Shalsi ne Kolonje

Shalsi ne Kolonje Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shalsi ne Kolonje, Book shop, Shales , Kolonje, Erseka.

11/01/2026

Sot mbushen 5 vite nga ndarja nga jeta e mikut tonë të dashur, Vangjel Zavalani.
Ai ishte një njeri me vlera të rralla, një zemër fisnike dhe një shtyllë e fortë e familjes së tij dhe e komunitetit tonë. Vangjeli ishte babai shembullor i Ervinit dhe i tri vajzave të mrekullueshme, Rovenës, Neles dhe Julit, të cilët i rriti me dashuri, edukatë, ndershmëri dhe humanizëm.
Shalësi është krenar që lindi dhe rriti burra si ai — njerëz që nuk harrohen, sepse drita e tyre mbetet e gjallë në kujtesën tonë dhe në gjurmët që lanë në jetë.
Në këtë përvjetor kujtimi, jemi pranë familjes Zavalani me respekt, mall e lutje.
U prehtë në paqe! Kujtimi i tij jetoftë nē përjetësi! Ngushëllime!

01/01/2026

Gëzuar Vitin e Ri 2026!

Faqja "Shalësi në Kolonjë", gjen rastin që për të gjithë bashkëfshatarët tanë kudo që ndodhen, në Shqipëri e në mërgim, u dërgojmë urimet më të përzemërta për Vitin e Ri 2026.

Le të na gjejë ky vit me shëndet, paqe e mbarësi në familjet tona. Edhe pse larg, Shalesi jeton në kujtimet tona, në aromën e tokës, në zërat e fëmijërisë, në rrugicat, malet dhe shtëpitë që na rritën.

Malli për vendlindjen na bashkon dhe na mban pranë, pavarësisht distancës.

Urojmë që viti i ri të na sjellë më shumë takime, më shumë kthime në fshat, më shumë buzëqeshje dhe shpresë për ditë më të mira për Shalesin dhe Kolonjën tonë të dashur.

Gëzuar Vitin e Ri për ju dhe familjet tuaja!
Me respekt dhe nostalgji,
Shalesi në Kolonjë 🤍!

31/08/2025
06/08/2025

Sa bukur të rikthehesh në Shalës, mes fytyrave të dashura të bashkëfshatarëve, në këtë ditë të shenjtë të Shën Sotirit! Ky ritakim na kujton rrënjët dhe lidhjen tonë të fortë me vendlindjen. Uroj që vitet në vijim të jemi edhe më shumë, të organizohemi edhe më bukur, që Shalesi ynë të gumëzhijë plot jetë e dashuri si dikur, e brezat e rinj të mos harrojnë traditat e bukura që na bashkojnë. 🙏❤️🌿

05/08/2025

🇦🇱 Banorët e fshatit tim malor dhe problematikat e tyre

Një shkrim plot vlera i botuar në gazetën SOT, nga biri i Shalsit, Maksim Rushi, gazetar dhe publicist i hershëm, na kujton se:

“Shalsi ynë, i ngushtuar në banorë, por i njëjtë në madhështi, na mirëpret për të 3-tin vit radhazi nesër, më 6 gusht, në takim mes brezash.”

Një thirrje për të gjithë shalēsllinjtë e për të gjithë ata që ndihen pjesë e kësaj t**e me vlera – të mblidhemi sërish, të ndajmë kujtime, të forcojmë lidhjet dhe të nderojmë rrënjët tona.

Faleminderit Maksim Rushi për këtë shkrim që ruan shpirtin e vendlindjes dhe e përcjell me dashuri brez pas brezi.

P.S. Reportazhin e plote mund ta gjeni ne gazetën Sot, data 5 gusht 2025, ne te gjitha pikat e sh*tjes se gazetave në të gjithē vendin. NXITONI! Ju falenderojme nga faqja 'Shalsi në Kolonjë'

01/01/2025

Gëzuar 2025 miq të Shalësit ne Kolonjë!

Ju urojmë nga zemra: Ditë..Muaj..e Vit të mbarë!

Ju uroj qetësi dhe pastërti në zemër.
Të ndryshoni për mirë çfarë mund të ndryshoni,
dhe të pranoni e të mirëprisni çfarë ju përket,
edhe në qofshin gjëra aspak të këndshme.
Jeta ka mënyrën e saj për të na mësuar të rritemi.
Mbi të gjitha ju uroj "kokëfortësi"..
Të jeni këmbëngulës në gjithçka tuajën.
Zgjidhni vet, dhe vetëm atëherë do ndiheni mirë,
edhe kur zgjedhja nuk është ajo e duhura.

18/07/2024

Përshëndetje Shalësllinj dhe miq të faqes. Ju kujtojmë që në datën 6 gusht organizohet përsëri festa në Shalës për ta kthyer në një traditë të përvitëshme. Ju mirëpresim sa më të shumtë në numër.

08/06/2024

Përshëndetje miq të faqes. Edhe këtë vit do të organizohet festa në Shalës për ta kthyer në një traditë të përvitshme. Festa do të jetë në gusht dhe për këtë arsye po bëjmë një sondazh cila do ishte data më e përshtatëshme. Kemi dy alternativa.
E para është që çdo vit të bëhet e shtuna e parë e gushtit , duke patur më tepër mundësi për të udhëtuar me që është dhe ditë pushimi dhe puna nuk bëhet pengesë.

E dyta është që të jetë fikse data 6 gusht , ashtu siç i bë vitin e kaluar.

Presim sugjerimet tuaja në komente për të përcaktuar kohën më të përshtatëshme në mënyrë që të ketë sa më shumë pjestarë.

01/01/2024

GËZUAR DHE NJË VIT TË MBARË PËR TË GJITHË. QOFTË NJË VIT PLOT ME BEGATI NË FAMILJET TUAJA DHE PËR FSHATIN TONË TË DASHUR.

Numrat e llogarisë
05/12/2023

Numrat e llogarisë

Përshëndetje miq të Shalësit. Ashtu si diskutuam hapëm këtë numër llogarie për ta vënë në dispozicion të personave (brënda dhe jashtë vëndit) që kanë mundësi dhe dëshirë të kontribuojnë. Parësore është sistemimi sa më mirë të jetë e mundur e rrugës. Do bëjmë të pa mundurën që të gjejmë dhe fonde nga bashkia. E dyta është ndërtimi i çatisë të kishës të Shën Kollit. Edhe për këtë do të mundohemi të gjejmë fonde edhe nga ana e Mitropolisë Korçë.
Do ju luteshim shume kush ka mundësi si brenda dhe jashtë vëndit të kontribuonit sipas mundësive.
Për korrektësi dhe transparencë do të luteshim që secili person që do të kontribuojë ta bëjë publike në faqe mundësisht edhe me foto të mandatit tek komentet e këtij postimi (jo për reklame ose për gjë tjetër) por që cdo qindarkë të shkojë për Shalësin.
Brënda mundësive ftoni sa më shumë miq që të mund të shikojnë njoftimin dhe kush dëshiron ta shpërndajë postimin . Ky postim do të ripublikohet në këtë faqe çdo ditë.
Ju faleminderit

Address

Shales , Kolonje
Erseka
00355

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shalsi ne Kolonje posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category