28/02/2026
Elhamdulilah, libri “Ta njohim Allahun”, në 7 vëllime, nga hoxha Enis Rama, sapo është botuar. Nga java e ardhshme mund ta blini fizikisht në dyqanin “Endelus” ose ta porosisni me postë.
Ky libër vlerësohet ndër librat më të mirë në gjuhën shqipe sa i përket temës së Emrave të Bukur dhe Cilësive të Përkryera të Allahut të Lartësuar.
Në këtë vepër mësojmë se kush është Zoti që ne e adhurojmë dhe jepen këshilla se si çdo moment i jetës duhet të ndërtohet mbi normat islame. Njohja e Allahut ndikon që robit t’i shtohet dashuria dhe madhërimi në zemrën e tij, duke bërë që, rrjedhimisht, gjymtyrët t’i nënshtrohen më lehtë. Këtë shtjellim mahnitës e ka përgatitur me shumë delikatesë hoxha i njohur, Enis Rama.