Libri Online

Libri Online Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Libri Online, Book shop, Tirane, Tirana.

“Banda e fëmijëve” rrëfen peripecitë e ngjitjes së një bande – një grupi zjarri të lidhur me Kamorrën – dhe kreut të tyr...
11/10/2018

“Banda e fëmijëve” rrëfen peripecitë e ngjitjes së një bande – një grupi zjarri të lidhur me Kamorrën – dhe kreut të tyre, djalosh*t Nikolas Fiorilo. Të strukur çative të qytetit, mësojnë të qëllojnë me pistoleta gjysmautomatike dhe AK-47 duke marrë shënjestër paraboliket dhe antenat e zakonshme, pastaj derdhen rrugëve për të mbjellë tmerr në shalë të skuterave.
Pak e nga pak shtien në dorë kontrollin e lagjeve, duke ua zhvatur bandave kundërshtare, duke lidhur aleanca me bosë të vjetër që po u perëndon ylli.
Kjo bandë i përngjan barkës së peshkimit që vjen nga deti, ato lloj barkash që gjuajnë peshk duke i gënjyer me dritë. Dhe njëlloj si në peshkimin me tërheqje, rrjeta peshkon njerëz për t’u vrarë. Këtu rrëfehet për fëmijë që lëvrijnë gjallërisht si peshqit, për adoleshenca “të gënjyera nga drita” dhe për të vdekur që prodhojnë të vdekur.

Cmimi 1200 leke

Mendimi kritik është një përmledhje me publicistiken e zgjedhur të autorit, ku me anë të mendimit kritik ai analizon dhe...
11/10/2018

Mendimi kritik është një përmledhje me publicistiken e zgjedhur të autorit, ku me anë të mendimit kritik ai analizon dhe vlerëson informacionet, duke na dhënë një mënyrë për të mësuar zgjidhjen e problemeve të jetës. Falë përvojës së tij si pedagog, i specializuar në shkencat e komunikimit, nëpërmjet mendimit kritik ai bazohet në përpjekjen për të marrë vendime të paanshme, ku vlerat themelore janë: qartësia, rregulli, saktësia dhe provat.
Bakalli e sheh mendimin kritik si aftësi konjitive: të proceseve të njohjes së kuptuar funksionalisht; pra për t'i përdorur këto aftësi si një udhërrëfyes për sjelljen tone

Cmimi 1000 leke

I mbërthyer në krizën e frymëzimit, fillikat dhe pa një dysh në xhep,shkrimtari Tom Bojd nuk po arrinte ta fuste në hull...
10/09/2018

I mbërthyer në krizën e frymëzimit, fillikat dhe pa një dysh në xhep,shkrimtari Tom Bojd nuk po arrinte ta fuste në hulli të mbarë romanin e tij të fundit. Ndihej i zënë në çark, një kurth që rezikonte ta shkatërronte. Derisa një natë, gjatë një stuhie të furishme i duket se bie pre e një halucinacioni, ku në tarracë i shfaqet një vajzë misterioze dhe perri e bukur. I thotë se është protagoniste e romanit të tij, e rënë në botën reale nga një fjali e lënë pezull prej tij.

Dhe nëse Tomi nuk do ti kthehej të shkruarit, ajo do të vdiste. Duket absurde e megjithatë... e megjithatë Tomi e beson. Sepse është marrëzisht i dashururar me të.

Cmimi 1200 leke

Si të mposhtësh shqetësimet dhe të fillosh të jetosh trajton emocione dhe ide shumë të vlefshme. Ky libër është tërheqës...
10/09/2018

Si të mposhtësh shqetësimet dhe të fillosh të jetosh trajton emocione dhe ide shumë të vlefshme. Ky libër është tërheqës për t'u lexuar dhe i thjeshtë për t'u zbatuar. Le t'ju ndryshojë dhe t'ju përmirësojë edhe ju. Nuk keni pse të jetoni me shqetësimin dhe ankthin që ju pengon të bëni një jetë të plotë, aktive dhe të lumtur!

Cmimi 700 leke

Kur trupi i një adoleshenteje gjendet në një vend të largët buzë një lumi, krimi duket krejt i ngjashëm me një tjetër vr...
29/08/2018

Kur trupi i një adoleshenteje gjendet në një vend të largët buzë një lumi, krimi duket krejt i ngjashëm me një tjetër vrasje të ndodhur veç pak muaj më parë, duke ngjallur frikë në bashkësinë e Elizondos.

Për ta hetuar caktohet inspektorja Amaia Salazar, që e njeh më mirë se kushdo atë vend, sa i bukur aq dhe i izoluar, toka e të cilit dikur qe nginjur me gjakun e derdhur prej Inkuizicionit, ku pas lustrës së modernitetit, vazhdojnë të mbijetojnë besimet pagane.

Dhe kështu, teksa numri i vrasjeve shtohet, ndër vendasit nis të përhapet fjala se ato s'janë vepër e dorës së një njeriu, por e një krijese të mitologjisë baske të njohur me emrin basajuan, apo Rojtari i Padukshëm.

Perktheu Diana Culi
Cmimi 1100 Leke

Në janar të vitit 1945, Medlina Hajd dhe bashkëshorti i saj, Elisi, humbasin çdo të ardhur që merrnin nga familja e tij....
29/08/2018

Në janar të vitit 1945, Medlina Hajd dhe bashkëshorti i saj, Elisi, humbasin çdo të ardhur që merrnin nga familja e tij. Babai i Elisit, një kolonel në pension, ndihet i poshtëruar, ngaqë i biri është shpallur i paaftë për të shkuar në luftë. Elisi vendos se mënyra e vetme për të rifituar respektin e të atit është që të triumfojë atje ku ai ka dështuar: në kapjen e përbindësh*t të famshëm të Lok Nesit.

Elisi, Medlina dhe shoku i tij i ngushtë përfundojnë në një fshat të largët të Skocisë, banorët e të cilit i përçmojnë të huajt e çuditshëm.

Gjatë ditës, kur Elisi dhe Henku janë në kërkim të përbindësh*t, Medlina mbetet vetëm në bujtinën e izoluar, ku ushqimi është me racion dhe çdo e trokitur e postierit mund të sjellë një ogur të keq. Atje fillon të kuptojë se asgjë nuk është ashtu si duket, madje as jeta e saj.

Botim i RIKryevepra e rradhes, në stilin e Sagës së Forsajtëve... një fenomen dhe sukses mbarëbotëror. Është një botë tj...
27/08/2018

Botim i RI

Kryevepra e rradhes, në stilin e Sagës së Forsajtëve... një fenomen dhe sukses mbarëbotëror.

Është një botë tjetër... një kohë tjetër...
Është koha e Kazaletëve..

Viti 1937, një kohë me dama dhe kavalierë, me armë dhe dashuri, me besnikëri dhe tradhti...
Atëkohë, familja Kazalet, një familje e pasur londineze, do të kalonte "Vitet e Pafajësisë"... që do të hapin edhe siparin e kësaj sage të mrekullueshme.

Dy heroinat, Lina dhe Elena, tashmë kanë mbi shpinë një jetë plot ngjarje, zbulime, rrëzime dhe "rilindje". Elena, shkri...
25/08/2018

Dy heroinat, Lina dhe Elena, tashmë kanë mbi shpinë një jetë plot ngjarje, zbulime, rrëzime dhe "rilindje".
Elena, shkrimtare e njohur, nënë e dy vajzave, kthehet në Napoli për t'i rënë pas një dashurie rinore, që u bë sërish e pranishme në jetën e saj të re. Lina nuk është larguar kurrë nga Napoli, ku arriti të ngrinte një karrierë të mahnitshme si sipërmarrëse informatike, duke ushtruar më shumë se kurrë rolin e saj karizmatik dhe magnetik si lidere e fshehtë, por e vërtetë e lagjes.

Dy gratë, pole vërtetë të kundërta të së njëjtës forcë, takohen dhe përplasen, ndikojnë mbi njëra-tjetrën, largohen e sërish gjenden, zilepsen dhe admirojnë shoshoqen.

Në këtë vëllim, Elena dhe Lila janë tashmë gra. Lila është martuar, ka lindur një fëmijë dhe është ndarë nga bashkëshort...
25/08/2018

Në këtë vëllim, Elena dhe Lila janë tashmë gra. Lila është martuar, ka lindur një fëmijë dhe është ndarë nga bashkëshorti i saj abuzues. Elena është larguar nga lagja e fëmijërisë, është diplomuar dhe ka botuar një roman të suksësshëm, ngjarje që i kanë hapur dyert e salloneve intelektuale e mondane.
Të dyja gratë janë përplasur me muret e burgut që do t’i kishte mbajtur të ndrydhura në një jetë varfërie, injorance dhe nënshtrimi.
Më në fund, atyre po u ofrohen mundësitë e mëdha, toka e premtuar e emancipimit femëror. E megjithatë, fantazmat e së shkuarës nuk janë larguar, hendeqet nuk janë mbushur dhe ndryshimet i kanë rrënjët ende të njoma.

“Mbiemri i ri” eshte vellimi i dyte i sages napoletane, e cila ze fill me romanin e jashtezakonshem "Mikesha Gjeniale"."...
25/08/2018

“Mbiemri i ri” eshte vellimi i dyte i sages napoletane, e cila ze fill me romanin e jashtezakonshem "Mikesha Gjeniale".

"Mbiemri i Ri i referohet shndërrimit të Lilës në zonjën Karraçi, në bashkëshorten elegante të të zotit të sallamerisë. E megjithate sic ndodh rendom me Ferranten, titulli i referohet edhe Elenes dhe zgjedhjeve qe ben ajo ne jeten e saj, tashme fort e ndryshuar dhe larg qytetit te lindjes.

Një projekt i madhërishëm, një sagë me katër libra ku rrëfehet miqësia femërore, ajo midis Lilës dhe Elenës, që nga fëmi...
25/08/2018

Një projekt i madhërishëm, një sagë me katër libra ku rrëfehet miqësia femërore, ajo midis Lilës dhe Elenës, që nga fëmijëria, në Napolin e pasluftës, e deri në ditët tona.

Vrazhdësia, ashpërsia dhe kontradiktat e personazheve dhe të rrëfimit shpalosin, si rrallëherë, atë qenie komplekse që quajmë njeri dhe të vërtetat e parehatshme që e shoqërojnë atë, si për shembull: që miqësia midis grave ka të bëjë jo vetëm me dashurinë, por edhe me zilinë, xhelozinë e urrejtjen; që imagjinata jonë na përcakton pothuajse aq sa ndodhitë e vërteta; që ne e mbartim me vete dhe pashmangshmërisht origjinën tonë, kudo, deri në varr.

Gruaja e këpucarit” është një portretizim i kohërave, vendeve dhe njerëzve që karakterizuan përvojën e imigrimit, duke k...
25/08/2018

Gruaja e këpucarit” është një portretizim i kohërave, vendeve dhe njerëzve që karakterizuan përvojën e imigrimit, duke kërkuar të kenë pjesën e tyre të ëndrrës amerikane, me vullnet dhe me ambicie.
Ky rizbulim historik epik i dashurisë dhe familjes, i luftës dhe i humbjes, i rrezikut dhe fatit është romani që Adriana Trigiani ka shkruar, e frymëzuar nga historia e familjes së saj dhe e nxitur nga dashuria e respekti për traditën.

Bukuria ndjellëse dhe madhështore e Alpeve italiane është sfondi i takimit të parë të Enzës, një vajzë e bukur me këmbë në tokë, dhe Çiros, një djalosh i shkathët që jeton në një manastir murgeshash.

Historia merr një kthesë të papritur kur Çiroja zbulon skandalin e priftit të zonës, dhe nga fshati i tij e dërgojnë të fshihet në Amerikë. Nuk kalon shumë kohë dhe familja e Enzës pëson një fatkeqësi. Edhe ajo detyrohet të shkojë në Amerikë së bashku me të atin, për të siguruar të ardhmen.

Cmimi 1400 Leke

Address

Tirane
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Libri Online posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category