Librari "Ora e Shkodres"

Librari "Ora e Shkodres" Libra të të gjitha kohërave dhe për të gjitha moshat.

📚✨ English Books for All Ages!Discover our wonderful selection of books in English, perfect for children, teenagers, and...
13/08/2026

📚✨ English Books for All Ages!

Discover our wonderful selection of books in English, perfect for children, teenagers, and adults. 📖💫

📚✨ Libra në anglisht për të gjitha moshat!Zbuloni një përzgjedhje të bukur librash në gjuhën angleze, të përshtatshme pë...
13/08/2026

📚✨ Libra në anglisht për të gjitha moshat!

Zbuloni një përzgjedhje të bukur librash në gjuhën angleze, të përshtatshme për fëmijë, të rinj dhe të rritur. 📖💫

Në këtë vepër hulumtohet jeta e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur Dhimitër S. Shuteriqi (kryetar i Lidhjes së Shkrimt...
11/08/2026

Në këtë vepër hulumtohet jeta e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur Dhimitër S. Shuteriqi (kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për periudhën 1954–1973) nën diktaturën komuniste. Kaloçi sjell dokumente të panjohura nga arkivat sekrete që hedhin dritë mbi marrëdhëniet komplekse të Shuteriqit me institucionet, sulmet ndaj tij dhe qëndrimin e tij karshi kolegëve dhe sistemit.

Në këtë libër, Gide-i eksploron dilemat morale të personazhit kryesor, Mishelit - pa dyshim, personazh autobiografik - d...
11/08/2026

Në këtë libër, Gide-i eksploron dilemat morale të personazhit kryesor, Mishelit - pa dyshim, personazh autobiografik - duke e çuar atë në një rrugëtim të brendshëm për një çlirim nga normat dhe vlerat konvencionale, në mënyrë që ta gjejë vetveten.

Ka rrëfime që nuk lindin thjesht nga imagjinata, por nga jeta e jetuar, nga përplasjet me realitetin dhe nga heshtjet që...
10/08/2026

Ka rrëfime që nuk lindin thjesht nga imagjinata, por nga jeta e jetuar, nga përplasjet me realitetin dhe nga heshtjet që mbartin më shumë se fjalët. Në këtë udhëtim mes së vërtetës dhe letërsisë, Ahmet Prençi vjen me romanin “Ministri”, përmbylljen e një trilogjie që nuk kërkon vetëm të lexohet, por të ndihet. Pas “Anja” dhe “Brenga e Prokurorit”, kjo vepër e tretë shënon kulmin e një rrëfimi, ku pesha e pushtetit, dilemat morale dhe hija e realitetit ndërthuren në një narrativë të fortë dhe tronditëse. Pas më shumë se dy dekadash të suksesshme në institucionet ligjzbatuese, duket se kostumi i shkrimtarit i rri po ashtu më së miri, dhe talenti i tij është vlerësuar me çmime të shumta, brenda dhe jashtë vendit. Në këtë bisedë për “Mediaprint”, autori nuk ndan vetëm detaje mbi librin e tij më të ri, por hap një dritare drejt botës së tij të brendshme, aty ku përvoja e gjatë në institucionet ligjzbatuese takohet me ndjeshmërinë e shkrimtarit. Mendimet e tij mbi drejtësinë, shoqërinë, kujtesën dhe rininë vijnë të sinqerta, të vyera dhe thellësisht reflektuese. Kjo nuk është thjesht një intervistë; është një bisedë që të fton të ndalesh, të mendosh dhe, mbi të gjitha, të ndjesh.

“Letra një poeti të ri është një thirrje për kthim te vetja dhe te e brendshmja, nga ku mund të lindë e bukura dhe artis...
10/08/2026

“Letra një poeti të ri është një thirrje për kthim te vetja dhe te e brendshmja, nga ku mund të lindë e bukura dhe artistikja. Rilke, përmes dhjetë letrave të tij të shkruara me një stil thellë sisht poetik, në vend që të japë përgjigje për poetin e ri që i kërkon këshilla, ai arrin të ndërtojë një tekst që prek dimen sione të ndryshme të shpirtit njerëzor në përgjithësi, dhe të shpirtit të artistit në veçanti.

Me një subtilitet të jashtëzakonshëm, poeti Rilke, me kërë libër, na lë një manifest mbi durimin dhe guximin për t’iu qasur jetës dhe për ta kthyer edhe më të thjeshtën dhe të rëndomtën në art, pasi ky i fundit nuk mëton të gjejë të veçantën, por të zakon shmen tu kthejë në veçanti.

“Mos kërkoni tani përgjigje që nuk mund t’ju jepen, sepse atë herë nuk do të mund t’i jetonit ato. Dhe i gjithë kuptimi i kësaj është që gjithçka të jetohet. Jetojini tani pyetjet. Ndoshta are-herë, gradualisht dhe pa e vënë re, në një ditë të largët do të jetoni në përgjigje”.

Në Provansë, në një rajon të shkretë e të egër, një bari i vetmuar, me emrin Elzear, mbjell pemë ditë pas dite. Eshtë i ...
08/08/2026

Në Provansë, në një rajon të shkretë e të egër, një bari i vetmuar, me emrin Elzear, mbjell pemë ditë pas dite. Eshtë i heshtur, këmbëngulës dhe e do me shpirt natyrën. Shkrimtari e ndjek hap pas hapi, duke na rrëfyer bujarinë e tij. Në një kohë kur teknologjia ka pushtuar zemrat e të rinjve, duke i “burgosur” shpesh mes mureve, ky libër ngjan si i shkruar sot dhe si një ftesë për t’u kthyer te natyra, ashtu si rrënjët, degët, gjethet dhe frutat e pemës në tokën mëmë. Një klasik i madh i letërsisë, një himn për natyrën, që ka shëtitur batën, me ilustrimet e shkëlqyera të O. Desvaux. Një histori e bukur për shpresën, mbijetesën dhe altruizmin, Njeriu që mbillte pemë e prek po aq thellë lexuesin sot, sa edhe kur u botua për herë të parë.

“Një libër për fëmijë nga 8 deri në 80 vjeç. Më pëlqen humanizmi që përcjell kjo histori dhe mënyra se si përpjekjet e një njeriu të vetëm mund të ndryshojnë të ardhmen e kaq shume njerëzve. Një mesazh i vërtetë shprese.”

⚜️Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Epërme ose i Gegërisë⚜️
08/08/2026

⚜️Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Epërme ose i Gegërisë⚜️

Ky studim trajton një ndër çështjet më delikate dhe më pak të eksploruara të historiografisë shqiptare: formësimin e dis...
07/08/2026

Ky studim trajton një ndër çështjet më delikate dhe më pak të eksploruara të historiografisë shqiptare: formësimin e diskursit kombëtar në veprat e humanistëve arbërorë të shekujve XV–XVI. Përmes një analize të thelluar të krijimtarisë së Marin Barletit, Marin Beçikemit dhe Dimitër Frangut, autori shqyrton mënyrën se si në mërgatë dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetërimin latin, humanistët arbërorë artikuluan elementet e një vetëdijeje identitare të qëndrueshme. Këta autorë paraqiten jo vetëm si kronikanë të një periudhe krize, por si mbartës të një kujtese historike dhe shpirtërore, që synon të ruajë vazhdimësinë kulturore të Arbërisë përmes gjuhës së humanizmit. Duke analizuar figurën e heroit kombëtar, qytetin si hapësirë kujtese dhe parimin “pro fide et patria”, autori zbulon boshtin ideologjik dhe simbolik të mendimit arbëror. Përdorimi i imagologjisë si kornizë metodologjike i mundëson një lexim të ri të burimeve humaniste, duke e vendosur humanizmin arbëror në kontekstin e gjerë të kulturës evropiane si shprehje të vetëdijes për identitet, përkatësi dhe dinjitet kombëtar.

Address

Rruga 28 Nentori
Shkodër
4001

Opening Hours

Monday 08:00 - 21:00
Tuesday 08:00 - 21:00
Wednesday 08:00 - 21:00
Thursday 08:00 - 21:00
Friday 08:00 - 21:00
Saturday 08:00 - 21:00
Sunday 09:00 - 14:00

Telephone

+35522253300

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Librari "Ora e Shkodres" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Librari "Ora e Shkodres":

Shortcuts

Share

Category