24/04/2026
📚Libër i ri: "Kameliet dimërore" | Ermal Meta 🌺
Shqipëri, viti 2025. Lara, një studente gazetarie, italiane, por me prindër shqiptarë, mbërrin në Shqipëri për të intervistuar një burrë që jeton i mbyllur në shtëpinë e tij prej tridhjetë vitesh. Nuk di çfarë e pret e nuk e di se ky takim do t’ia ndryshojë jetën.
Shqipëri, viti 1995. Në kaosin që përfshin vendin pas rënies së regjimit komunist, fatet e dy familjeve ndërthuren. Halili dhe gruaja e tij Rozafa jetojnë me dhimbjen e pandashme për zhdukjen e vajzës së tyre Nina, e cila ka humbur pa lënë gjurmë, dhe i vetmi ngushëllim për ta është djali i madh, Uksani.
Nga ana tjetër është Zeku, një burrë i dhunshëm që keqtrajton gruan e tij Odetën, e cila shpesh gjen mbrojtje te djali i tyre Samiri. Uksani dhe Samiri janë bashkëmoshatarë, miq të ngushtë, me jetën përpara, edhe pse gjallojnë në një tokë pa të ardhme.
Një keqkuptim, një sherr i zakonshëm, dhe Halili, babai i Uksanit, rreh për vdekje Zekun, babanë e Samirit. Kanuni, një ligj i lashtë shqiptar, kërkon shlyerjen e krimit. Samiri detyrohet nga familja të ruajë nderin, të hakmerret për gjakun e derdhur, të vrasë mikun e tij të ngushtë, Uksanin. A do të jetë miqësia mes dy djemve dhe dëshira e tyre për liri më e fortë se hakmarrja?
Po Lara, shumë vite më vonë, në të vërtetë kë po shkon të takojë?
“Kameliet dimërore” është historia e një konflikti të thellë mes dy familjesh, të lidhura me sekrete të pathëna dhe një traditë të errët e të lashtë.
📍E gjeni në Librari Babel te Piramida🫶🏻
📨 Për porosi online na shkruani në DM/ nr e tel: 0697034241
‼️20% ulje me Vodafone More