Botime Pegi

Botime Pegi Botime Pegi është nga botuesit kryesorë të librit shkollor në Shqipëri, me mbi 100 tituj në qarkullim dhe gjithashtu aktiv në sektorin e librit artistik. P.S.

Dërgimi i dorëshkrimeve / materialeve për botim

Në këtë seksion do të gjeni të gjitha udhëzimet e nevojshme për të propozuar një tekst ose për të dërguar një dorëshkrim pranë shtëpisë sonë botuese. Ju lutemi, lexojini me vëmendje. Në rast të kundërt, propozimi juaj nuk do të merret parasysh.

1) Për shkak të sasisë së madhe të dorëshkrimeve që dërgohen në adresën tonë, vlerësimi i materialit tuaj

mund të zgjasë deri në katër muaj nga data kur është dërguar. Nëse nuk merrni një përgjigje brenda këtyre katër muajve, do të thotë që propozimi juaj nuk është pranuar.

2) Do t’u përgjigjemi vetëm propozimeve që përkojnë me interesat tona. Për fat të keq, për shkak të një sasie tejet të madhe materialesh, nuk mund t’u përgjigjemi të gjithëve. Prandaj, do t’ju luteshim të mos dërgoni mesazhe apo e-maile, të mos telefononi apo kontaktoni stafin tonë. Insistimi nuk do të ndryshojnë rezultatin e vlerësimit.

3) Katalogu. Përpara se të dërgoni dorëshkrimin tuaj, merrni parasysh linjën editoriale të Botimeve Pegi. Ne botojmë kryesisht romane, sidomos nga letërsia e huaj. Nuk botojmë (përveçse në raste të rralla) poezi, tregime të shkurtra ose materiale me natyrë joletrare. Për këtë arsye, këto gjini nuk do të merren në konsideratë. Shikoni katalogun tonë për të krijuar një ide se çfarë botojmë.

4) Kriteret e pranimit. Nëse dëshironi që puna juaj të bëhet pjesë e linjës sonë të botimeve, dërgoni një sinops (maksimumi një faqe me rreth 2000 karaktere) dhe një ekstrakt jo më të gjatë se 30 faqe (jo domosdoshmërisht duhet të jenë 30 faqet e para, zgjidhni ato që ju pëlqejnë më tepër dhe që mendoni se mbartin më tepër vlerë).

5) Formatet. Materialet dërgojini vetëm në format PDF. Formatet e tjera nuk do të pranohen.

6) Materialet duhen dërguar në adresën tonë e-mail: [email protected]

7) Kjo adresë i kushtohet vetëm autorëve shqiptarë, për pasojë nuk do të merren parasysh materiale të tjera (propozime përkthimi, bashkëpunimi, curriculum vitae etj.)

8) Për shkaqe organizative dhe si mënyrë për të tërhequr vëmendjen ndaj ruajtjes së pemëve, nuk do të marrim në konsideratë dorëshkrime që dërgohen nëpërmjet postës zyrtare pranë redaksisë sonë.

9) Ju lutemi të mos e dërgoni të njëjtin material më shumë se një herë, për shembull, në versione të ndryshme.

10) Nëse keni paqartësi ose pyetje, rilexojeni me vëmendje këtë faqe. Këtu do të gjeni të gjitha të dhënat që ju nevojiten. Këto udhëzime shërbejnë për të lehtësuar punën tonë të vlerësimit dhe të botimit të librave. Ne e kuptojmë që të kërkuarit e një botuesi mund të jetë stresuese, prandaj duam të jemi të sigurt që po ofrojmë shërbimin më të mirë të mundshëm. Ju priftë e mbara! Dorëshkrimet e dërguara pa ndjekur udhëzimet e mësipërme, nuk do të lexohen.

____________________________________________________

Për përkthyes ose redaktorë

Botime Pegi është vazhdimisht në kërkim të bashkëpunëtorëve në fushën e përkthimeve dhe redaktimeve. Nëse jeni të interesuar të bashkëpunoni me ne, ju lutemi të na kontaktoni në adresat e-mail:

[email protected] ose [email protected]

Botime Pegi mirëpret kontaktin tuaj dhe do t'ju përgjigjet sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë, për shkak të sasisë së madhe të propozimeve që dërgohen në adresën tonë, përgjigjja mund të vonojë deri në dy muaj. Nëse nuk merrni një përgjigje brenda dy muajve nga data e dërgimit të emailit tuaj, do të thotë që propozimi juaj nuk është pranuar.

Kur Izi Astori i hipën avionit, pret dyndjen, zhurmën dhe mërzinë e zakonshme. Mirëpo kur i afrohet ndenjëses së saj, dj...
12/05/2026

Kur Izi Astori i hipën avionit, pret dyndjen, zhurmën dhe mërzinë e zakonshme. Mirëpo kur i afrohet ndenjëses së saj, djaloshi i ulur aty nuk është aspak fqinji i bezdisshëm që kishte përfytyruar. Nejt Filëni, me flokë të zinj dhe sy të kaltër, ka një sharm të parezistueshëm: tërheqja mes dy të rinjve është fatale.
Por rastësia nuk është vetëm fatlume: pak minuta pas ngritjes në fluturim, avioni rrëzohet dhe nga ky çast, jeta e tyre ndryshon rrënjësisht. Kthesat e fatit nuk vonojnë t’i vënë në sprovë. Nejtit i duhet t’i futet karrierës ushtarake në misione të largëta lufte, ndërsa Izi, politikës. Ndonëse përpiqen ta mbajnë gjallë lidhjen përgjatë viteve, e kanë shumë të vështirë të takohen. Duket se për të dy, tjetri është njeriu i duhur, por kurrë çasti i përshtatshëm.
Derisa të dy do të ritakohen në një mision lufte në Afganistan, ku Nejti do të bëjë çmos që asaj të mos i hyjë gjemb në këmbë. Dhe do të bëjë çmos që t’i fitojë zemrën sërish.
Në këtë roman bëhen një ngjarjet e aktualitetit, aventurat emocionuese dhe romanca. Duke alternuar narratorët e romanit dhe linjat kohore, Yarros-i eksploron tmerret e luftës dhe pasojat e përvojave traumatike.

“Saga e Forsajtëve” i shkrimtarit britanik John Galsworthy-t është një vepër e rëndësishme e letërsisë angleze. Ajo eksp...
12/05/2026

“Saga e Forsajtëve” i shkrimtarit britanik John Galsworthy-t është një vepër e rëndësishme e letërsisë angleze. Ajo eksploron pasionet, tradhtitë dhe dinamikat komplekse të një familjeje të pasur borgjeze përmes tre brezave. Në qendër të historisë qëndron Soms Forsajti, një njeri i obsesionuar me pronësinë, jo vetëm me pasurinë e tij, por edhe me bashkëshorten e tij të bukur, Irenën, të cilën e sheh si një pasuri. Ndërsa Irena lufton për lirinë e saj emocionale, një dashuri e ndaluar me arkitektin e ri Filip Bosini shkakton një zinxhir ngjarjesh shkatërruese, që do të tronditin themelet e familjes Forsajt.

I vendosur në një shoqëri eduardiane që po ndryshon shpejt, kjo saga familjare depërton thellë në konfliktin mes pritshmërive shoqërore dhe dëshirave personale, duke trajtuar tema si dashuria, tradhtia, materializmi dhe kalbëzimi i vlerave tradicionale. Me personazhe të ndërtuara me kujdes dhe një kompleksitet emocional të thellë, Galsworthy shqyrton kostot personale të një obsesioni me pasurinë dhe statusin, dhe ndikimin e tij në marrëdhënie dhe identitet.

Me portretizimin e pasur të botës së shndritshme të elitës londineze dhe tensioneve të heshtura të jetës rurale, “Saga e Forsajtëve” është një eksplorim i përjetshëm i natyrës njerëzore, duke ofruar një kritikë të ashpër ndaj një bote të obsesionuar me pamjen e jashtme, ndërkohë që kap luftërat universale që na përcaktojnë të gjithëve.

11/05/2026

Le të ngrejë dorën kushdo që ndan të njëjtat pasione😍🙈🖐🏻

“Testamentet” rikthen lexuesin në universin tronditës të Galaadit, 15 vite pas ngjarjeve të “Rrëfenjës”. Përmes historiv...
11/05/2026

“Testamentet” rikthen lexuesin në universin tronditës të Galaadit, 15 vite pas ngjarjeve të “Rrëfenjës”. Përmes historive të tri grave krejtësisht të ndryshme, Margaret Atwood zbulon një regjim që duket i pathyeshëm, por që po shembet ngadalë nga brenda. Dejzi, Anjeza dhe Teto Lidia përballen me pushtetin, sekretet dhe zgjedhjet që mund të ndryshojnë gjithçka. Romani zbërthen mekanizmat e kontrollit, frikës dhe dominimit gjinor që mbajnë gjallë Republikën e Galaadit.
“Testamentet” është një rrëfim i fuqishëm për lirinë, identitetin dhe guximin për të sfiduar sistemin. 📚✨

🌷 Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Nënës! 🌷Sot festojmë dashurinë më të pastër, forcën më të heshtur dhe përqafimin që na s...
10/05/2026

🌷 Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Nënës! 🌷

Sot festojmë dashurinë më të pastër, forcën më të heshtur dhe përqafimin që na shoqëron gjithë jetën, nënën. ❤️

Në këtë ditë të veçantë, ju sugjerojmë të lexoni librin prekës “Mami, unë dhe mami” nga një rrëfim autobiografik mbi marrëdhënien komplekse, të dhimbshme, por edhe shëruese mes autores dhe së ëmës së saj, Vivian Baxter.

Përmes kujtimeve, ndjenjës së braktisjes, rikthimit dhe dashurisë që shëron plagët më të thella, ky libër sjell një histori të fuqishme për lidhjen nënë-bijë dhe forcën që lind nga falja dhe dashuria.

📖 Një libër që të prek zemrën dhe të kujton se marrëdhënia me nënën mbetet një nga historitë më të rëndësishme të jetës sonë.

Gëzuar të gjitha nënave! 💐

09/05/2026

“Ana Karenina”, kryevepra e Leon Tolstojit, mbetet një klasik i pakohë, po aq tronditës dhe aktual sa në vitin 1877 kur u botua.
Në qendër të romanit është dashuria e zjarrtë dhe fatale mes Anës, një gruaje të martuar të aristokracisë ruse, dhe oficerit të ri Aleksej Vronski.
Lidhja e tyre sfidon normat morale të kohës dhe e vendos Anën përballë gjykimit të shoqërisë dhe ndjenjës së fajit ndaj të birit.
Tolstoj nuk ndalet vetëm te historia e dashurisë, por depërton thellë në konfliktet e brendshme dhe ndjesitë antagoniste që e mundojnë Anën.
Romani shpalos një panoramë të gjerë të Rusisë së kohës, rurale dhe qytetare, me një galeri të pasur personazhesh.
Tema si feja, morali, politika, familja dhe kuptimi i jetës ndërthuren në mënyrë të fuqishme dhe universale.
“Ana Karenina” është një vepër komplekse dhe e thellë që eksploron natyrën njerëzore dhe pasojat e zgjedhjeve tona.

Sugjerim nga Numri dy 📚Më 1999, u zhvillua audicioni për gjetjen e aktorit kryesor që do të luante rolin e Herri Poterit...
08/05/2026

Sugjerim nga
Numri dy 📚

Më 1999, u zhvillua audicioni për gjetjen e aktorit kryesor që do të luante rolin e Herri Poterit, rol që do ta shndërronte djaloshin fitues në njeriun më të famshëm në botë. Qindra kandidatë morën pjesë në atë audicion, por në fund mbetën vetëm dy. Ky roman tregon historinë e djalit që nuk u zgjodh. Martin Hilli është një djalë i vogël dhjetëvjeçar, me një jetë të zakonshme. Aq sa mund ta lejojnë kushtet ku jeton pas divorcit të prindërve. Thuajse rastësisht, teksa ndjek të atin në një shesh xhirimi, Martini i bie në sy një producenti që po zhvillon filmin e parë të sagës së Herri Poterit.

Fazë pas faze, djaloshi do të kalojë qindra kandidatë të tjerë, derisa në finale do të mbeten vetëm dy rivalë. Por fitues i rolit do të jetë djali tjetër. Kësisoj, Martinit do t’i shkërmoqen të gjitha shpresat që kishte ushqyer dhe tani e tutje do të krahasohet vazhdimisht me triumfin e gjithëpranishëm të rivalit të tij. Si mund ta marrë veten nga ky dështim, kur aventurat e magjistarit të vogël dhe përshtatjet e tyre kinematografike do të arrijnë sukses pas suksesi? Si do të jetojë Martini pas kësaj që ai e quan dështimin më të madh të jetës së tij?

Bindja" është romani i fundit, shkruar nga Jane Austen dhe botuar pas vdekjes së saj me 1817. Ai rrëfen historinë e dash...
08/05/2026

Bindja" është romani i fundit, shkruar nga Jane Austen dhe botuar pas vdekjes së saj me 1817. Ai rrëfen historinë e dashurisë mes kapitenit Uentuorth dhe Ana Eliotit: një dashuri e përvuajtur dhe e penguar nga familja e saj aristokrate për shkak se i dashuri i saj vjen nga një shtresë shoqërore më e ulët.

07/05/2026
Një histori që shkon përtej suksesit dhe pasurisë.Libri “Elon Musk” nga  zbulon jetën, sfidat dhe mendjen e një prej fig...
07/05/2026

Një histori që shkon përtej suksesit dhe pasurisë.
Libri “Elon Musk” nga zbulon jetën, sfidat dhe mendjen e një prej figurave më të diskutueshme të kohës sonë.
Nga fëmijëria e vështirë në Afrikën e Jugut deri te drejtimi i SpaceX dhe Tesla, kjo biografi tregon anën njerëzore pas gjeniut të teknologjisë.
Përmes intervistave ekskluzive dhe dy viteve ndjekjeje nga afër, libri sjell një portret të sinqertë të ambicies, dhimbjes dhe obsesionit për të ndryshuar botën.
Një lexim që të bën të reflektosh mbi çmimin e suksesit dhe fuqinë e vizionit.

E gjeni në të gjitha libraritë.

Review nga 🪷Nuk janë gjithmonë fjalët ato që të lidhin me një libër dhe "Heshturazi dashuri" është një nga ato histori q...
06/05/2026

Review nga
🪷Nuk janë gjithmonë fjalët ato që të lidhin me një libër dhe "Heshturazi dashuri" është një nga ato histori që nuk të bind me zë të lartë, por të prek butë, aty ku nuk e pret.
Rrëfimtarja, një vajzë e re franko-koreane, jeton në një qytet bregdetar të ftohtë dhe të largët, në një jetë që rrjedh pa zhurmë. Midis dy kulturave, pa ndjesinë e përkatësisë, ajo endet në një rutinë ku heshtja ka zënë vendin e fjalëve.
Kur në jetën e saj shfaqet një artist francez, një tjetër njeri i rezervuar,lind një marrëdhënie që nuk emërtohet kurrë. Është si një fije e hollë tensioni mes tyre, një ndjenjë që rritet në heshtje, por nuk shpërthen kurrë.

🍂Ajo e vëzhgon nga larg, duke dëshiruar një lidhje, një kontakt, por lufta e saj e brendshme me identitetin, marrëdhënia me trupin e saj dhe pasiguritë që mbart e pengojnë ta shtrijë dorën vërtet. Ai rri larg. Edhe pse i ftohtë e i mbyllur, duket sikur fsheh diçka po aq të brishtë.
Të dy përmbajnë veten. Si dy njerëz në brigje të kundërta, që nuk dinë si të ndërtojnë një urë.

🌗Ajo që më preku më shumë ishte heshtja që mbartin, ajo brenda tyre, dhe një lloj vetmie që nuk dinë si ta thyejnë. Në këtë libër, dashuria nuk ka dramë, por ka pritje. Ka vështrime. Ka dorëzime.
Në fund, ajo që mbetet është një dhimbje e butë, një histori që nuk të jep shumë përgjigje, por të lë të mendosh. Të kujton sa shpesh i shmangemi ndjenjave nga frika.

🌬️Nëse po kërkoni një roman të qetë, të thellë dhe të ndjerë, ky është ai. Dhe nëse e lexoni, lëreni të rrjedhë ngadalë. Mos e nxitoni.

Address

Rr. Elbasanit
Tirana
1010

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Botime Pegi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Botime Pegi:

Share

Category