18/01/2026
Çokollatat “Zana”
Ka fjalë që tingëllojnë mirë pa pasur nevojë për shpjegim. "Zana" është njëra prej tyre.
Për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, Zana është hyjnesha e maleve 👸– mistike, e bukur, pak e
paarritshme.
Për malazezët dhe maqedonasit, është një zë muzike që ende kujtohet 🎶, një emër që të kthen pas
në kohë.
Në të dy rastet, është diçka pozitive. Diçka që mbetet.
Kutia Zana përmban 16 pralina, pa alkool, me katër shije të krijuara posaçërisht për katër vende që kanë të përbashkëta më shumë sesa mendohet.
Çdo shije vjen nga një përbërës karakteristik i secilit vend, i punuar me çokollatë të zezë.
🍫 Shqipëria – vaj ulliri
🍫 Maqedonia e Veriut – mollë
🍫 Kosova – kumbull
🍫 Mali i Zi – arrë
Janë shije të ndryshme, por që shkojnë natyrshëm bashkë. Ashtu si njerëzit që ndajnë këto
hapësira, këto kujtime, këto tavolina 🤗.
Zana është një kuti për t’u shijuar dhe për t’u ndarë. Një dhuratë e bukur, me një ndjesi të përbashkët 🎁.
‐-----
"Zana" Chocolates
Some words feel right without explanation. "Zana" is one of them.
In Albania and Kosovo, Zana is the nymph of the mountains 👸 — mysterious, beautiful, and wrapped
in myth.
In Montenegro and North Macedonia, it is a voice from music still remembered 🎶, a name that
brings back time and feeling.
In both cases, it carries something positive. Something that stays.
The Zana box includes 16 alcohol-free pralines, with four flavors created especially for four neighboring countries that share more than it may seem. Each flavor is built around a characteristic local ingredient, paired with fine dark chocolate.
🍫 Albania – olive oil
🍫 North Macedonia – apple
🍫 Kosovo – dried plum
🍫 Montenegro – walnut
Different flavors, coming together naturally — like the people and their memories 🤗.
Zana is a box to savour together. A thoughtful gift with a shared feeling 🎁.