07/01/2022
Bir, kur te jesh rritur.... nga Ismail Xhaferi!
Kur te rritesh bir,
S'ke nevoje per shkence,
Behu politikan,
Jo hajdut i thjeshte!
Se hajdut i thjeshte,.
Do mbetesh pa buke,
Te arreston SPAKU,
Dhe te fut ne burg.
Tash e dîne te gjithe,.
Dhe nuk eshte sekret,
Se kryehajdutet,
SPAKU nuk i prek.
Te jetosh i lumtur,
Eshte fare e lehte,
Behu trafikant,
Ose deputet!
Mund te shesesh droge,
Droga kurre s'mbaron,
Mund te besh bizness,
Me prostitucion!
Per qellimin tend,
Asnjehere mos ndal,
Formo nje parti.'
Edhe s**t moral!
Krijo nje parti,
Dhe s'eshte fare zor.
Thuaj dores kembe
Edhe kembes dore!
Bir kur te jesh rritur,
Mos te dhembi koka,
Te behesh si Dulja,
Ose si Nard Ndoka!
Kur te burrrerohesh,
Mos dil nga gjirizi,
Behu si Mejdiu,
Si Shpetim Idrizi!
Nuk ka rendesi,
Sa te peshon zigji,
Llomotit gjithe diten,
Si Lefter Maliqi!
Por ka dhe me mire,
Te jetosh si mbreti,
Behu si Ben Blushi,
Si Arben Ahmeti!
Me rrogen e Blus**t,
Ketij kapedanit,
Mundet te ushqehet,
Gjysmen e vatanit.
Qe te hash pa frike,
Biftek tek Nustreti
Behu vazhdimisht,
Nje servil pushteti!
Behu analist,
Thuaj lepe- peqe,
Kur ke interes,
Mbro cdo gje te keqe!
Ngjaji Bâton Haxhiut,
Lidhur per kapistre,.
Ose behu vjeherre,,
Per ndonje ministre!
Edhe nese do,
Bota te jeté jotja,
Te ngjash nga Genc Ruli,
Ose Ridvan Bodja!
Tani zgjidh or bir,
Zgjidh e mos ki frike,
Me nder e i varfer,
Apo pasanike!
Se ne vendin tone
S'ka ndonje çudi,
Nese ke moral,
S'ben kurre prokopi.