24/02/2023
Ngrihuni siç jeni ngritur,
me të vegjël me të rritur,
s'ka më kohë për të pritur,
botën për ta çuditur!
Masakër në Shkupin e vjetër.
Një masakër e vërtetë po ndodh në Shkupin e vjetër të Iliridës dardane. Po shkallmohen vorrezat e një populli autokton, po thyhen dhe coptohen varret e gjyshërve dardan, varret e identitetit tonë kombëtar, gjurmët e qytetërimit të hershëm që lindi nga dheu i Shkupit shqiptar për të udhëhequr qytetërimin e parë botëror në agimet e epokës njerëzore.
Ku janë shkupjanët shqiptar?! Ku janë politikanët e pushtetshëm shqiptar të Maqedonisë së veriut?! Çfarë presin intelektualët shqiptar në Maqedoninë e veriut?! Sllavët po shkatërojnë gjurmët e një qytetërimi që i dha dritë botës në fillimet e saj. Përse heshtet nga politika shqiptare në Maqedoninë e veriut?!
Ngrihuni shqiptar të Maqedonisë së veriut dhe protestoni kundër shkatërrimit të varreve të gjyshërve tuaj dardan. Ndaleni atë masakër që po bëhet ditën për diell në truallin e Iliridës së mbretërve Dardan. Presim reagimin edhe të ministrisë së Kulturën në Shqipëri dhe Kosovë dhe të Akademive të shkencave.
Mos harroni, koha është e maskarenjve, por Atdheu i shqiptarëve!