Adrion Ltd.

Adrion Ltd. Librari Ndërkombëtare - Shpërndarje e Shtypit & Librit të Huaj

Histori për çdo lexues📖Deri më 24 maj, përfitoni online dhe në librarinë Adrion -10%* në të gjithë katalogun e Mediaprin...
13/05/2026

Histori për çdo lexues📖

Deri më 24 maj, përfitoni online dhe në librarinë Adrion -10%* në të gjithë katalogun e Mediaprint.
Ju ftojmë të frymëzoheni midis një shumëllojshmërie titujsh të autorëve shqiptarë dhe të huaj, botimeve për fëmijë dhe të rritur, si tituj klasikë, bashkëkohorë dhe shumë tituj non-fiction!

Lexim të këndshëm!

*Për të arritur zbritjen maksimale shtoni 20% ekstra zbritje duke përdorur një kod promocional nga aplikacioni My Vodafone ose 5% ekstra zbritje duke përdorur kartën e klientit Adrion.

Pritja mbaroi.“Sekreti i fundit” nga Dan Brown tanimë edhe në shqip.Libri më i kërkuar i vitit, risjellë profesorin e nj...
12/05/2026

Pritja mbaroi.
“Sekreti i fundit” nga Dan Brown tanimë edhe në shqip.

Libri më i kërkuar i vitit, risjellë profesorin e njohur, Robert Langdon në një aventurë plot mister, kode të fshehta dhe sekrete që sfidojnë kufijtë mes shkencës dhe besimit.

Bota e Robert Langdonit del jashtë kontrollit ndërsa, tek po shoqëron akademiken e njohur Ketrinë Solomon në Pragë, për një ligjëratë ku është ftuar të flasë, ajo zhduket nga dhoma e hotelit pa lënë gjurmë. Larg shtëpisë dhe zonës së tij të rehatisë, Langdoni duhet të përdorë gjithë zgjuarsinë për t’u përballur me forca të panjohura dhe për të gjetur gruan që dashuron.

Me stilin e tij unik, Dan Brown sjell një thriller të mbushur me ritëm, surpriza dhe teori intriguese që mbajnë lexuesin të mbërthyer deri në faqen e fundit.

Miq të Adrion📖Ju prezantojmë disa nga titujt më të rinj që i janë shtuar rafteve tona.Romancë, dramë, mister dhe fantazi...
08/05/2026

Miq të Adrion📖

Ju prezantojmë disa nga titujt më të rinj që i janë shtuar rafteve tona.

Romancë, dramë, mister dhe fantazi, histori që presin të zbulohen nga ju.

Nëse jeni në kërkim të librit të radhës, ky është momenti perfekt për të eksploruar dhe për të gjetur atë që do t’ju mbajë zgjuar deri në faqen e fundit.

Cili do të jetë zgjedhja juaj këtë herë?

Ju mirëpresim!
🤍

Koleksioni i ri The Lord of the Rings nga Moleskine sjell magjinë e Tokës së Mesme në përditshmërinë tuaj. Dizajne të fr...
01/05/2026

Koleksioni i ri The Lord of the Rings nga Moleskine sjell magjinë e Tokës së Mesme në përditshmërinë tuaj. Dizajne të frymëzuara nga saga ikonike ideale për çdo fans.
Nga blloqet e shënimeve te axhendat 2026-27, çdo detaj është një ftesë për të shkruar, krijuar dhe imagjinuar.

Zbuloni më shumë në librarinë dhe online në websitin tonë.

Golden Hour rikthehet në Adrion📖Sot, në orët e arta të mbasdites ju presim në librari dhe online në websitin tonë për të...
26/04/2026

Golden Hour rikthehet në Adrion📖

Sot, në orët e arta të mbasdites ju presim në librari dhe online në websitin tonë për të “rrëmbyer” librat, aksesorët dhe dhuratat tuaja më të dashura me 10%* zbritje!

Duke nisur nga ora 18:00⏰

*Mos harroni të përfitoni zbritjen maksimale duke përfituar 20% ekstra zbritje duke përdorur një kupon promocional nga aplikacioni My Vodafone ose 5% ekstra zbritje me kartën e klientit Adrion.

Bli libra Shqip dhe të Huaj, Revista, Gazeta, Aksesorë dhe Dhurata në Adrionltd.com. Porosit nga përzgjedhjet dhe ofertat tona online. Shërbim falas në Tiranë dhe dërgesa në gjithë botën.

Nga vargjet e ëmbla te analizat që përcjellin kuptime të reja, sot është momenti për të zgjedhur një libër që ju fton të...
25/04/2026

Nga vargjet e ëmbla te analizat që përcjellin kuptime të reja, sot është momenti për të zgjedhur një libër që ju fton të lexoni ndryshe.

Vetëm sot, përfitoni -10%* në të gjithë librat e kategorive “Poezi, Ese dhe Kritikë Letrare”.

Ju mirëpresim në librari dhe online deri në mesnatë.

*Shtoni 20% ekstra zbritje duke përdorur një kupon promocional nga aplikacioni My Vodafone ose 5% ekstra zbritje me kartën e klientit Adrion!

Java e librit vazhdon. Vetëm sot, përfitoni -10% në të gjithë librat e Shkencave Shoqërore dhe Zhvillimit Individual.Nga...
24/04/2026

Java e librit vazhdon. Vetëm sot, përfitoni -10% në të gjithë librat e Shkencave Shoqërore dhe Zhvillimit Individual.

Nga filozofia dhe psikologjia, te librat që frymëzojnë ndryshim dhe reflektim, sot është momenti për të zgjedhur një libër që ju shoqëron përtej faqeve.

Ju mirëpresim ❤️

Bli libra Shqip dhe të Huaj, Revista, Gazeta, Aksesorë dhe Dhurata në Adrionltd.com. Porosit nga përzgjedhjet dhe ofertat tona online. Shërbim falas në Tiranë dhe dërgesa në gjithë botën.

24/04/2026

Ky është momenti të nisni ose të zgjeroni koleksionin e librave të shtëpisë botuese Buzuku.
Në katalogun e shtëpisë botuese do të gjeni fituesit ndër vite të çmimit “Goncourt”, autorët më në zë bashkëkohorë, letërsi shqipe , histori, studime dhe jo vetëm.
Në videon e mësipërme gjeni disa nga sugjerimet tona nga titujt e shtëpisë botuese.
Përpos zbritjes 10% mund të shtoni 20% ekstra zbritje duke përdorur një kupon promocional nga aplikacioni My Vodafone ose 5% ekstra zbritje me kartën e klientit Adrion.
Ju mirëpresim!

•••
Mos harroni, kryefjala e momentit “Madona me qyrk” është gjithashtu pjesë e katalogut, nuk harruam ta vendosnim, thjesht meriton një video më vete.🫢

Rexhep Qosja, akademiku i mirënjohur, autori i një pasurie të tërë letrare dhe kontribut të madh në albanologji, u nda s...
23/04/2026

Rexhep Qosja, akademiku i mirënjohur, autori i një pasurie të tërë letrare dhe kontribut të madh në albanologji, u nda sot nga jeta në moshën 89 vjeçare.
Mirënjohje!

“Mendova se kisha menduar tashmë për gjithçka që mund të mendosh për Dashurinë...”“The Supreme Gift” nga Paulo Coelho sj...
23/04/2026

“Mendova se kisha menduar tashmë për gjithçka që mund të mendosh për Dashurinë...”

“The Supreme Gift” nga Paulo Coelho sjell një reflektim të thjeshtë, por të fuqishëm mbi dashurinë, bujarinë dhe përkujdesjen për tjetrin në një formë të thjeshtë dhe bashkëkohore. I frymëzuar nga një tekst klasik, ky botim i ri e përcjell mesazhin në stilin e qartë dhe meditativ që e ka bërë Coelho-n të njohur në mbarë botën.

Autor i disa prej librave më të lexuar në mbarë botën, si “Alkimisti”, Coelho është i famshëm për rrëfimet e tij shpirtërore dhe motivuese që kanë frymëzuar miliona lexues.

Një lexim i shkurtër, por i mbushur me kuptim, ideal për t’u rikthyer herë pas here.

Imazhi ©️ Paulo Coelho Book Club, HarperOne

Sot, në Ditën Botërore të Librit, festojmë magjinë e leximit dhe ju ftojmë ta bëni këtë ditë edhe më të veçantë.✨ Vetëm ...
23/04/2026

Sot, në Ditën Botërore të Librit, festojmë magjinë e leximit dhe ju ftojmë ta bëni këtë ditë edhe më të veçantë.

✨ Vetëm sot, përfitoni -10%* në të gjitha produktet, si në librari ashtu edhe online.

Nga librat që prisni prej kohësh, te ata që do t’i zbuloni rastësisht, sot është dita perfekte për të zgjedhur historinë tuaj të radhës.

*Shtoni 20% ekstra zbritje duke përdorur një kupon promocional nga aplikacioni My Vodafone ose 5% ekstra zbritje me kartën e klientit Adrion!

Bli libra Shqip dhe të Huaj, Revista, Gazeta, Aksesorë dhe Dhurata në Adrionltd.com. Porosit nga përzgjedhjet dhe ofertat tona online. Shërbim falas në Tiranë dhe dërgesa në gjithë botën.

Address

Pallati Kultures
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 21:30
Tuesday 08:30 - 21:30
Wednesday 08:00 - 21:30
Thursday 08:00 - 21:30
Friday 08:00 - 21:30
Saturday 08:00 - 21:30
Sunday 08:00 - 21:30

Telephone

+35544502606

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Adrion Ltd. posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category