Clublibri

Clublibri Me ClubLibri.com mund të shisni online, të jepni librat tuaj të përdorur me qera, reklamoni publ Ajo udhëtonte në avullore me Joseph Conradin. Jo vetëm klientë!

"Ishte kaq mirë të mbante prane vetes një çaj të nxehtë, ndersa lexonte e lexonte, e heshtur në dhomën e vet. Librat i hapnin botë të reja dhe e lejonin të takonte njerëz të jashtëzakonshëm që kishin jetuar një jetë plot me aventura. Shkonte në Afrikë me Ernest Hemingwayn dhe në Indi me Kiplingun. I binte rrotull botës, ndërsa qendronte ulur në dhomën e saj në një fshat të vogël anglez. "

(Roal D

ahl)

“Libraritë janë farmacitë e kulturës dhe të kujtesës. Por jane edhe një shërbim për gëzimin dhe kënaqësine e cdokujt"
(Francis Cataluccio)

Prandaj lind ky portal, i cili beson se intelekti shqiptar ka një të ardhme falë qytetarisë, profesionalizmit, dhe karakterit të cilat gjithashtu do t’i ndihmojnë shqiptarët të zenë vendin që u takon në botë. Portali synon t’u ofrojë qytetarëve shqipfolës, kudo ata ndodhen, një rang të gjerë librash duke përfshire këtu Artin, Shkencën, Politikën, Manuale Profesionale, Historinë, Letërsinë, Aktualitetin dhe çdo libër të vlefshëm për bibliotekën tuaj personale. Me një mori tituj librash të rinj e të përdorur, në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja, për dashamirësit e librave është me të vërtetë e vështirë të arrijnë të gjejnë atë që vërtet iu duhet. Objektivi jonë nuk është vetëm krijimi i një magazine online me qindra mijëra tituj, por mbi të gjitha një mënyrë miqësore për ta konsultuar atë. Clublibri.com beson në dy parime kryesore mbijetese të huazuara nga zhvillimet më të fundit dhe inovative të teknologjisë: “Open Source” dhe “Share”. Të gjitha mjetet tona do të jenë gjithmonë në dispozicion të atyre libradashësve që nuk u mjafton të jenë vetëm lexues të librave, por dëshirojnë të promovojnë dhe të ndihmojnë librin panvarësisht formës që ky i fundit do të ketë në të ardhmen Ebook, Mobile, Textbook. Me ClubLibri.com mund të shisni online, të jepni librat tuaj të përdorur me qera, reklamoni publikimet tuaja falas, të kërkoni preventivë për botimin e krijimit tuaj, të ofroni preventivë për botues dhe shkrimtarë të ndryshëm. ClubLibri.com synon ti shërbejë përdoruesit me paisjen e librave të kërkuar në rreth 2-3 ditë nga momenti i proçesimit të pagesës. Është e mundur gjithashtu të paguhet për librat e porositur edhe në dorëzim të tyre. Në të dyja rastet ju do të kontaktoheni paraprakisht për të përcaktuar mënyrën tuaj të preferuar: telefon (optimale), email, postë, kontakt direkt. Ju falenderojmë paraprakisht për kontributin e dhënë, sado modest qoftë ai nga këndvështirmi juaj! ClubLibri po përpunon aktualisht një software për profilizimin e përdoruesve, për të pasur kështu mundësinë e shërbimit me cilësor panvarësisht sasisë. ClubLibri.com synon të promovojë me anë të video-intevistave, shkrimtarët dhe publikimet, botimet, ri –botimet. ClubLibri.com fton çdo shkrimtar ose botues për bashkëpunim në krjimin e versionit E-Book të krjimit, idesë, paraqitjes së publikimit apo çdo lloj informacioni që do të kishte një vlerë të shtuar me versionin E-Book. ClubLibri.com synon të jetë pjesë jo vetëm e tregut vendas ,por mbi të gjitha mbulimin e kërkesës për libra, të shqiptarëve në shtetet fqinjë si Itali, Greqi, Gjermani, por pse jo edhe më tej. IDETË VËRTET TË REJA MUND TË VIJNË SI NGA TË RINJTË, ASHTU EDHE NGA PERSONAT E MOSHUAR. IDETË NUK JANË NJË FAKT ANAGRAFIK. Andrea Camilleri

Shpresojmë që kjo IDE e re e quajtur ClubLibri, t’ju sjellë sa më shumë kënaqësi!

17/08/2018
25/04/2018
Harku i Triumfit është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet ...
11/05/2017

Harku i Triumfit është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera me mjeshtëri nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin. Komente mbi librin "Harku i Triumfit është libri më i bukur dhe më i plotë i shkrimtarit, qendra e gjithë veprës së tij." Ismail Kadare

Ne Irak, ata qe shesin libra i lene ne rruge librat pa shqetesim, pasi mendoj se ata qe lexojne nuk vjedhin dhe ata qe v...
05/05/2017

Ne Irak, ata qe shesin libra i lene ne rruge librat pa shqetesim, pasi mendoj se ata qe lexojne nuk vjedhin dhe ata qe vjedhin nuk dine te lexojne!

HARRY POTTER DHE FËMIJA I MALLKUARHarri ka një djalë: Albus quhet që, ashtu si i ati, futet në shumë aventura... të rrez...
11/11/2016

HARRY POTTER DHE FËMIJA I MALLKUAR
Harri ka një djalë: Albus quhet që, ashtu si i ati, futet në shumë aventura... të rrezikshme... Perdorni kuponin HARRY8 per te perfituar zbritje.
Linku per ta porositur online: http://bit.ly/2fEKkjK

If we encounter a man with rare intellect, we should ask him what books he reads" Ralph Waldo Emerson.7 Books every entr...
07/11/2016

If we encounter a man with rare intellect, we should ask him what books he reads" Ralph Waldo Emerson.
7 Books every entrepreneur should read!!!
http://adf.ly/1fR84u

HARRY POTTER DHE FËMIJA I MALLKUARPërktheu Mira KroqiShënoni datën 9.11.2016Në datën 9.... eksluzivisht tek Clublibri.Ha...
03/11/2016

HARRY POTTER DHE FËMIJA I MALLKUAR
Përktheu Mira Kroqi
Shënoni datën 9.11.2016
Në datën 9.... eksluzivisht tek Clublibri.
Harri ka një djalë: Albus quhet që, ashtu si i ati, futet në shumë aventura... të rrezikshme...gjithmone për të shpëtuar të tjerët

Address

Lagjja Nr. 11, Rruga ”A. Goga” Ref: Pranë Rotondës Durrës
Durrës
2001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Clublibri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category