Gjonaj Group Holdings

Gjonaj Group Holdings One of the most important business groups in the Western Balkans, employing more than 1500 people across 13 countries with more than 14 companies.

Me ftesë të Dhomës Turke të Tregtisë në Shkup dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Gjonaj Group Holdings mori pjesë në ...
12/06/2026

Me ftesë të Dhomës Turke të Tregtisë në Shkup dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Gjonaj Group Holdings mori pjesë në Forumin e Biznesit Turqi–Maqedonia e Veriut, një nga aktivitetet më të rëndësishme ekonomike dhe tregtare të rajonit, i organizuar në Stamboll. Gjonaj Group është prezent në tregun e Maqedonisë së Veriut me kompanitë INFOTelecom EPC dhe ETMT Energy, respektivisht në fushat e prodhimit të energjisë së pastër diellore dhe të tregtimit rajonal të energjisë.

Në forumin e Stambollit, Gjonaj Group, u përfaqësua nga z. Özgür Karamanoğlu, Përfaqësues zyrtar i INFOTelecom EPC për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Gjatë aktivitetit, ai zhvilloi një sërë takimesh me partnerë aktualë dhe potencialë biznesi nga Turqia, duke diskutuar mundësi të reja bashkëpunimi, zhvillimi të projekteve të përbashkëta në rajon në fushën e energjisë. Z. Karamanoğlu u takua me znj.Sanja Božinovska, Ministre e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Maqedonisë së Veriut, si dhe me përfaqësues të qeverisë së Turqisë dhe drejtues të organizatave kryesorenomike të vendit.

Forumi u përshendet edhe nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski dhe drejtues të tjerë të lartë qeveritarë.

Kryetari i Bordit të Gjonaj Group Holdings, Z. Marin Gjonaj thekson se INFOTelecom, krahas investimeve në telekomunikacion dhe energji në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Maqedoninë e Veriut, Rumani dhe Bullgari, synon shtimin e bashkëpunimit dhe projekte të përbashkëta edhe në tregun turk të energjisë. “Jemi të hapur për të bashkëpunuar me partnerët nga Turqia, në fushën e ndërtimit të paneleve diellore duke bashkuar eksperiencat e përbashkëta” tha Z. Gjonaj.

Ener Trade mori pjesë në konferencën dhe panairin ndërkombëtar ETCSEE 2026, zhvilluar në Budapest të Hungarisë, një nga ...
11/06/2026

Ener Trade mori pjesë në konferencën dhe panairin ndërkombëtar ETCSEE 2026, zhvilluar në Budapest të Hungarisë, një nga aktivitetet më të rëndësishme të sektorit të energjisë në Europën Qendrore dhe Juglindore.

Konferenca mblodhi kompani të tregtimit të energjisë, furnizues dhe prodhues, operatorë të tregut dhe të rrjeteve, institucione rregullatore, dhe investitorë dhe ekspertë të industrisë energjetike.

Në këtë aktivitet, kompania u përfaqësua nga bashkëthemeluesit Marin Gjonaj dhe Artur Micko dhe Drejtori i Sh*tjeve Rajonale Bledjan Boja, të cilët zhvilluan një sërë takimesh me partnerë strategjikë, bashkëpunëtorë biznesi dhe aktorë të rëndësishëm të tregut rajonal të energjisë.

Ndër të tjera, temat kryesore të diskutimit ishin, tregjet e energjisë elektrike dhe gazit në Europën Qendrore dhe Juglindore, integrimi i tregjeve rajonale, energjia e rinovueshme, siguria energjetike, inteligjenca artificiale dhe dixhitalizimi në tregtimin e energjisë, etj.

Në këtë sesion, ETCSEE 2026 mblodhi mbi 650–700 profesionistë të industrisë dhe mbi 50 folës ndërkombëtarë, duke e bërë atë një platformë të rëndësishme për rrjetëzim, partneritete dhe zhvillim biznesi në sektorin energjetik.

Gjonaj Group viziton institucionet amerikane me ftesë të AmCham AlbaniaKryetari i Bordit të Gjonaj Group Holdings, Marin...
06/06/2026

Gjonaj Group viziton institucionet amerikane me ftesë të AmCham Albania

Kryetari i Bordit të Gjonaj Group Holdings, Marin Gjonaj, me ftesë të Dhomës Amerikane të Tregtisë, mori pjesë në delegacionin e bizneseve më të mëdha shqiptare që u mirëpritën nga institucionet amerikane në Uashington D.C. Mikpritësi kryesor i këtij aktiviteti biznesi ishte Dhoma e Tregtisë e Shteteve të Bashkuara në Uashington.

Z. Gjonaj dhe pjesëmarrësit e tjerë vizituan dhe u takuam me përfaqësues në Departamentin Amerikan të Shtetit, Departamentin e Tregtisë, Korporatën e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC), Këshillin e Atlanikut (Atlantic Council), Qendrën për Sipërmarrjet Private Ndërkombëtare (CIPE), Shërbimi Komercial i SHBA dhe Agjencia Amerikane për Tregti dhe Zhvillim (USTDA), etj. Në këto takime u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit në fushën e biznesit mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

Gjithashtu, një takim biznesi është zhvilluar nga Ambasada e Shqipërisë në Uashington, ku morën pjesë bizneset shqiptare si dhe përfaqësues të biznesit amerikan dhe institucioneve.

Z. Gjonaj, në këto takime, foli ndër të tjera për mundësitë e bashkëpunimit me bizneset amerikane në fushën e telekomunikacionit dhe të energjisë. “Potencialet e bashkëpunimit janë të mëdha, dhe ne si Gjonaj Group jemi të hapur për të nisur sipërmarrje të përbashkëta me partnerët amerikanë. Jemi ndër aktorët kryesorë në fushat e telekomunikacionit dhe energjisë në Shqipëri dhe rajon” tha ai.

Z. Gjonaj falënderoi edhe AmCham Albania për këtë urë bashkëpunimi të krijuar mes bizneseve shqiptare dhe atyre amerikane.

Gjonaj Group është prezent në tregun amerikan në fushën e telekomunikacionit përmes kompanisë INFOTelecom ICS, dhe kompanisë bijë Mactal Corp me seli dhe punonjës në Nju Jork, e cila jep shërbime për tregun amerikan, Kanadanë, Meksikën dhe Amerikën e jugut.

Përgënjeshtrim publik ndaj manipulimeve, insinuatave dhe akuzave të pabaza ndaj ETMT Energy në KosovëETMT Energy hedh po...
30/05/2026

Përgënjeshtrim publik ndaj manipulimeve, insinuatave dhe akuzave të pabaza ndaj ETMT Energy në Kosovë

ETMT Energy hedh poshtë në mënyrë kategorike akuzat dhe insinuatat e përmendura në qëndrimet publike dhe artikujt e individëve dhe disa mediave tradicionale dhe online në Kosovë, të cilat janë manipuluese dhe dezinformuese. Artikujt paraqesin në mënyrë selektive fakte të pjesshme, heqin kontekstin thelbësor dhe krijojnë insinuata mashtruese që shtrembërojnë perceptimin publik, dhe pa asnjë përcaktim nga një autoritet kompetent mbi aktivitetin e biznesit që do të mbështeste këto manipulime serioze, gënjeshtra dhe etiketime shpifëse, të bëra kundër ETMT Energy dhe personave të lidhur me këtë kompani.

ETMT Energy operon në përputhje të plotë me ligjet dhe aktet në fuqi që rregullojnë tregun e energjisë. Kompania zhvillon biznesin e saj në përputhje me standardet profesionale, tregtare dhe rregullatore të zbatueshme në Kosovë dhe në sektorin e energjisë në rajon.

ETMT Energy është një kompani tregtare energjetike, jo një aktor politik. Prandaj, ajo nuk duhet të përfshihet ose të instrumentalizohet për mosmarrëveshje politike ose fushata zgjedhore. Debati publik mbi çështjet e tregut të energjisë në Kuvendin e Republikës së Kosovës është legjitim dhe i rëndësishëm, por duhet të bazohet në fakte, informacion të verifikuar dhe raportim të ekuilibruar, veçanërisht kur rrezikohet reputacioni i një kompanie që vepron ligjërisht.

Përpjekja e artikujve për ta lidhur ETMT Energy me sjellje të paligjshme, ndikim politik, manipulim të tregut ose përkatësi të papërshtatshme rajonale është tërësisht e pabazuar dhe duket se është e dizajnuar për të krijuar sensacion dhe për të dëmtuar reputacionin e kompanisë.

Lexo më shumë👇
https://lnkd.in/dYScy8BU

Gëzuar Kurban Bajramin!Ju urojmë paqe, shëndet dhe begati në çdo familje! ✨
27/05/2026

Gëzuar Kurban Bajramin!
Ju urojmë paqe, shëndet dhe begati në çdo familje! ✨

14/05/2026

Sot në Fakultetin e Ekonomisë, patëm kënaqësinë të ndanim vizionin dhe mundësitë që ofron Gjonaj Group Holdings për studentët.

Gjatë takimeve të sotme në Panairin e Punës, vlersuam pafund interesin e vazhdueshëm të studentëve të fakultetit si dhe entuziazmin për të hedhur hapat e parë të karrierës. Për ne ky panair nuk është vetëm rekrutim, por edhe shkëmbim informacionesh e vlerash me ata të cilët do të jenë profesionistët e së ardhmes.

Ju falenderojmë për interesin dhe energjinë pozitive që treguat sot.

Gjonaj Group Holdings ju mirëpret!

Gjonaj Group në Forumin e Biznesit Maqedoni e Veriut – Shqipëri Gjonaj Group Holding ishte pjesë e Forumit të Biznesit M...
13/05/2026

Gjonaj Group në Forumin e Biznesit Maqedoni e Veriut – Shqipëri

Gjonaj Group Holding ishte pjesë e Forumit të Biznesit Maqedoni e Veriut- Shqipëri, me ftesë të Dhomës së Tregtisë së Maqedonisë dhe Ambasadës së Shqipërisë në Shkup.

Z. Artur Micko, bashkëthemelues i Ener Trade dhe anëtar i Bordit Drejtues të Gjonaj Group Holdings mori pjesë në këtë aktivitet dhe u takua me Zv.Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Z. Aleksandar Nikolovski, Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Z. Branko Azeski, Ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Z. Denion Meidani dhe pjesëmarrës të tjerë.

Një rëndësi e vecantë iu dha takimeve dypalëshe.

Gjonaj Group, krahas aktivitetit në fushën e tregtimit të energjisë në Ballkan të Ener Trade përmes kompanisë ETMT që prej vitit 2018, së fundi ka zgjeruar prezencën e INFOTelecom EPC, në ndërtimin dhe menaxhimin e parqeve solare në të gjithë rajonin tonë. Përfaqësuesi i INFOTelecom për Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, Z. Ozgur Kahramanoglu si dhe drejtuesja e ETMT Energy në Shkup Znj. Flamona Emini, ishin pjesë e takimeve.

07/05/2026

Gjonaj Group Holdings në Panairin e Punës në Western Balkans University!

Ishim të lumtur të takonim studentët e Western Balkans University pranë stendës sonë, ku ndamë eksperienca, ide dhe mundësi bashkëpunimi për të ardhmen. Këta të rinj vijnë nga vende të ndryshme të botës për të studiuar në vendin tonë, duke sjellë energji, ambicie dhe perspektiva të reja.

Tek Gjonaj Group, një korporatë me prezencë biznesi dhe partneritete në 13 vende të botës, këta të rinj të talentuar do të gjejnë përherë mbështetje dhe mundësi për angazhime profesionale të suksesshme.

Gjithashtu Gjonaj Group Holdings falenderon Western Balkans University për certifikatën e mirënjohjes dhe vlerësimin e bashkëpunimit tonë!

06/05/2026

Gjonaj Group Holdings me studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës!

Në kuadër të bashkëpunimit me botën universitare Gjonaj Group Holdings u bë pjesë e Panairit të Punës i cili u zhvillua në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Gjatë panairit patëm mundësinë të takojmë shumë studentë, të bisedojmë me ta nga afër dhe të ndajmë disa nga përvojat tona. Ishte kënaqësi të shihnim interesin dhe kuriozitetin e tyre për tregun e punës.
Ne besojmë te potenciali i të rinjve dhe jemi gjithmonë të hapur për të bashkëpunuar me ata që duan të zhvillohen dhe të hedhin hapat e parë në karrierën e tyre!

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjonaj Group Holdings posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Gjonaj Group Holdings:

Share

Category