Alblibris

Website

Alblibris 📚 Libri ship në SHBA
📦 Dërgesa të shpejta e të sigurta
📍 Based in New Jersey

Porosit këtu: https://alblibris.al/shop/lirike-me-dhimbje/“… Shkrimtarja dhe studiuesja Majlinda Rama mbetet, padyshim, ...
10/28/2026

Porosit këtu: https://alblibris.al/shop/lirike-me-dhimbje/
“… Shkrimtarja dhe studiuesja Majlinda Rama mbetet, padyshim, zëri më përfaqësues në letrat shqipe të kësaj gjenerate, e cila po na dëshmon penë të mprehtë, talent dhe kulturë letrare e krijuese… Një romanciere shumë e mirë dhe më së tepërmi e guximshme…Kam lexuar krijime të Majlindës, në poezi dhe prozë dhe të gjitha këto lexime më sollën të qartë Majlindën si krijuese, shumë e re në moshë, por me një talent të rrallë… Një krijuese që gjendet mirë në të gjitha gjinitë. Për këta krijues ka nevojë letërsia shqipe…”..
Ali Aliu

Porosit këtu: https://alblibris.al/shop/nje-takim/Me kalimin e viteve, Kundera na ka mësuar ta shikojmë romanin si një k...
10/27/2026

Porosit këtu: https://alblibris.al/shop/nje-takim/
Me kalimin e viteve, Kundera na ka mësuar ta shikojmë romanin si një krijesë të brishtë dhe të çmuar, që jeton në një histori të vetme: por kurrë nuk na e kishte zbuluar në mënyrë kaq të qartë dhe magjepsëse fizionominë e romancierit dhe fiziologjinë e tij të dhimbshme, jetike, të fshehur.
Kur Paul Valéry u zgjodh të ulej, në vitin 1925, në mes të “të pavdekshmëve” të Akademisë Franceze, u detyrua – ai që nuk kishte ndonjë respekt të veçantë për artin e romanit – të shprehte, në fjalën që mbajti, lëvdatat për Anatol Francin, paraardhës i tij. Në një “panegjirik” që u bë legjendar, jo vetëm që ia doli të fliste për Francin pa ia përmendur kurrë emrin, por, me një pabesi të hollë, i krahasoi veprat e tij me ato të Tolstoit, Ibsenit, Zolasë, duke e akuzuar për lehtësinë e tyre.
Nuk është çudi, na paralajmëron Kundera: vështirë se romancieri hyn në radhët e atyre që mishërojnë shpirtin e një kombi. Pikërisht për hir të artit të vet, romancieri është kryesisht “i fshehtë, i paqartë, ironik” dhe sidomos – i fshehur pas personazheve të tij – ai zor se identifikohet në një bindje, në një qëndrim: ajo që ka rëndësi për të, nuk është Historia (e aq më pak politika), por “misteri i aktorëve të saj”. Ashtu si Beckett-i, ai është i lirë, madje edhe nga ndjenja e virtytshme e detyrës, që do ta donte rob të një vendi a të një gjuhe; ashtu si Danilo Kiš-i, ai nuk pranon çdo etiketë, qoftë edhe atë joshësen e emigrantit apo disidentit… Dhe shpesh përfundon në listat e zeza, që rregullojnë shijet letrare: sidomos kur, si Malaparte, na zbulon bukurinë e zymtë të një realiteti të çmendur, Europës së re, të lindur nga një disfatë e madhe, dhe një mënyre të re, fitimtare dhe fajtore, të të qenit europian.

Porosit këtu: https://alblibris.al/shop/fito-betejat-me-veten/A dëshiron të ndryshosh karrierën? Të nisësh një biznes? M...
10/27/2026

Porosit këtu: https://alblibris.al/shop/fito-betejat-me-veten/
A dëshiron të ndryshosh karrierën? Të nisësh një biznes? Mos të të dalë gjumi natën prej një afati? T’i japësh fund lidhjes romantike që ke? Apo ndoshta thjesht të jetosh një jetë të kënaqshme? Gjithsecili ka synime dhe ambicie në jetë, por shpesh nuk u vihemi pas dëshirave tona të brendshme për shkak të frikës dhe mungesës së vetëbesimit.
Në këtë libër, do t’ju tregoj se si të shkatërroni frikën dhe ta jetoni jetën me qëllim.
Do të mësoni se si të:
Mposhtni frikën
Përmirësoni vetëbesimin
Mos shqetësoheni më
Jetoni sipas kushteve tuaja
Këtë libër e kam shkruar duke u bazuar në përvojat e mia. Sado e vështirë të jetë situata juaj, ka gjithmonë një rrugëdalje.
Darius Foroux është autor i 7 librave. Që prej vitit 2015 ai ndan mendimet e tij për jetën, biznesin dhe produktivitetin, në blogun e vet. Idetë dhe puna e tij janë publikuar në mediat prestigjioze Time, NBC, Fast Company, Inc., Observer, e të tjera. Mbi 500 mijë njerëz lexojnë blogun e tij çdo muaj.

Porosit këtu: https://alblibris.al/shop/dite-kafenesh/Sa herë që ka rënë fjala për fillesën e tregimit “Ditë kafenesh”, ...
10/27/2026

Porosit këtu: https://alblibris.al/shop/dite-kafenesh/
Sa herë që ka rënë fjala për fillesën e tregimit “Ditë kafenesh”, sidomos pas përkthimit dhe botimit të tij si libër më vete në Amerikë, ka ndodhur pikërisht ky shpjegim i thjeshtuar, madje aq fort, saqë mund të quhet pa frikë njëfarë dhunimi i së vërtetës.
Shpjegimi i dhënë prej meje dhe i përsëritur prej kritikës letrare amerikane ose shqiptare ka qenë ky: në pamundësi të plotë të botimit të romanit “Qyteti pa reklama”, shkruar në vitin 1959, kur ishte student në Moskë, autori nxori prej dorëshkrimit një copë të tekstit, që e botoi si tregim me titullin “Ditë kafenesh”. “Ditë kafenesh” është pjellë e romanit të fshehur “Qyteti pa reklama”, u shkrua, u botua dhe u ndalua në vitet 1962-1963. E botuar në dy numra të gazetës “Zëri i rinisë”, ajo pati vërtet mijëra lexues, por iluzioni i lirisë ishte fare i shkurtër. E huaj krejtësisht për kohën, ajo u ndalua fill pas daljes, për t’u rrëzuar kështu në harrim të thellë, aty ku dergjej vepra amë. Pas një kohe të gjatë në ndërgjegjen time, ajo ka gjakuar thjesht si një pikëllim. Pikëllim që shkaktohet prej së pamundurës.
Botimi në libër më vete, së pari në anglisht në SHBA dhe tani në Shqipëri, si dhe zbërthimi i novelës prej kritikës amerikane, përpara asaj vendase, bën pjesë në ato gjëra të pabesueshme që krahasohen me kapërcimin e ylberit.

Sot, porosi për në Kanada 📚📦
10/24/2026

Sot, porosi për në Kanada 📚📦

Porosit këtu: https://alblibris.al/shop/jam-pjese-e-botes-sate/Pas një basti të çmendur, një sandviçi të shijshëm me dja...
10/23/2026

Porosit këtu: https://alblibris.al/shop/jam-pjese-e-botes-sate/
Pas një basti të çmendur, një sandviçi të shijshëm me djathë të pjekur dhe përqafimit me djalin e pashëm, bota e Aleksia Montgomerit kthehet përmbys. Shkaku: Daniel Granti, karpentieri jashtëzakonisht tërheqës, që është dhjetë vjet më i ri se ajo dhe tip shumë sportiv, krejt e kundërta e Aleksias vajzës qytetare të sofistikuar. Dhe kimia mes tyre është e papërmbajtur.

Porosit këtu: https://alblibris.al/shop/djella/Trajta e parë e romanit Djella u shkrue në Romë mes vjeteve 1956-58, ndon...
10/23/2026

Porosit këtu: https://alblibris.al/shop/djella/
Trajta e parë e romanit Djella u shkrue në Romë mes vjeteve 1956-58, ndonëse shënime rreth landës dhe sprova kryekreje në vargje janë të hershme. Ideja e motiveve që do të zhvilloheshin në një ambient të caktuem më erdhi si reagim kundrejt propagandës të vjeteve ‘50 në diktaturat e reja komuniste të Lindjes: thuhej se një shkrimtar i saktë nuk duhej ta lente kurrë vendin, duhej të jetonte mbrenda popullit të vet, përndryshe humbaste talentin.
Mirë, thosha unë në vete, propagandë kundër mërgimit të autorëve që iknin prej vendeve të tyne për të gjetë lirinë në Përendim, lirinë e fjalës së shkrueme, po megjithatë diçka të vërtetë mund të kishte në këtë thanje!
Për t’i tregue vetes se unë si emigrant nuk qenkësh shkëputë prej problemeve shqiptare zgjodha për romanin Djella dukuninë e dyndjeve të popullatës së Veriut drejt fushave e qyteteve të vendit tonë. Ishte një temë shoqnore që si dukuni nuk u ra aq në sy letrarëve zyrëtarë të kohës. Diktatura e re zhvendosjen e popullatës e përdori për qëllime të caktueme të veta, edhe si masë ndëshkimi, internimi i familjeve «armiqësore», për shembull.
MARTIN CAMAJ

Porosit këtu: https://alblibris.al/shop/ne-studion-kadare/Pak më shumë se dy dekada më parë Francesco Altimari përuronte...
10/22/2026

Porosit këtu: https://alblibris.al/shop/ne-studion-kadare/
Pak më shumë se dy dekada më parë Francesco Altimari përuronte një fazë të re të filologjisë tekstore në albanologji duke nxjerrë në dritë botimin kritik të veprës paradigmatike të letërsisë së Rilindjes: poemën Bagëti’ e Bujqësija të Naim Frashërit. Me këtë botim ai synonte të përvijonte një perspektivë të re kërkimi, që përveç veprave të autorëve të vjetër, të përfshinte edhe tekste më të reja, veçanërisht, ato të letërsisë bashkëkohore shqipe. Në këtë kuadër ngërthehet edhe ky botim kritiko-gjenetik i romanit Dimri i vetmisë së madhe, bazuar në dorëshkrimin që iu kthye Kadaresë nga fundi i vitit 2012 pasi fitoi çështjen gjyqësore kundër Nexhmije Hoxhës, e cila e kishte mbajtur dorëshkrimin për më se katër dekada. Fill pas vendimit të gjyqit që i dha të drejtë Kadaresë, më lindi ideja e botimit të dorëshkrimit me një qasje mirëfilli filologjike. Ideja u prit mirë nga Autori i cili aty nga fundi i vitit 2013, jo vetëm që më vuri në dispozicion gjithë korpusin e dorëshkrimeve origjinale, por mori një pozitë shkëputjeje neutrale, duke u besuar rezultateve që do të dilnin nga shqyrtimi i lirë filologjik. Për besimin që dëshmoi ndaj meje i jam mirënjohës Kadaresë, i cili edhe në këtë rast konfirmoi ndjeshmërinë e tij si njeri dhe si artist: le të vlejë ky botim si homazh për tetëdhjetë-vjetorin e tij.

Porosit këtu: https://alblibris.al/shop/vrasje-ne-rrugen-e-veriut/Ngjarjet e librit orvaten rreth zbardhjes së një vrasj...
10/22/2026

Porosit këtu: https://alblibris.al/shop/vrasje-ne-rrugen-e-veriut/
Ngjarjet e librit orvaten rreth zbardhjes së një vrasjeje enigmatike që ndodh në prill të vitit 1924 në Urën e Drojës, në Rrugën e Veriut: Dy shtetas amerikanë gjejnë vdekjen, shoferi i tyre shqiptar plagoset rëndë. Cilat janë motivet që kanë nxitur këtë vrasje që turpëron Kanunin e Malësisë? A kemi të bëjmë me një krim ordiner apo mos vallë pas tij qëndrojnë shërbimet e fshehta angleze e italiane që duan të nxjerrin SHBA-në nga gara për koncesionet e shfrytëzimit të naftës në Shqipëri? Ndërsa populli, gazetarët, diplomatët dhe politikanët shtjellojnë teori të ndryshme në përgjigje të kësaj pyetjeje, lexuesit i zbulohet kapitull pas kapitulli, si gurët e një mozaiku, një tablo komplekse e Shqipërisë së periudhës së Ahmet Zogut, pak para se ky të përmbysej përkohësisht nga kundërshtari i tij kryesor, Fan Noli.

Porosit këtu: https://alblibris.al/shop/shpjegim-per-oret/Herë meditativ e metaforik e herë i drejtpërdrejtë, “Shpjegim ...
10/22/2026

Porosit këtu: https://alblibris.al/shop/shpjegim-per-oret/
Herë meditativ e metaforik e herë i drejtpërdrejtë, “Shpjegim për orët” është shpjegim përmes vargjesh i jetës dhe i vetes. “Herë meditativ e metaforik e herë i drejtpërdrejtë, “”Shpjegim për orët”” është shpjegim përmes vargjesh i jetës dhe i vetes. Një vëllim poetik i ndarë në pesë cikle ku trishtimi apo braktisja, dashuria apo akuarelet konvergojnë natyrshëm drejt ciklit të fundit ku autori duket se rrëfen kredon e tij.

Address

New Milford, NJ
07646

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Alblibris posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category