04/04/2026
Albania Pop Rock
Albania Pop Rock rikthehet me edicionin e 10-të me temën ”Kujtimet e nje Dekade”.
Një mbrëmje e jashtëzakonshme me emrat më të dashur të muzikës shqiptare ju pret në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Më 27 prill, ora 19:00, publiku do të ketë mundësinë të përjetojë një spektakël unik që bashkon në një skenë artistë të njohur ndër vite si Liljana Kondakçi, Kozma Dushi, Frederik Ndoci, Bashkim Alibali, Eranda Libohova, Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi, Gjergj Jorgaqi, Adhurim Demiri, si dhe shumë zëra të rinj e të talentuar si Era Rusi, Anxhela Peristeri, Gerta Mahmutaj, Arsi Bako, Endrik Beba dhe të tjerë.
Ky event është një festë e muzikës shqiptare , një udhëtim emocionesh, nostalgjie dhe energjie që bashkon breza në një skenë të vetme.
Mos e humbisni këtë mbrëmje të veçantë artistike!
Çmimet e biletave janë:
Platea- 2,000 lekë;
Galeria/Llozha-1,500 lekë.
Siguroni biletat tuaja dhe bëhuni pjesë e një koncerti që premton të mbetet gjatë në kujtesë.
Biletat mund t’i blini:
▪︎Online në www.myticket.al
▪︎Fizikisht në agjencitë e përzgjedhura Unionnet-WesternUnion, pasi keni gjeneruar nje QR code UPay online më parë në myticket.al
Për çdo informacion të mëtejshëm na kontaktoni në numrin +355674055500 ose email [email protected].
Fizikisht në sportelin e TKOB.
Sporteli fizik nuk menaxhohet nga myticket.al