zgjedhësh mendimet e tua. Kjo e dyta është privilegji jotë, madje do thoja bekim për ty. Askush nuk mund ta detyrojë brendinë tënde se çfarë mendimi duhet të zgjedh. Zgjedhja jote është e fshehtë, intime, është fuqia jote, ndërsa pasojat dhe rezultatet do të jenë të dukshme, të prekshme, është e ardhmja jote!
Në mendimet e tua fshihet një fuqi marramendëse dhe është e njejta energji, si në mendimet negative ashtu edhe në ata pozitive. Dallimi qëndron në ate se njëra shkatërron, kurse tjetra krijon. Ti nuk mund të mendosh edhe njërën edhe tjetrën, pra dy mendime në të njëjtën kohë. Mendimi mund të jetë pozitiv ose negativ, por jo të dyja në të njejtën kohë. Mendimet pozitive janë ushqim për shëndetin, ndërsa ato negative ushqejnë sëmundjen. Ti vendos se çfarë dëshiron të mirëmban dhe ushqen më tepër: shëndetin apo sëmundjen?
E vërteta është se me mendime negative nuk ka jetë pozitive, ndërsa fuqia mendimit pozitiv është baza e fillimit të çdo shërimi.
Sa më tepër ta nënçmosh fuqinë e mendimit, po aq më tepër do ta nënçmosh vetëveten dhe bashkë me të edhe të vërtetën mbi veten.
Mendimi që ti zgjedh tani, përcakton pasojën e asaj që do të ndodhë në vijim.
Pra, mos luaj me fuqinë e mendimit, sepse ai ose të vret ose të bën mbret!
NAMASTE
Sheki / Tetovë 16.12.2022