14/06/2026
🇺🇲 🇦🇱| Të dashur miq, sot është një përvjetor shumë i veçantë ku U.S. Army feston 251 vjetorin e saj, i cili përkon edhe me ditëlindjen e President Donald J. Trump , edhe ne për nder
të këtij përvjetori po publikojmë një nga fotot e rralla të koleksionit tonë për George Marshall...
Në këtë foto shfaqet George C. Marshall, një prej liderëve më të rëndësishëm ushtarakë
dhe diplomatikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë shekullit të XX. Fotoja tregon gjeneralin e famshëm gjatë periudhës së tij
të pensionimit në Karolinën e Veriut rreth vitit 1950. Kush ishte George C. Marshall?
Shef i Shtabit të Ushtrisë: Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai udhëhoqi dhe zgjeroi ushtrinë amerikane, duke u cilësuar nga Winston Churchill si "organizatori i fitores". Sekretar Shteti: Shërbeu si Sekretar i Shtetit të SHBA-së nga viti 1947 deri në 1949. Plani Marshall:
Ai është krijuesi i Programit të Rimëkëmbjes Evropiane, i njohur botërisht si Plani Marshall,
i cili ndihmoi në rindërtimin ekonomik të Evropës Perëndimore pas shkatërrimeve të luftës.
Çmimi Nobel për Paqe: Për kontributin e tij jetik në stabilizimin dhe rindërtimin e Evropës, ai u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1953.Sekretar Mbrojtjeje: Më vonë shërbeu gjithashtu si Sekretar i Mbrojtjes gjatë fazës fillestare të Luftës së Koresë (1950–1951).
©️ IliroThrak
DualTech Band Channel
Cc Nobel Peace Center
Cc U.S. Department of State
Cc U.S. Department of War
Cc George C. Marshall Foundation
Cc U.S. Army Center of Military History
Shënim: Foto nuk lejohet të kopjohet në asnjë mënyrë, e cila është shkëputur nga koleksioni ynë tepër i rrall për Gjeneralin G. MARSHALL...