Librari Zekthi

Librari Zekthi Librari fizike & online

Në Ditën e 1 Qershorit-Disa kryevepra letërsie,që një fëmijë duhet t’i lexojë:               - Aventurat e Tom Sojerit, ...
01/06/2026

Në Ditën e 1 Qershorit-Disa kryevepra letërsie,që një fëmijë duhet t’i lexojë:

- Aventurat e Tom Sojerit, Mark Tuen
- P**i Çorapegjata, Astrid Lindgren
- Zemër, Edmondo de Amiçi's
- Makina e Kohës, Herbert Xhorxh Uells
- Aventurat e Gozhdës-M.Arxhili,G.Parka
- Pa familje, Hektor Malo
- Djemte e rruges "Pal",Ferenc Molnar
- Princi i vogel, Antuan Sent de Ekzyperi
- Rreth botes per 80 dite,Zhyl Vern
- Femijet e sotem,Azis Nesin
- Perralla, Leon Tolstoi
- Mumu, Turgeniev
- Aventurat e Nils Holgersonit, Selma Lagelof
- Piter Pan,Xhejms Berri
- Perrallat e 1001 neteve
- Patinat e argjendta, Meri Doxh
- Historia pa mbarim,Mihail Ende
-Çarli dhe fabrika e çokollatave,Roland Bart
Letersi shqipe:
- Xinxifillua(perralla), Mitrush Kuteli
- Çufoja dhe bubi kaçurrel, Gaqo Bushaka
- Fantazma dhe plani 3+4, Petro Marko
- Kush e hengri akulloren, Tasim Gjokutaj
- Çapaçuli, Dionis Bubani etj
Shenim : Thuajse të gjithë, gjenden në librarinë tonë

Erik Axel Karlfeltd - i vetmi nobelist në letërsi, pas vdekjes.Rregullat bëhen, por nganjëherë edhe thyhen. Sidomos, kur...
15/05/2026

Erik Axel Karlfeltd - i vetmi nobelist në letërsi, pas vdekjes.

Rregullat bëhen, por nganjëherë edhe thyhen. Sidomos, kur flitet për Akademinë suedeze dhe raportet e saj mjaft të komentuara me autorët suedezë. Në vitin 1931, çmimi "nobel" iu akordua Erik Axel Karlfeldt (1864-1931), 6 muaj pas vdekjes së tij, në prill të atij viti. Vepra e tij më e njohur konsiderohet "Këngët e dashurisë dhe të vdekjes", një cikël botuar fillimisht më 1895, por që ai e pasuroi më pas në 2-3 dekadat më pas edhe me pjesë të tjera. Në fakt, Karlfeldtit iu akordua "nobel" që në vitin 1918, por ai e refuzoi atë me kortezi, pasi ishte njëkohësisht dhe n/kryetar i komisionit të Akademisë suedeze. Çmimi "nobel" pas vdekjes është akorduar edhe 3 herë në disiplina të tjera, mes të cilëve Dag Hammarskjöld-çmimi i Paqes, edhe ky diplomat dhe ekonomist i shquar suedez./

Në Shqipëri janë bërë dy libra për "ufo-t"..(“Zgjidhja e një misteri” e Përparim Zaimit dhe "Ata nuk duhet ta dinë" e Be...
14/05/2026

Në Shqipëri janë bërë dy libra për "ufo-t"..
(“Zgjidhja e një misteri” e Përparim Zaimit dhe "Ata nuk duhet ta dinë" e Ben Shehut - për çudi mbuluar me heshtje😯🤔).

Është tamam një surprizë e vërtetë. Në Shqipëri janë botuar 15 vitet e fundit, 2 libra mbi "ufo-t"..!!! Bile ndërtuar mbi informacione që akoma kanë dëshmitarë realë qindra persona që kanë parë vizitat e objekteve të paidentifikueshme fluturuese në qiellin tonë. Por, botimi i këtyre librave ka kaluar në një heshtje klasike !!!
Autorët janë të dy nga Durrësi, ndërsa librat janë botuar me një diferencë prej 5 vjetësh nga njëri-tjetri. “Zgjidhja e një misteri” më 2011, e kapiten Përparim Zaimit, me 194 faqe dhe "Ata nuk duhet ta dinë", më 2016, shkruar nga Ben Shehu. I pari, një material i bollshëm studimor për prezencën e mundshme të "ufo-ve" në disa krahina të ndryshme të vendit tonë, ndërsa i dyti, një roman "thriller", por edhe ky me elementë dhe frymëzuar nga rrëfenja reale, madje edhe me dokumenta të faktuara nga Sigurimi famëkeq i shtetit komunist. Librat janë sigurisht të zhanreve të ndryshëm, por, duket se ato kanë disa pika takimi, pasi kanë në epiqendër të tyre ndodhi të raportuara në kohë të ndryshme në vendin tonë. "Po t'i krahasosh, ata janë dy libra,që plotësojnë në mënyrë të pavarur njëri-tjetrin"- është shprehur pak kohë më parë kritiku i artit nga Durrësi, Fatmir Minguli. ”Zgjidhja e një misteri” është një libër studimor, me baza shkencore, ndërsa romani “Ata nuk duhet ta dinë” është një triller, por i mbushur plot me fakte që rrjedhin nga informacione apo dokumentacione të pasura".
Për kuriozitet të lexuesit, Ben Andoni ka shfrytëzuar në romanin e tij edhe dokumente origjinale nga ish Sigurimi i Shtetit dhe përplasjen e tij me KGB-në sovjetike, lidhur me ngjarjet rreth "ufo-ve". Kështu, shëbimi ynë sekret kishte caktuar personel të specializuar për hetimet e fenomeneve të ndryshme, dyshuar si "ufologjike". Për të justifikuar një mister të çuditshëm, ngjarë në Cerrik në vitin 1963, ku qindra banorë kishin qenë dëshmitarë plot 2 orë në mbrëmje të një objekti me forma dhe drita të habitshme që lëvizte në qiell, Sigurimi kish porositur autoritetet lokale, që "ata nuk duhet ta dinë për çfarë bëhet fjalë". Dhe qytetarët "ishin sqaruar" me frazën "është hedhur për fluturim një avion i tipit të ri nga ushtria shqiptare". Ndodhi kjo, që u përsërit në fakt, në të njëjtin qytet edhe në vitin 1993, pra 30 vjet më vonë. Disa nga ngjarjet e përafërta lidhur me vizitën e "ufo-ve" në Shqipëri, janë shfaqur në Roskovec, më 2006, në Majën e Hekurave,në Malin e Tomorrit, etj, përfshirë edhe rrëzimin e mistershëm të një avioni "Mig" në Skrapar, me humbjen e jetës së pilotit./

Në fakt,sekreti s'është asnjëherë i fundit🤓
10/05/2026

Në fakt,sekreti s'është asnjëherë i fundit🤓

VEJUSHA E USHTARAKUT - Tregim(Claudio Magris)Një shtëpi e bukur dhe e bollshme, me oborr të madh, nga ku arrihet në shes...
05/05/2026

VEJUSHA E USHTARAKUT - Tregim
(Claudio Magris)
Një shtëpi e bukur dhe e bollshme, me oborr të madh, nga ku arrihet në shesh përmes një portiku, nuk i përket më familjes që e zotëronte prej shumë brezash, sepse u s**t shumë vite më parë, madje dhjetëra vjet më parë për të siguruar një prikë të stërmadhe, e destinuar të kalbej e të hahej nga mola. Prika e teze Esperias e përgatitur për martesën me Gjeneralin, e parashikuar dhe e shtyrë për vite të tëra, ndoshta e përgatitur edhe për të fituar kohë e për ta larguar tezen nga zvarritja e kësaj torture.
Kush e ka njohur qysh në fëmijëri Esperian dhe llafologjinë e saj të pandërprerë, e kujton fëmijë të gjallë e të urtë dhe përshkruan zellin e pareshtur shkollor, miqësinë – me respekt deri edhe në lojërat që luanin – me vajzën e drejtorit të shkollës, adoleshencën entuziaste e të virtytshme, gjithmonë e shqetësuar të mos mëkatojë, me gjithë këshillat e rrëfyesve, të cilët e ftonin të thoshte lutjen e mëngjesit e të lëshohej më pas e gëzuar, plot besim, në atë që do t’i sillte pjesa tjetër e ditës.
Vajzë e grua e re, Esperia ishte tmerrësisht e devotshme ndaj fesë dhe kultit, po aq sa ngulmuese ndaj të gjitha praktikave supersticioze të dënuara nga Kisha. I lante duart vazhdimisht, ngurronte të postonte një letër, pasi kishte frikë se mos, pa dashur, kishte shkruar ndonjë gabim a budallallëk dhe, pasi ta kishte postuar, trembej se mos në vend që ta fuste në kutinë e postës, e kishte hedhur. Ishte një krijesë vërtet e përhënur, nuk i ishte dhënë harrimi i bekuar, falë të cilit harron se je vazhdimisht i ndjekur nga vdekja e, para se të arrijë ajo, edhe nga mënxyra të tjera.
Me obsesionet, fobitë e ritualet e saj, Esperia kishte krijuar një labirint mbrojtjesh për t’i shpëtuar ankthit që i depërtonte nga çdo anë. Gjithashtu, duke mundur të bindej deri në shtresën e parafundit të psikikës së saj të brishtë, kishte vendosur se bota ishte e mirë, e populluar e mbi të gjitha e drejtuar nga të mirët. Mundohej kështu të jetonte pa frikë, duke i besuar një mirësie të përgjithshme dhe duke i lejuar zemrës të donte ata që e rrethonin – sepse i donte vërtet, kishte lindur për të dashur botën, njerëzit e kafshët, ndonëse jo vetëm një insekt, por edhe një qen a mace i ngjallte neveri – e luftonte në mënyrë të errët për të penguar që frika t’ia mbyste dhembshurinë që ishte brenda saj. Kur diku thellë besimi në mirësinë e jetës dhe të njerëzve lëkundej, ajo turbullohej dhe e mbulonte ankthi, që i mblidhej në grykë me një lumë fjalësh, duke folur e folur për gjithçka e me të gjithë.
Nga fundi i viteve ’30, njohu në tren një oficer emilian, ai që për të dhe për të gjithë, do të qe Gjenerali. Esperia ishte e gjatë, me flokë të verdhë në të bakërt dhe oficeri, të cilin lidhja e hekurt e gjërave e kishte dërguar pa e pyetur në atë kabinë treni, nisi bisedën. Ishin kohë të respektueshme dhe Gjeneralit të ndershëm, i cili nuk do të kishte dashur kurrë të gënjente, aq më pak të mashtronte një grua, nuk do t’i kishte shkuar kurrë nëpër mend se ajo njohje e pafajshme, për të cilën emri flirt do të ishte i tepruar, mund të keqkuptohej. Ajo thuajse “asgjë”, për Esperian u bë menjëherë gjithçka; entuziazmi i dha një absolutësi plot pasion, e bëri të vetmen, të pamatë, substancë të nevojshme për jetën. Oficeri fatzi nuk kishte ndër mend të martohej me të dhe nuk bëri asgjë që ta shtynte një person të arsyeshëm për ta menduar këtë, por e kuptoi se, po t’ia thoshte, për Esperian do të ishte diçka e tmerrshme. Pra, i dha karar që të mos vendoste, të mos bënte as njërën e as tjetrën, ta zgjaste pafundësisht atë lloj parafejese, e cila në këtë vazhdimësi zvarritëse, bëhej gjithnjë e më e pazgjidhshme...
Leja e mbretit, e nevojshme për martesën e oficerëve në karrierë, nuk mbërrinte kurrë; ai transferohej nga një komandë në tjetrën dhe të dy takoheshin fare pak, mes një nisjeje e tjetrës, shpesh në stacionet e trenit, peizazh i duhur për atë pikëllim e nostalgji. Kohët e virtytshmërisë dhe dëlirësia e Esperias nuk ndryshonin, për fatin e të dyve, as që përfytyroheshin takime të tjera. I pezmatuar, ai torturohej, u hapej vëllezërve të tij e studionte me ta – ata e mirëkuptonin dhe ishin solidarë me fatin e tij – plane tërheqjeje, që dilnin gjithnjë e më të pamundura.
Ajo, Medea, e sfilitur dhe e tërbuar torturohej dhe e torturonte pa pushim ngashënjyesin e pavullnetshëm gjithashtu të ngashënjyer, duke e persekutuar me dhimbjen e vet, që i brente ndërgjegjen: ndërkaq, familjes ia lexonte me zë të lartë letrat e Gjeneralit të saj, të cilin gjithnjë e thërriste kështu e kurrë në emër, duke menduar se papërcaktueshmëria e tyre në rritje qe sublimimi i dashurisë dhe duke i mbushur muret me disa foto të mëdha të tij, veshur në uniformë, portrete të një njeriu trupmadh e të butë, të cilit uniforma dhe dekorimet i jepnin dinjitet autoritar, pa ia hequr mirësinë. Ndërkohë, prika rritej gjithnjë me gjëra të reja, por që kishin kërkuar s**tjen e asaj shtëpie të familjes në Malnisio, me gjithë kundërshtitë e vëllezërve, të prekur e njëkohësisht të trembur nga pasojat e paimagjinueshme të një refuzimi të tyre; çarçafë, mbulesa krevati e tapete që vendoseshin në baule dhe komo, mobilie të grumbulluara në qilar, si dhe një piano.
Si për të lehtësuar Gjeneralin, mbas vitesh të një ekzaltimi gri, mbërriti Lufta e Dytë Botërore dhe me të edhe fushata e Afrikës, largësia, një plagë në mushkëri. Mundësia për të vdekur dhe të qenit larg shtëpisë, i bënin më pak të dhimbshme letrat e Esperias, kurse gjasat e moskthimit, i bënin thuajse të dashura e ngushëlluese. Qe stina e tyre e lumtur apo, të paktën, e durueshme, sepse tragjedia kolektive e luftës dhe pamundësia materiale për t’u takuar, e shndërronin zvarritjen torturuese në një vuajtje të lartë.
Kjo ndalesë përdëllimtare u duk se mbaroi me luftën. Por para se Gjenerali (i cili sapo mbërriti në Itali e sapo u kthye në shtëpi, në çifligun e tij në Emilia) të mund ta rishihte Esperian e mbetur në Trieste, u mor një natë nga disa njerëz të armatosur – në atë kaos e në ato vende, ku rezistenca zvetënohej me hakmarrje personale e sociale – dhe u vra me pistoletë. Në shpirtin e Esperias zbriti çlirimi i madh e mirënjohës dhe i një dhimbjeje fisnike. Që nga ai çast, nuk qe më nusja e panusëruar, por vejusha, një grua që kishte vuajtur, por kishte jetuar, që kishte humbur burrin e saj në një tragjedi mizore, por ama kishte pasur burrë. Familja e madhe e Gjeneralit, e tronditur nga vdekja, e priti si të qe vejusha e tij dhe për të nisën vitet e lumtura. E çliruar nga mëdyshjet, shkonte të takonte në qytete të ndryshme të afërmit e bashkëshortit të saj që kishte vdekur, shkonte te kunetërit dhe kujdesej për nipërit e stërnipërit, ndiqte pagëzimet, krezmimet, ngjarjet shkollore, martesat.
Udhëtonte gjithmonë, si dikur, por tani bota ishte miqësore e tërheqëse, plot me gjëra, ngjyra, stinë, mbështetur në kujtime të trishta e të mira.
(Përktheu : Viola Dhami)
Piktura: "Vejusha"-Thomas Couture

"Secili njeri mban në sqetull librin që meriton".☺️(Vitaliano Barcati)
29/04/2026

"Secili njeri mban në sqetull librin që meriton".☺️
(Vitaliano Barcati)

11/04/2026

...Çdo lexues, kur lexon, lexon vetveten. Vepra e shkrimtarit është vetëm një lloj mjeti optik që i ofrohet lexuesit, duke i lejuar të shohë atë që, pa librin, ndoshta nuk do të kishte parë kurrë tek vetja...
MARSEL PRUST

Një histori Romeo dhe Zhuljete afrikane, sjellë mjeshtërisht nga Ngugi Wa Thiong’o, profesori i universitetit të Kalifor...
05/04/2026

Një histori Romeo dhe Zhuljete afrikane, sjellë mjeshtërisht nga Ngugi Wa Thiong’o, profesori i universitetit të Kalifornisë dhe laureat i vazhdueshëm i viteve të fundit i çmimit “nobel”.
800 Lekë

Në Librari Zekthi-Artikujt didaktikë,të argëtimit,lodrat,kanceleritë:Të gjitha -20% zbritje(Deri të dielën në darkë)
19/03/2026

Në Librari Zekthi-
Artikujt didaktikë,të argëtimit,lodrat,kanceleritë:
Të gjitha -20% zbritje
(Deri të dielën në darkë)

Kur sapo ke gjetur çelësin😇
20/02/2026

Kur sapo ke gjetur çelësin😇

Address

Rruga E Blinave
Elbasan

Opening Hours

Monday 08:00 - 00:00
Tuesday 08:00 - 00:00
Wednesday 08:00 - 00:00
Thursday 08:00 - 00:00
Friday 08:00 - 00:00
Saturday 08:00 - 00:00
Sunday 08:00 - 00:00

Telephone

+355695897373

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Librari Zekthi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Librari Zekthi:

Share

Category