Æ sh.p.k

Æ sh.p.k to be continued in the future

01/10/2021

jeunesse_in_albania 🔥🙂😃 Æ sh.p.k

29/08/2021
Pavarësisht nëse jeni i ri në udhëheqje ose keni qenë në atë rol për dekada, vetë-reflektimi është një pjesë thelbësore ...
22/02/2021

Pavarësisht nëse jeni i ri në udhëheqje ose keni qenë në atë rol për dekada, vetë-reflektimi është një pjesë thelbësore e punës. Është e lehtë për t’u harruar dhe “zvarritur”, veçanërisht kur keni sa më shumë çështje të mëdha dhe në dukje më të rëndësishme, të cilat kërkojnë vëmendjen tuaj.Sidoqoftë, nuk mund t’u besoni vetëm bordit ose kolegëve tuaj. Mos harroni një gjë. Nëse keni aksionerë, ata zakonisht shikojnë numrat dhe në fund përcaktojnë aftësitë tuaja drejtuese. Sa për kolegët dhe stafin, do të jeni në vështirësi të gjeni më shumë se një grusht njerëzish, të gatshëm të vijnë dhe t’ju tregojnë atë që nuk doni të dëgjoni.
Lexo: Pesë këshilla që do t’ju ndihmojnë të bëheni udhëheqësi idealKjo do të thotë që ju duhet të mbani në mënyrë aktive kontrollin. Mandy Gilbert, drejtuesja e Niche, thotë: “Koha ime e preferuar për ta bërë këtë është kur jam duke udhëtuar. Kur jam në ajër, qëllimisht nuk lidhem me wifi. Unë e përdor këtë kohë për të reflektuar se çfarë lloj udhëheqëse jam, fushat që mund të përmirësoj dhe mënyrat për t’u bërë më e mirë”.Për të shmangur paragjykimin sa më shumë që të jetë e mundur, bëjini vetes tre pyetje kryesore për të parë nëse jeni në gjurmët e një udhëheqësi:
Kur ishte hera e fundit që pranuat se keni bërë një gabim?
Po shkruani fjalë boshe? Alarm i kuq! Drejtuesit më të mirë praktikojnë përulësinë. Ata nuk kanë frikë të bëjnë gabime, dhe kur ata bëjnë, ata i kontrollojnë ato. Më e rëndësishmja, ata mësojnë prej tyre.Do të jeni shumë më të lidhur dhe të frymëzuar nëse stafi juaj mendon se punon për dikë, që nuk mendon se ka gjithmonë të drejtë, ose më keq kur fajësoni gjithë të tjerët kur diçka shkon keq.Shikoni në pasqyrë veten tuaj, sepse jeni ju. Nëse diçka nuk shkon, ju do të jeni i pari që do të merrni fajin përsipër. Fatkeqësisht, marrja e fajit vjen me fuqinë që keni. Kjo është kur udhëheqësit me të vërtetë shkëlqejnë ose dështojnë. Duke dhënë shembullin, do të kultivoni një kulturë ku njerëzit nuk kanë frikë të rrezikojnë, të zotërojnë rezultatet e tyre dhe të mësojnë prej tyre.
Sa biseda të vështira keni pasur gjatë vitit të kaluar?
Të jesh në krye është një sfidë e madhe. Ajo gjithashtu vjen me disa pjesë që ti mund t’i urresh. Kjo do të thotë që sfidoni njerëz, u thoni njerëzve që po bëni një punë të keqe dhe t’ju dërgoni aksionerëve lajme të këqija.Kompanitë më të suksesshme “ziejnë” çdo ditë në kompani. Pra, mos e lini veten, pa ndërhyrë në kompani, se gjërat nuk kanë qenë aq të përsosura. Nëse ky është rasti, atëherë nuk jeni duke i kushtuar vëmendje, po jetoni në mohim, ose po shmangni konfrontimin me çdo kusht. Këto janë të gjitha shenjat e një udhëheqjeje të keqe.
Kush ishte personi i fundit që vlerësuat për bërjen e një pune të shkëlqyer?
Kjo pyetje nuk duhet të bëhet. Ju gjithmonë duhet t’i vlerësoni njerëzit që bëjnë punë të shkëlqyera. Nëse nuk po falenderoni, përgëzoni ose thërrisni dikë për kryerjen e një pune të shkëlqyer ose nëse dikush ka bërë më shumë sesa i është caktuar, atëherë duhet të hapni sytë dhe t’i kushtoni vëmendje. A ka sot ndonjë person, që pranon të punojë pa u falenderuar për punën që bën?Një gjë e mirë ndodh kur i jepni dikujt propozime, për të kryer punën më mirë. Ata duan të vazhdojnë të performojnë më mirë. Në fakt, ata zakonisht duan të bëjnë edhe më mirë. Pavarësisht nëse janë praktikantët e verës apo personel i moshuar, zbuloni se kush është dhe çfarë po bëjnë dhe falenderojini ata.Lexo: Cilin personalitet ke si udhëheqësJo të gjithë mund të jenë udhëheqës të mirë. Jo të gjithë kanë aftësi në kenë rol. Ndoshta do të duhet të jesh i vetmuar, i pashpirt dhe mposhtës. Nuk ka sot një person që pranon të marrë përsipër përgjegjësinë, stresin dhe presionin që vjen në punë. Të gjithë ne kemi gjëra për të punuar, kjo është arsyeja pse udhëheqësit më të mirë e kuptojnë, se të qenit përgjegjës është një udhëtim i përjetshëm i mësimit, këmbënguljes dhe vetë-reflektimit.

Burimi: INC

07/12/2020

Njeriu gjatë gjithë historisë ka bërë gjëra të jashtëzakonshme për ta fituar paranë, por rrallëherë është ndalur për të menduar se kush e ka krijuar atë. Tregimi për prejardhjen e parasë është mjaft interesant, sidomos për faktin se ajo nuk është krijesë e një individi, por e bashkëveprimit spontan dhe të pavetëdijshëm të shumë individëve pa e njohur njëri-tjetrin.

Krijimi i parasë, si çdo zbulim tjetër me vlerë, është nxitur nga urgjenca për të përmbushur një nevojë që natyra i ka përcaktuar njeriut. Kjo nevojë është detyrimi për të tregtuar me të tjerët për shkak se, si qenie e vetme, njeriu e ka të pamundur t’i prodhojë të gjitha mallrat që i duhen për të mbijetuar. Një njeri i vetëm nuk mund ta prodhojë ushqimin, rrobat, veturën, televizionin, telefonin, kompjuterin apo shtëpinë e tij. Ai mund të specializohet vetëm në prodhimin e një malli apo ofrimin e një shërbimi, të cilin pastaj e tregton për mallrat që i duhen.

Mijëra vite më parë kur paraja nuk ekzistonte, njerëzit tregtonin mallrat dhe shërbimet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ai që kishte, për shembull, një dele, e këmbente me një mall që i duhej, për shembull një sasi misër. Falë këtij bashkëveprimi të sh*tjes dhe blerjes së mallrave u krijua tregu.

Rezultat i tregjeve janë çmimet. Çmimet janë proporcionet e këmbimit në mes të mallrave dhe përcaktohen nga oferta dhe kërkesa për ato mallra. Në treg, çdo mall e ka çmimin e tij. Për shembull, nëse një dele këmbehej me 50 kilogram misër, ky ishte çmimi i saj. Në të njëjtën mënyrë, 1 kilogram misër e kishte çmimin e 1/50 dele.

Edhe pse kjo mënyrë e drejtpërdrejtë e këmbimit të mallrave i përmbushte disa nga nevojat e njerëzve dhe u mundësonte atyre mbijetesën, ajo kishe një sërë të metash të konsiderueshme që e kufizonin tregtinë dhe përfitimet tregtare jashtëzakonisht.

Cilat ishin këto të meta? Në radhë të parë, çdo kush që dëshironte një mall, duhej jo vetëm ta gjente një tregtar që e posedonte atë mall, por një tregtar që gjithashtu e kërkonte mallin e tij. Pra një tregtarit që kishte një dele dhe dëshironte një lopë, për ta këmbyer atë i duhej jo vetëm të gjente një tregtar që kishte një lopë, por edhe një tregtar që kishte lopën dhe i duhej delja. Këtë ekonomistët e quajnë koincidenca e dyfishtë e dëshirave. Kjo e metë e ngushtonte dukshëm gamën e këmbimeve që mund të ndodhnin në treg, në veçanti për mallrat më të rralla dhe për të cilat kishte kërkesë më të vogël (imagjinojeni një tregtar që kërkonte teleskop për gurët e tij).

Meqë paraja nuk ekzistonte dhe të gjitha mallrat këmbeheshin në mënyrë të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin, një mall nuk e kishte vetëm një çmim (siç e ka sot në para), por disa çmime ndaj disa mallrave. Pra çmimi i deles nuk ishte vetëm 50 kilogram misër, por (për shembull) një gjysmë lopë, 100 litra qumësht, apo 80 kilogram sheqer, varësisht me çfarë malli këmbehej ajo dhe në çfarë proporcionesh. Në vend që çmimi i një malli të paraqitej në një njësi standarde të llogarisë (për shembull 1 dele = €100 euro), ai shfaqej kundrejt të gjitha mallrave tjerë me të cilat mund të këmbehej (1 dele = ½ lopë, 1 lopë = 200 litra qumësht, 1 litër qumësht = 0.8 kg sheqer, e kështu me radhë). Dhe meqë ekzistonin me qindra e mijëra mallra dhe secili e kishte çmimin në proporcion me mallrat tjera, matriksi i çmimeve ishte pothuajse i pafundmë [1]. Kjo e bënte përllogaritjen ekonomike tepër komplekse, gati të pamundur.

Përveç kësaj, mallrat nuk ishin lehtësisht të ndashme. Sot falë parasë çmimet mund të ndahen deri në centin e fundit. Por nëse një dele e ka çmimin 50 kilogram misër, një tregtarit që i këmben vetëm 25 kilogram misër për të i takon vetëm një gjysmë dele, pra një që nuk është e gjallë. Edhe pse për nga sasia e mish*t dallimi mund të jetë proporcional, një dele e ngordhur nuk është i njëjti mall me një dele të gjallë. Nga delja e gjallë mund të milet qumështi si dhe ajo mund të ruhet për t’u sh*tur në një kohë më të volitshme për pronarin, kështu që një gjysmë dele nuk e sjell të njëjtën dobi.

Mallrat gjithashtu paraqesin problemin e transportit për shkak të madhësisë fizike dhe peshës. Ne sot mund t’i ruajmë paratë e letrës lehtësisht në kuletë. Kur ajo nuk ekzistonte njerëzit nuk mund të lëviznin lirshëm me posedimet e tyre. Për ta këmbyer një mall ata detyroheshin të dilnin në treg. Ata nuk mund ta bartnin mallin me vete ngado që shkonin, në rast se i duhej ta këmbenin për diçka më të vlefshme, siç bëjmë ne sot.

Rrjedhimisht, mallrat nuk mund ta kryenin as funksionin e ruajtjes së vlerës siç e bën paraja. Njerëzit e ruajnë një pjesë të pasurisë së tyre në para, por kur pasuria përbëhet nga lopët, delet apo çfarëdo malli tjetër që ka jetëgjatësi të kufizuar si dhe kërkon hapësirë të madhe për strehim kjo bëhet problematike.

Prodhimi në masë ishte gjithashtu pothuajse i pamundur. Një prodhuesi në masë i duhej një grup i madh i tregtarëve, i interesuar njëkohësisht për të gjitha ato mallra të prodhuara dhe i cili i ofron prodhuesit gamën e mallrave që i duhen në atë moment. Për shembull, një prodhues i veturave, përveç pamundësive teknologjike në atë periudhë të lashtë të njerëzimit, nuk do të arrinte të gjente një grup tregtarësh aq të madh sa t’i ofronin një sërë mallrash që i duhen në të njëjtën kohë dhe që e arsyetojnë investimin e tij.

Duke u përballur me këto probleme që paraqiste tregtia e drejtpërdrejtë mall-me-mall, njerëzit filluan të kërkojnë alternativa. Ata u munduan ta gjejnë atë lloj malli i cili më së paku përballej me problemin e koincidencës së dyfishtë të dëshirave, të përllogaritjes, të ndarjes, të transportit, të ruajtjes së vlerës dhe të prodhimit në masë. Një mall që më së paku përballej me problemet e mësipërme ishte më lehtësisht i këmbyeshëm. Ai ishte më i tregtueshëm apo më “likuid”, siç thuhet në zhargonin ekonomik.

Me këtë u lind edhe forma e tregtisë së tërthortë: një mall kërkohej, jo për vlerën e përdorimit që e kishte (delja për mishin dhe qumështin, guacat për dekorim, shushunjat për mjekim, etj.), por për vlerën e këmbimit me mallrat e tjerë. Njerëzit filluan të blejnë mallra që nuk u duheshin fare, por të cilat shumë lehtë këmbeheshin më vonë me mallrat që u duheshin.

Këto mallra pra, mund të mos kishin vlerë të përdorimit, por ato kishin gjithsesi vlerë të këmbimit. Kësisoj ato u bënë ndërmjetësuese të këmbimeve dhe u pranuan gjerësisht—që sot e njohim si definicionin dhe funksionin e parasë. Ato mallra, pra, u bënë para.

E cilat mallra dolën ta përmbushin këtë funksion më së miri? Mallra të ndryshme gjatë periudhave të ndryshme, mirëpo në 2000 vitet e fundit dy mallrat që njerëzit e lirë e kanë gjykuar që më së miri e kanë përmbushur funksionin e parasë kanë qenë ari dhe argjendi.

Këto dy metale të çmueshme ishin mallrat më të kërkuara falë përshtatshmërisë dhe mënjanimit të problemeve me tregtinë e drejtpërdrejtë. Mallrat tani mund të llogariteshin në një njësi standarde të arit apo argjendit (shembull 1 lopë = 10 gram ari). Shufrat e tyre mund të ndaheshin lehtë në po aq njësi sa ishte e nevojshme. Transporti i tyre nuk ishte i lehtë si ai i parasë letër, mirëpo dukshëm më i lehtë se i një lope. Në to mund të ruhej vlera sepse ato ishin pothuajse të pashkatërrueshme. Si dhe prodhimi në masë u bë i mundur falë këmbimit të produktit final në ar apo argjend.

Rrjedhimisht, kërkesa e madhe për arin dhe argjendin, falë kësaj përshtatshmërie, e zgjidhte edhe problemin e koincidencës së dyfishtë të dëshirave. Atij që i duhej lopa dhe kishte një dele, nuk i duhej më të tregtonte drejtpërdrejt, por mund ta këmbente arin apo argjendin për të. Edhe për pronarin e deles edhe për atë të lopës kjo formë e këmbimit ishte e leverdishme sepse të dy mund ta këmbenin më vonë arin dhe argjendin për çfarëdo malli tjetër që atyre u nevojitej për përdorim.

Ari dhe argjendi, pra, fituan vlerën e këmbimit, përveç vlerës së përdorimit (si ornamente apo inpute në prodhim), falë karakteristikave të tyre si metale që ia mundësuan të përmbushin më së miri funksionin e ndërmjetësimit të tregtisë.

Në rrethana të ndryshme kur ekzistenca e tyre ishte e pamundur, si për shembull në burgjet e Luftës së Dytë Botërore, cigaret shërbyen si para falë përshtatshmërisë. Të burgosurit i kërkonin jo për vlerën e përdorimit (nikotinës), por për vlerën që ato e kishin në këmbim me mallrat tjera që u duheshin për përdorim. Mirëpo jashtë burgjeve dhe përgjatë gjithë globit dhe historisë së tij, ari dhe argjendi shërbyen si para.

Shkencëtarët kanë hedhur edhe interpretime tjera po aq interesante për krijimin e parasë. Sociologu francez Marcel Mauss në librin e tij Dhurata, argumenton që shoqëritë e hershme ishin ndërtuar rreth kulturës së reciprocitetit dhe obligimit për dhënie, jo tregtisë së bazuar në interesin apo përfitimin personal. Antropologu amerikan David Graeber ngjashëm argumenton në librin e tij Borxhi: 5000 Vitet e Para që forma më e hershme e këmbimit nuk është paraja por borxhi. Sipas tij, në mungesë të parasë njerëzit nuk kanë tregtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me mallra por kanë vepruar sipas një sistemi primitiv të borxhdhënies. Për shembull, atij që i është dashur lopa nuk e ka këmbyer për dele, por për premtimin që një ditë tjetër do t’i ndihmojë pronarit të lopës. I gjithë këmbimi është konsideruar si një formë e dhuratës dhe ka qenë i kufizuar tek njerëzit që janë njohur në mes vete.

Mirëpo, për shumicën e ekonomistëve dhe sociologëve shpjegimi më i përhapur për origjinën e parasë mbetet nevoja për t’i tejkaluar pengesat e tregtisë së drejtpërdrejtë. Krijimi i parasë dhe tejkalimi i këtyre pengesave e ka mundësuar tregtinë e tërthortë dhe rrjedhimisht rritjen e jashtëzakonshme të mundësive për të prodhuar dhe tregtuar mallra dhe shërbime, në masën e zhvillimit kompleks të ekonomive dhe rritjes së mirëqenies ekonomike përtej nivelit të mbijetesës në të cilin ka qenë njeriu shumicën e historisë së tij. Pas krijimit të saj, paraja ka ndjekur një trajektore edhe më interesante të evoluimit, e cila sot na gjen në një sistem monetar thellësisht ndryshe prej atij që ka qenë.

___________

[1] Për shembull, për 100 mallra në treg ekzistonin 9,900 çmime (100x99), në vend që secili mall të kishte çmimin e vet, pra 100 sosh.

Paraja? Ndoshta ne nje bote , ose ne kete bote qe po vjen , paraja po c'vleresohet , domethene vlera po i bie , ndoshta ...
24/09/2020

Paraja?
Ndoshta ne nje bote , ose ne kete bote qe po vjen , paraja po c'vleresohet , domethene vlera po i bie , ndoshta po perdoret shume paraja elektronike , kjo eshte vertet ajo me kryesorja , paraja elektronike po i ze vendin kartemonedhave ,por kjo shume pak pasoja ne disa ekonomi , ndersa ne vendet me zhvillim te ulet , si psh Shqiperia , populli eshte shume pak ne dijeni per kete , domethene nuk ka shume dije lidhur me parane elektronike , ndoshta niveli arsimor ne Shqiperi eshte ne nje nivel shume te ulet , por edhe politika e vendit nuk informon popullin , ose korrupsioni eshte i larte , se ndoshta paraja elektronike eshte me e lehte per tu vjedhur nga "grabiqaret " politikanet dmth , por si mundet te ndryshoj kjo gje , vendi eshte vertet i pa informuar , sidomos disa fshatra , qe te vetmen para e din vetem , mondhat dhe kartmonedhat !?
Ndryshimi i ketij vendi duhet te vije , vetem kur te jete i informuar populli i gjithi !

13/08/2020

11/08/2020
11/08/2020

Fillimi !

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Æ sh.p.k posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Æ sh.p.k:

Share