Botimet Alsar

Botimet Alsar 🚚 Dërgesa për Shqipëri 300 lekë.
🚚 Dërgesa për Kosovë 8€ deri ne 2 kg.
(1)

Kjo shtëpi botuese numëron rreth 300 tituj të publikuar në fusha të ndryshme si: histori, gjuhësi, albanologji, fe, sociologji etj. "Botimet ALSAR" kërkojnë të frymëzojnë vetëdijen historike të shqiptarëve dhe të promovojne vlerat e trashëgimisë tonë kulturore, gjë që vërehet edhe në publikimin e botimeve anastatike të të përkohshmeve më me rëndësi në publicistikën shqiptare si: "LIRIJA", "PËRPJEKJA SHQIPTARE", "KALENDARI KOMBIAR", "SHQYPNIJA E ILUSTRUEME" etj.

HAFIZ ALI KORÇA : VEPRA E PLOTË                                             Botimi i plotë i veprës së Hafiz Ali Korçës ...
10/06/2026

HAFIZ ALI KORÇA : VEPRA E PLOTË

Botimi i plotë i veprës së Hafiz Ali Korçës prej 12 vëllimesh, e bën më të afërt për lexuesin shqiptar ketë krijimtari me vlera të veçanta, e cila përfaqëson një pasuri të spikatur në prodhimin e trashëgimisë kulturore shqiptare. Profesori, studiuesi dhe përkthyesi Ismail Ahmedi ka arritur të realizojë me sukses njërin ndër projektet e tij më të rëndesishme kërkimore dhe studimore, duke shkruar monografinë për Hafiz Ali Korçen dhe duke botuar, me ndihmën e 'Botimeve Alsar', kompletin e veprave të këtij rilindasi të njohur.
Veprat e Hafiz Ali Korçës i përkasin fushës së gjuhës, letërsisë, publicistikës, Islamit, përkthimit etj. Në secilën vepër ё tij, H. A. Korça ka arritur të paraqesë dhe të trajtojë probleme të rëndësishme që ndërlidhen me kombin shqiptar, por edhe me kulturën shqiptare në përgjithësi. Letërsia shqipe, në njerën anë, dhe islamologjia, në anën tjetër, bëhen preokupimi kryesor i tij, si në dimensionin krijues, po ashtu edhe atë dituror e edukativ.

Titulli: ISLAMIZIMI I SHQIPËRISË NËN TURQITAutori: Edwin E. JacquesPërktheu: Urim PoshkaFaqe: 312Formati: 15.5 x 23.5cmV...
09/06/2026

Titulli: ISLAMIZIMI I SHQIPËRISË NËN TURQIT

Autori: Edwin E. Jacques

Përktheu: Urim Poshka

Faqe: 312

Formati: 15.5 x 23.5cm

Viti i botimit: 2019

“Islamizimi i Shqipërisë nën Turqit” vjen për herë të parë në lëmin shqiptar të botimeve dhe është një prej dy botimeve madhore të autorit mbi Shqipërinë. Ky libër është një tezë magjistrature e paraqitur në Universitetin e Bostonit në vitin 1941, por e pabotuar më parë. Ky botim shoqërohet me tekstin orgjinal në anglisht, për t’i dhënë mundësi çdo të interesuari të konsultohet dhe me tekstin në anglisht.

Edwin Everett Jacques, një studiues dhe historian amerikan, e ka njohur mirë Shqiperinë. Ai ishte misionar protestant, I cili ka punuar si mësues në Korçë në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, nga viti 1932 deri më 1940. Kjo periudhë qëndrimi në vendin tonë i ka ngjallur kureshtjen intelektuale dhe e ka nxitur të gërmojë në historikun e Shqipërisë. Kryesisht mund të themi se bëhet fjalë për një studim sociologjik mbi fetarinë në Shqipëri, si dhe fenomenet që lidhen me besimin në popullatën shqiptare të kohës, si dhe përgjatë vazhdimësisë historike. Lexuesi ka rastin që nga tematika e librit të gjykojë dhe të mësojë pikëpamjet e një të huaji mbi islamizimin e shqiptarëve. Autori nënvizon se tema që ai trajton jashtë Shqipërisë ka rëndësi thjesht skolastike (akademike), ndërsa brenda këtij vendi është thelbësore.

Punimi ka nje hyrje disi të gjatë, për të vijuar me katër kapituj dhe me një numër shtojcash, përpos bibliografisë në fund. Kapitujt kanë dhe nënzërat e tyre, me titujt: “Hyrje për Krishtërimin shqiptar”, “Shqipëria nën turqit”, “Politikat turke që ndikuan në islamizimin e Shqipërisë” dhe “Karakteristikat shqiptare që lehtësuan islamizimin”.

SHTETI BEKTASHI
09/06/2026

SHTETI BEKTASHI

TRYEZA TË PËRBASHKËTALidhjet Turko - Shqiptare të Kulinarisë
09/06/2026

TRYEZA TË PËRBASHKËTA
Lidhjet Turko - Shqiptare të Kulinarisë

Dhjetë libra me rrëfenja Kur’anore, histori me ilustrime për pejgamberë, njerëz dhe ngjarjeNë serinë e botimeve tona, sj...
08/06/2026

Dhjetë libra me rrëfenja Kur’anore, histori me ilustrime për pejgamberë, njerëz dhe ngjarje

Në serinë e botimeve tona, sjellim për lexuesit dhjetë libra me tregime për të dërguarit e Zotit.
Janë histori kur’anore të thjeshtuara, të shoqëruara me ilustrime, për një lexues ende të parritur mirë. Botimi u kushtohet fëmijëve, me tekste tërheqëse dhe të lexueshme lehtësisht prej tyre.
Dhjetë librat janë përkthime nga boshnjakishtja. Rrëfenjat ngjallin kureshtjen e të vegjëlve dhe u japin mësime të çmueshme, ndërsa ilustrimet i bëjnë më të përthithshme historitë.
Tregimet fillojnë me Ademin, njeriun e parë mbi tokë, dhe përfundojnë me Muhammedin, a.s., vulën e profetëve. Mes tyre do të lexohet për Nuhun, Hudin, Salihun, Lutin, Shuajbin, Ibrahimin, Ismailin, Is’hakun, Musain, Davudin, Sulejmanin, Junusin, Zekerijain, Jahjën dhe Isain, duke përmendur veç një pjesë të të përmendurve e të të treguarve në Kur’an.
Libri i katërt është i tëri për Jusufin, a.s., si një prej historive më të bukura njerëzore, përçuese e përfundimeve dhe mësimeve të jashtëzakonshme morale, nga nevoja për durim në çdo gjë te domosdoshmëria e mbështetjes së plotë tek Zoti dhe vullneti i Tij.
Jeta e Profetit Muhammed, a.s., më shembullorja e një njeriu ndonjëherë në këtë botë, zë hapësirën e tre librave të fundit. Mjedisi, rritja dhe pjekja e tij, nisja e misionit profetik dhe përmbushja e detyrës së caktuar nga lartësitë hyjnore, përshkruhen me aq hollësi sa për një botim të tillë me specifikat përkatëse.
Botimet ALSAR, kujdesur për çdo nivel lexuesi, u japin rregullisht gjëra të reja të vegjëlve. Dhjetë librat, si rrëfenja kur’anore, i sugjerohen çdo prindi të angazhuar seriozisht për rritjen e fëmijëve të tij me frymën e besimit.

Titulli: UDHËTIMIAutori: Adem ÖzkösePërktheu: Xhemile AbdiuFaqe: 268Formati: 14 x 21.5cmViti i botimit: 2022Libri “Udhët...
08/06/2026

Titulli: UDHËTIMI

Autori: Adem Özköse

Përktheu: Xhemile Abdiu

Faqe: 268

Formati: 14 x 21.5cm

Viti i botimit: 2022

Libri “Udhëtimi” i autorit turk Adem Özköse, është një përmbledhje me udhëpërshkrime të vendeve të ndryshme në botë të vizituara nga ai. Libri paraqet një ndërthurje të përshtypjeve vetjake të shkrimtarit, me historinë dhe kulturën e veçantë të secilit rajon që është përfshirë në tekst, së bashku me figurat e mëdha që kanë lënë shenjë në këto kultura. Aty paraqiten mbresat personale të shkrimtarit për vende si: Spanja levantine (Andaluzia), Ballkani, Afrika Jugore, qytetet e Azisë Qëndrore, Bakuja, Tbilisi, Qipro, Oslo, Parisi, Budapesti, Praga, Firence, Venecia etj.

Libri është një përpjekje për të zgjeruar horizontin e dijes mbi kulturat dhe qytetërimet e ndryshme botërore, në përqasje me identitetin kulturor dhe fetar të autorit, ku nëpërmjet një proze të thjeshtë dhe të rrjedhshme, përshkruhen ndjesitë që secila etapë e udhëtimit ka lënë në shkrimtarin. Autori hulumton edhe në aftësinë që ka fenomeni i të udhëtuarit në zgjerimin e botës shpirtërore të secilit njeri. Një kapitull që nxit kureshtjen për lexuesin shqiptar gjendet në libër me titullin “Një udhëtim në Shqipëri” ku autori paraqet pikëvështrimin mbi vendin tone, duke kërkuar gjurmët osmane si dhe duke u munduar të kuptojë bashkëkohësinë shqiptare post-komuniste. Udhëtimi i tij në Shqipëri përfshin vizitën në qytete si Tirana, Berati, Kruja dhe Shkodra.

Titulli : PERANDORIA OSMANE (1299-1922)Autori: Prof.Dr. Ahmet ŞimşirgilKemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se doli nga shtypi...
08/06/2026

Titulli : PERANDORIA OSMANE (1299-1922)
Autori: Prof.Dr. Ahmet ĹžimĹźirgil

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se doli nga shtypi botimi i ri i Fondacionit “ALSAR” me titull “PERANDORIA OSMANE (1299-1922)” të autorit Prof. Dr. Ahmet Şimşirgil

Të dashur lexues,Ju njoftojmë se më datat 29–30 maj do të jemi në panairin e librit te Katedralja e Shkodrës, në Shkodër...
29/05/2026

TĂ« dashur lexues,

Ju njoftojmë se më datat 29–30 maj do të jemi në panairin e librit te Katedralja e Shkodrës, në Shkodër.

Ju mirëpresim të na vizitoni dhe të ndani me ne dashurinë për librin dhe leximin!

Titulli : HISTORIA E UKRAINESAutori : Paul KubicekKemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se sot doli nga shtypi botimi më i ri i...
25/04/2026

Titulli : HISTORIA E UKRAINES

Autori : Paul Kubicek

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se sot doli nga shtypi botimi më i ri i Fondacionit “ALSAR” me titull “HISTORIA E UKRAINES” të autorit Paul Kubicek.

Titulli : BESIMET GNOSTIKEAutori : Prof.Dr. Şinasi GündüzKemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se sot doli nga shtypi botimi më...
25/04/2026

Titulli : BESIMET GNOSTIKE

Autori : Prof.Dr. Ĺžinasi GĂĽndĂĽz

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se sot doli nga shtypi botimi më i ri i Fondacionit “ALSAR” me titull “BESIMET GNOSTIKE” të autorit Prof.Dr. Şinasi Gündüz.

Address

"Rruga E Bogdanëve"
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Botimet Alsar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category