04/06/2026
“Drita nuk është ajo që shohim. Drita është ajo që na bën të shohim.” - Davide Groppi
Disa fragmente nga një udhëtim frymëzues, me qëllimin për të sjellë në Tiranë eksperiencën dhe filozofinë e një prej ideologjive më të veçanta në botën e ndriçimit.
Në vendin ku lindin idetë e Davide Groppi-t, patëm mundësinë, për të disatën herë, të përjetonim nga afër një mënyrë unike të të menduarit për dritën: jo si një objekt, por si një emocion; jo si një produkt, por si një gjuhë që formëson hapësirën dhe prek njerëzit.
Kthehemi në Studio Luce në Tiranë me ide të reja, me energji të re dhe me dëshirën për të sjellë këtë eksperiencë, këtë kulturë të dritës dhe këtë qasje ndaj projektimit në çdo projekt që realizojmë.
Sepse çdo udhëtim i tillë është një mundësi për të mësuar, për t’u frymëzuar dhe për të krijuar hapësira që flasin përmes dritës.