13/04/2013
Maturant eja ne Ese ,libri qe vlen per maturat shteterore qe jan pothujse te githa pyetjet .
Nëse ju do të punoni me librin "Maturant, eja ne ese",
1. Kur të mësoni peshën që ka eseja në test, do të nxiteni:
Të mos e neglizhoni shtjellimin e temës së esesë, siç kanë vepruar shumë maturantë para jush.
Të vini në lëvizje të gjitha kompetencat tuaja për të shkruarit.
Të rezervoni kohën e domosdoshme për esenë.
Të shkruani esenë, me synim marrjen e pikëve maksimale.
2. Kur të shfleton
i faqet e librit, do të njiheni:
Me tregues arritjesh të maturantëve në vite.
Me probleme që kërkojnë vëmendjen tuaj dhe të mësuesve që ju parapërgatitin për provimin e Maturës Shtetërore.
Me teknika efektive dhe shumë praktike që ju lehtësojnë të shkruarit e esesë.
Me përvoja dhe modele që ju nxitin të reflektoni mbi punën tuaj të deritanishme.
3. Kur të njiheni me kriteret e vlerësimit të esesë, do të shtoni kujdesin:
T’u përmbaheni atyre kritereve në çdo hap gjatë shkrimit të esesë.
T’i përmbaheni me përpikëri strukturës së esesë.
Të mos harroni që vlerësuesi, edhe kur e shikon esenë tuaj në mënyrë të përgjithshme, duhet “të rrëmbehet” nga produkti juaj.
Të mos e lini në mes apo pa përfundim esenë në provimin e Maturës Shtetërore, por ta paraqitni atë të plotë.
4. Kur të shikoni vlerësimet dhe modelet e eseve, do të nxiteni:
Të rilexoni veprat letrare në prozë e poezi, ose fragmente romanesh, novelash e tregimesh.
Të rishikoni me sy kritik punët me shkrim, posaçërisht esetë, që keni shkruar deri tani.
Të bashkëpunoni më shumë me njëri-tjetrin për të shkëmbyer përvojë.
Të ballafaqoni esetë tuaja me esetë e shkruara nga moshatarët tuaj.
Të rishkruani me më shumë kompetencë ese për tema ku keni pasur aftësi për të paraqitur punime më cilësore, ese më të mrekullueshme.
T’i futeni punës dhe të ushtroheni të shkruani ese për temat jo të pakta që do të gjeni në këtë libër, që keni gjetur vetë, apo që do t’ju rekomandojnë mësuesit.