19/03/2026
A ka kuptim festa e Sulltan Nevruzit pa Ashure? Përgatitur në një mënyrë që nuk të zhgënjen kurrë 👌 ingredientët i gjeni ne MINI Market HOXHA
✍️ Përbërësit:
400 gr grurë
250 gr sheqer
200 gr fruta të thata mix
3 lugë niseshte misri Dieta DIETA
1 lugë çaji kanellë
Ujë
✍️ Përgatitja:
Grurin pasi e pastrojmë e lëmë në ujë disa orë para, në mënyrë që të zbutet. Një natë para do ishte më mirë.
Përshëmbull: Nëse do e gatuani të nesërmen e vendosni në ujë që në darkë.
Më pas e vendosim në tenxhere, ujë dhe e lëmë të ziejë.
Tresim 3 lugë niseshte misri Dieta me ujë dhe ja shtojmë masës.
Sheqerin, masen e sheqerit mund ta shtoni sipas dëshirës, varet sa të ëmbël e dëshironi.
Gjithashtu edhe frutat e thata mix (çfarë të dëshironi).
Dhe kanellë.
Përziejmë dhe e vendosim edhe për pak minuta sa të trashet masa.
Ndajmë në kupat e servirjes. E lëmë të ftohet pak dhe e shërbejmë me fruta të thata dhe kanellë sipas dëshirës.
Ruajeni këtë recetë sepse do ju duhet 🫶.