Librari ETA

Librari ETA LIBRARI ETA - ANTONETA MEHILLI Libra artistike, fjalore, libra per femije. Gjendje dhe me porosi. Libra ndihmese per shkollat . Paketimi falas

E specializuar ne Libra klasike, moderne, historike dhe kontemorane. Libra dhe kancelari per dhurata te ndryshme.

15/02/2016

Pershendetje miq dhe dashamires te Librari ETA, Ju njoftojme se kane dale shume libra te reja si per shembull LETRA E HARRUAR, si dhe libri HISOTIA E 33 KRYEMINSTRAVE. Sot sapo erdhen nga shtepia botuese tre libra te shkruara nga Vili Minarolli.

13/09/2013

FJALE TE URTA
1.. Atdheu është si familja: e ndjejmë nevojën e tij kur na mungon.
2. Gëzimet që ke në atdhe, më kot i kërkon larg tij.
3. Bota është një libër i bukur, por ai u shërben pak atyre që nuk dinë të lexojnë.
4. Një punë e bukur është më e dobishme se njëmijë fjalë të bukura.
5.. Vetëm e vërteta është e bukur.

27/03/2013

Libri i Maksim Shulit "Nafta dhe Politika"
Kush eshte i interesuar te njohi me hollesi se cfare eshte bere keto 20 vitet e fundit dhe cfare po behet sot, duhet te lexoi kete liber te mrekullueshem, te shkruar nga nje naftetar i angazhuar prej shume kohesh me naften, duke filluar nga kantjeri deri ne Drejtor i Pergjithshem, apo nga studjues shkencor deri ne Deputet ne Kuvendin e Shqiperise.I shkruar pe pasion dhe profesionalizem, libri u jep pergjigje te gjitha problemeve aktuale te naftes e vecanerisht korrupsionit dhe privatizimeve te pa studjuara.Per te gjithe ata qe jane te interesuar libri gjendet ne librari ETA, ne rrugen M.Shyri, Tirane si dhe ne Fier.Kushton vetem 700 leke.

20/03/2013

Dicka nga Fletoret e Shenimeve (1975)
MOLIER:
Me kot ja shoh te metat,me kot ja them pa ndroje,
E ndonese zemerohem,une prap e dashuroje;
Terheqja e saj zoteron, por zjarri i dashurise
Qe kam ,do t'ja pastroje veset e shoqerise.

2. Se jane lajkataret, ata qe duhen ndeshkuar
Per veset e keqija qe njerzit kane shumuar.

3.Se dhe njeqind virtute naryra te na dhuroje,
Bota nga pika e dobet, nga ajo do te na shikoje.

05/03/2013

Sot dua te ndaj me Ju disa vargje dhe mendime per KENGEN E KENGEVE< te Solomonit.Mendohet se eshte shkruar rreth 2950 vjet me pare.Ajo eshte sjelle ne shqip nga Donika Omari.

Ajo
Puthme me puthjet e buzeve te tua Perkedhejet e tua dehin me keq se vera, c'ere e mire parfumi yt, emri yt parfum qe perhapet prandaj dhe te duan vajzat.

Merrme pas. Le te vrapojme!
Futme ne dhomen tende, o mbret;
te defrejme e te zbavitemi,
ta gezojme dashurine tende me shume se veren.
S'kane faj vajzat qe lene koken pas teje!

E zeshket jam dhe e bukur,
o bija e Jerusalemit:
si tendat e Kedarit
si vellot e Salomonit.

Mos me shihni se jam e zeshket,
se me ka djegur dielli:
bijte e sim meje s'me perfillen,
me vune te ruaj vreshtat;
une vreshtin tim nuk e ruajta.

Thuame o mall i shpirtit tim,
ku shkon te kullosesh grigjen,
se ndryshe do bredh rrugeve,
te te kerkoj me hamendje.

Ai
Nes'e di, o me e bukura e grave,
ndiq gjurmet e grigjes,
dhe kulloti kecat
prane tendave te barinjeve.

Si pele faraoni
me ngjan, o mikja ime.
Sa te bukura mollezat e tua mes vathesh!
Sa e bukur qafa mes varesesh!
Do te bejme per tyvarese ari te thurur pikuar me margaritar e kokerriza argjendi.
.....kaq per sot....

14/11/2012

Sot, ne Panairin e Librit ,Tirane, Zoti Lulzim Basha, Kryetar i Bashkise Tirane deklaroi se Do te heqi taksen lokale per librarite. Le te numerojme ditet qe sot se kur do behet realitet ky premtim.

06/08/2012
22/07/2012

Perseri dicka nga FISHTA:

Porsi kanga e zogut t'veres
Qe vallezon n'blerim te prillit;
Porsi i ambli fllad i eres,
Qe lemon gjinjte e drandofillit;
Posi vala e bregut te detit
Posi gjama e rrufese zhgjetare,
Posi ushtima e nje termet,
ashtu asht gjuha jone shqiptare.

21/07/2012

LEXIMI I FUNDIT
poezi te zgjedhura
nga GJERGJ FISHTA
pergatitur nga Tonin COBANI
botues SHBLSH,

Edhe hana do ta dije
Edhe dielli do t'kete pa
Se perqark kesaj rrokullie,
Si Shqipnia i vend nuk ka.

15/07/2012

LEXIMI I FUNDIT;
TITULLI: JASHTE KONTROLLIT.
AUTORI: ZBIGNIEV BRZHEZHINSKI.
BOTIMET ELENA GJIKA
PERKTHEU; STAVRI PONE
BOTIM I VITIT1995.

Address

Rruga "M. Shyri" Nr. 11
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 21:00
Tuesday 08:00 - 21:00
Wednesday 08:00 - 21:00
Thursday 08:00 - 21:00
Friday 08:00 - 21:00
Saturday 08:30 - 21:00
Sunday 09:00 - 20:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Librari ETA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Librari ETA:

Share

Category