17/04/2025
Së shpejti hapet prapë , Libraria “Meshari” në Istog📚
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se shumë shpejt do të nisim punën në Librarinë “Meshari” – një hapësirë e re dhe komode, e krijuar me përkushtim për të gjithë adhuruesit e librit dhe dijes.
Në këtë ambient të ngrohtë dhe të kuruar me kujdes, lexuesit do të kenë mundësinë të gjejnë një gamë të gjerë të titujve letrarë, duke përfshirë romane bashkëkohore dhe klasike, si dhe literaturë të përshtatshme për fëmijë të të gjitha moshave. Çdo libër është përzgjedhur me qëllim që të ofrojë përvojë të vlefshme dhe të pasurojë jetën shpirtërore dhe intelektuale të lexuesve tanë.
Ju ftojmë që shumë shpejt të na vizitoni dhe të bëheni pjesë e këtij udhëtimi të bukur letrar – në një vend ku fjala e shkruar nderohet dhe dashuria për librin kultivohet çdo ditë.
Libraria Meshari